Të paktën tre drejtues politikë të Partisë Demokratike në tre qarqe të rëndësishme janë bërë të famshëm në këtë fushatë zgjedhore për dhunë personale ndaj qytetarëve apo kundërshtarëve.
Xhelal Mziu në Dibër, i cili u përfshi në rrahje fizike me kundërshtarët e tij; Nallbati në Bilisht, që iu turr si shqiponjë një kamionisti vetëm sepse, kur ky i fundit tentoi ta parakalonte, dora e shoferit që i thoshte “mos parakalo” iu duk sikur i thoshte “voto 5”; dhe Gjin Gjoni në Lezhë, i cili është vendosur nën hetim për manipulim të denoncimeve për dhunë, nga mbështetësit e tij.
Pra, nëse opozita kishte shpresuar të ndërtonte gjithë narrativën e saj mbi dhunën e pushtetit, deri më sot kemi zero raste dhune nga përfaqësues të rëndësishëm të mazhorancës, dhe të paktën tre drejtues qarqesh të opozitës që janë zyrtarisht nën hetim për dhunë.
Kjo është, pa dyshim, një epërsi e padiskutueshme e opozitës në këto zgjedhje. Ata janë të bindur se duke u sjellë si “të fortë” apo duke provokuar incidente, fitojnë më shumë pikë.
Edhe më interesant është reagimi i PD zyrtare ndaj këtyre ngjarjeve: në asnjë rast nuk ka pasur distancim, përkundrazi ka pasur mbështetje. Kjo tregon se dhuna është pjesë e një linje të miratuar në selinë qendrore, që nuk arrin të konkretizohet në çdo qark, por aty ku drejtuesit politikë marrin vetë situatën në dorë — dhe rrahin vetë.
Në këtë pikë, Mziu, Nallbati dhe Gjin Gjoni meritojnë lavdërime. Deri më 11 maj, ata janë realisht superiorë në këtë fushë.
Problemi është se gjithë strategjia e PD-së është ndërtuar mbi idenë që do të denoncojnë zgjedhjet pas 11 majit. Sipas edhe sondazheve më pranë vetë PD-së, rezultati do të jetë një humbje e thellë. Në këtë skenar, dhuna në fushatë është një element i rëndësishëm për të justifikuar humbjen.
Por fatkeqësisht për ta, këtë betejë për dhunë e ka fituar opozita. Deri tani nuk ka ndodhur ndonjë vrasje si në vitin 2021, por për sa i përket rrahjeve, nuk kanë qenë keq.
Prandaj, më 12 maj, kur Berisha të bërtasë “bandat dhe krimi më vodhën zgjedhjet”, duhet të ketë parasysh se tre banditët kryesorë ishin tre drejtuesit e tij politikë, të cilët janë nën hetim nga prokuroria.
Në një farë mënyre, ai e ka fituar betejën për të rrahur socialistët fizikisht, madje dhe për ti ngrënue krudo, por do të humbasë thellë betejën me vota.
Dhe, siç duket, opozitës i shkon më shumë dhuna se vota.
Hallall e ka këtë fitore!/Tema
Komente

Gjate nates bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 50.5% e votes popullore me probabilitet mbi 95%, >P95 (statistikisht i garantuar) b) 50.5-52% e votes popullore me probabilitet 50%, P50 b) 52-54% e votes popullore me probabilitet 10%, P10 Ndarja e mandateve do te varet nga dy faktore: 1) vota e diaspores 2) Vota per partite e vogla dhe te reja qe nuk kthehen ne mandate Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 76 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 77-82 me probabilitet 50%, P50 b) 83-86 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS (76-88), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1%
Përgjigju