Mero Baze: Edhe pushteti duhet të pastrohet nga korrupsioni me mediat

2 Shtator 2022, 22:08| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 22:12

  • Share

Nuk mund të injorojmë faktin që biznesmeni Irfan Hysenbelliu është në një konflikt me qeverinë shqiptare edhe  si botues. Në problemet që shoqërojnë bizneset e tij, dimensioni i botuesit ka qenë vendimtar sa i përket privilegjeve nga pushteti. Dhe jo vetëm i atij por thuajse shumicës së botuesve shqiptarë.

Dëgjova dhe disa kolegë  që janë të angazhuar si gazetarë panë mediave të tij, që të krahasonin pastaj goditjet ndaj dy pishinave, me goditjet e Berishës ndaj gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Për fat nuk i krahasuan me goditjet e Berishës ndaj gazetës “Tema”, që kanë qenë po aq dhe në disa raste më të rënda. Besoj se më kanë respektuar duke mos i përmendur. As mediat e Irfanit nuk i kanë përmendur në atë kohë.

Nuk mendoj se sjelljet e pushtetit ndaj një biznesmeni që ka media, nuk ndikohen dhe nga sjelljet e medias. Por në krahasimin mes rastit të Berishës kundër shtypit kritik dhe rastit në fjalë, kemi një raport të përmbysur.
Sali Berisha ka djegur gazetën Koha Jonë dhe është futur në listën e 10 armiqve botëror të shtypit, bashkë me presidentin e Kinës, Kores së Veriut dhe Milosheviqin, pasi e bëri atë me urrejtje dhe për ti dhunuar, ku përveç redaksisë ka gjymtuar përjetë edhe një gazetarë të saj. Ai po ashtu hodhi në erë makinën time para pallatit, rrethoi me policë dhe nuk përfilli  vendimin e gjykatës që ndalonte të na nxirrte nga redaksia, duke shkatërruar çdo inventar të saj. E bëri po ashtu me urrejtje, duke shkelur ligjet dhe duke u përpjekur të na frikësoj se kishte gjithçka në dorë.

Nuk po flas këtu pastaj për banditët që vendoste rrugëve të ushtronin dhunë, pasi pozonin me gruan e tij, apo gjobat dhe  sjelljet e tjera të dhunës shtetërore.  Berisha e ka dhunuar shtypin, kur shtypi ka qenë në rregull me ligjin. Berisha ka dhunuar ligjin për të dhunuar shtypin.

Pushteti i Edi Ramës në këtë rast por dhe raste të tjera ka një sjellje të kundërt, natyrisht jo për tu lavdëruar. Ky pushtet e ka lejuar median të korruptohet dhe të privilegjohet dhe kur media tenton ta shantazhoj, ai natyrisht i heq privilegjet. Rasti në fjalë është tipik. Ai i ka dhënë në parim një leje resorti të kushtëzuar në Golem, por duke menduar si biznesmen i privilegjuar, ai kushtet e saj  nuk i ka plotësuar kurrë, lejen nuk e ka bërë të vlefshme dhe e ka zhvilluar pronën në kushtet e paligjshmërisë. Natyrisht e gjithë kjo nën sytë e pushtetit që e ka toleruar. Ka dhe plot media të tjera të mëdha që e kanë bërë këtë.  Historitë e lobimeve të Tv Klan  në bregdetin e jugut apo Lalëz, janë i njëjti model. Pra kemi një histori mediash të privilegjuara nga pushteti.

Ajo që po bën pushteti në këtë rast është thjesht po i heq privilegjet që i ka lejuar. Po i kërkon taksat e resortit, po i verifikon ligjshmërinë e lejes, cilësinë e ujërave, taksat e doganave dhe tatimeve etj. Kur bëhen bashkë duket se janë shumë dhe duket qartë se shteti bashkë me Hysnebelliun është zhytur po ashtu në paligjshmëri. Dhe kjo kërkon kurbanin e vet dhe nga ana e shtetit.

E njëjta histori është dhe me afatet e godinave të marra me qira nga shteti. U kanë mbaruar afatet dhe qeveria nuk dëshiron ti përsëris. Ai po mbrohet me gjykatë dhe vendimet po i respektohen. Vendimin tim të gjykatës Sali Berisha e hodhi në kosh të plehrave dhe nuk na la të merrnim as xhaketën.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 04/09/2022 11:06

    Kapterr foni mburrej me bllokimin e hapsirave publike me para korrupsioni, aty ka plot objekte pa leje dhe nuk i prishen ky fshatar kapter duhet te dale para drejtesise per hapsirat publike qe ka zene.

    Përgjigju
  • Tubi: 03/09/2022 13:44

    Jo me me kot populli thote "Ujku ujku " ndersa Mero bertet "Gjurmet"! Nese leja nuk ishte zbatuar sic duhet, edhe resorti nuk mund te ndertohej. Ujku ketu onzoterinjnlaken servile ramiste ulet diten per diell si derr i flliqun me do biznesmene maskarenj dhe ubfal prona e para publike ne kembim te rryshfetit dhe besnikerise. Ti mos u shqeteso se media jote dhe e Bollinos jeni mese besnike. Ndoshta ju do ndani "placken" qe iu mor zagar Irfanit.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 03/09/2022 12:01

    Keshtu eshte punuar nga 30 e ca vjet,kush mundet me zhvatur ndonje cop te majme. Dhe kur vjen nje koh dhe cdo gje sistemohet ne vendin e vet na vjen keq fillojm e shajm bertasim e cfar nuk themi,por kurr Jo realitetin. Ne vitet e sundimit te largqoftit saliu i zi hanin ne shtet gazeta RD apo gazeata e famshme Albania e ylli rakipit e cila futej me detyrim ne ushtri megjithese ishte e politizuar. Ketu eshte punuar nga 30 vjet qe te vesh duart ne koke. Dhe me keqja duhet shum kohe qe cdo gje te vendoset ne vendin e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?