Edi Rama

Pellumb Kulla: Edi Rama i lavdëruar në çdo gjuhë të botës dhe i sharë shqip dhe rusisht

21 Shtator 2023, 20:45| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 21:08

  • Share

Kam një kënaqësi të pamatë, që javë dhe javë më parë, pata parathënë, se Edi Ramës, po i jepej një rast i artë, po i ofrohej një podium, podium më i lartë diplomatik i planetit, ku ai me shumë gjasa, do të shkëlqente me talentin e tij gjithnjë dhe më të ndritshëm në figurshmëri dhe në përballjet qit e prit.

Dhe fati po e ndihmonte këtë drejtues të radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB me praninë e sigurt të presidentit hero, Zelenskit, që në krye të popullit të vet po udhëheq përballjen e agresionit gjakatar, pushtues. 

E presidenti shqiptar i KS, do të kishte nderin historik t’i jepte atij të drejtën e fjalës së shumëpritur. 

Dhe më tej, nuk u shtyva dot në parashikime dhe parathënie. Nuk e mora dot me mend që kryeministrit tonë karizmatik, fati do t’i sillte përballë protestat e përfaqësuesit të vendit aggressor, që zhurmëronte se ukrainasit po i jepej kjo mundësi qarjeje… E që pastaj, do të piqej rasti drithërues që Rama ynë të shqiptonte thënien lapidare, me ngarkesë përrallore: 

“Ndaleni luftën dhe unë nuk do ta le Zelenskin të flasë!” 

Të thënat e legjendave nuk janë kurrësesi të përditëshme. Shprehjet e mëdha, ato, që hyjnë në historitë e kombeve dhe nderojnë thënësin dhe vendin që ai përfaqëson, janë magjike, duken si metafora, ftojnë për veprime të pamundura, duken si shprehje të çmendura, por që mbeten legjenda pikërisht për këtë pamundësi. 

Ne e pranojmë të thënën “ai i hyri detit me këmbë”, por e pranojmë atë për forcën e saj figurative. Do ta mbajmë mend edhe kërkesën e pamundur të Edi Ramës “Ndaleni Luftën!”

E pra, pa këta dy elementë, pa praninë aty të Zelenskit dhe pa ankesën e ministrit të jashtëm rus, kryesimi shqiptar i KS, nuk do të ishte memorable. Do mbetej i zakonshëm, mbase një rutinë e thjeshtë.

Sinqerisht do të lumturohesha, nëse sot, kundërshtarët politikë të Ramës në Tiranë, do të gdhiheshin buzagaz dhe të entuziazmuar, ashtu sikurse gdhihen përditë të vrerrosur nga bëmat që i faturojnë atij burri që u ka zënë diellin! Do të bëhesha me krahë po qe se do t’i shihja për herë të parë ta përgëzonin atë burrë për këtë shprehje epike përrallore, për fjalët e mëtejshme në dobi të afirmimit të përsëritur e përsëritur, të pavarësisë së Kosovës. Mendoja se do ta përshëndesnin për mbrojtjen e fisme të ministrit Osmani, atij shqiptari tjetër nga RV e Maqedonisë pritur me nderime në sallat e OKB-së. 

Do të ishte një fisnikëri e lartë, një mrekulli, një vargëzim çudirash që nuk i ka parë ky komb.

Por jo! Me këto specie ekzistuese politike, kjo nuk mund të ndodhte. Dhe nuk ndodhi. E kundërta ndodhi. Një ish ministër i jashtëm buzëpërveshur deklaroi se Shqipëria me kryesimin e Ramës dje …kishte humbur shumë! Një burrë tjetër, një famëkeq, me shumë “ish” përpara pështyu mbi veprën e djeshme të shqiptarëve. Ishte bash ai, që ca ditë të shkuara arriti e tha publikisht se “fitorja e kombëtares së futbollit kishte gëzuar mbarë popullin shqiptar dhe vetëm dy fytyra ishin parë që nxinin nga hidhërimi: fytyra e Ramës dhe e Silvinjos, trainerit që fitoi!”

Epo, për nder është një fatkeqësi epokale të jesh bashkëkohës dhe bashkëkombas me njerëz kaq të mjerë dhe të lerosur!

As këtë herë për atë që ndodhi në OKB?! Po gëzon shtypi i mbarë botës e ata nuk gëzojnë?! As në këtë rast?! 

Bëra një shëtitje në twitter. Mbushur twitteri plot fjalë lavdëruese, në të gjitha gjuhët e rruzullit! Por kishte edhe shumë të shara dhe mallkime për Edi Ramën. Ato të shara binin fort nē sy, ngaqë ishin vetëm në rusisht dhe në …shqip! Në ato shqipet hasje hera herës edhe dialektin kosovar! O Zot! I mjerë ky vend!...

Por, le të gëzoj unë dhe ata mijëra e milionëra si unë, për këtë episod historik në Nju Jorkun amerikan!

Nga mbrëmë do të më mbeten të gdhendura në kujtesë, ai bashkëpunimi I kujdesshëm nga pas i ambasadorit tonë të shquar Ferit Hoxha, tek ndihmonte me sugjerime dhe materiale të printuara kryeministrin e tij. Vetë Feriti me stafin e tij të pakët në numër, por të palodhur, pat bërë një punë të lavdërueshme përgatitore për këtë ditë të rrallë. Mirënjohje atyre!

Do të më mbetet, sigurisht, e pashlyer figura e ndritshme me atë veshje emblematike, me ngjyra ushtarake në tryezën e Këshillit të Sigurimit, fjala dhe mirënohja e bukur e tij. 

Lufta nuk u ndal dhe ai foli! Nuk më mbetet veç ta uroj Presidentin Zelenski që ta dëgjoj kur të flasë atëherë. Atëherë, kur ai në krye të popullit të tij do ta ketë ndalur luftën në Ukrainën e çliruar nga hordhitë perandorake të Moskës.

Lavdi luftërave çlirimtare!

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çam: 23/09/2023 22:13

    Urime per shkrimin zoti Kulla. Vetem ata persona si ju qe ksne patur mundesi te njohin dhe te punojne ne OKB ne New York, mund te japin nje vleresim te drejte te ketij rasti te shumpritur te drejtimit te seancave nga ana jone ne rolin e presidentit. Ishte nje perfaqesim dinjitoz dhe ne nivele te kenaqshme per te bere te njohur Shqiperine ne arenen boterore. Natürisht stafi jone ka punuar me kembengulje dhe ishte me shume kurorezimi i punes se tyre qe u shfaq aq bukur me nje artist-kryeminister te cilit i lejohen tejkalimet e kodeve diplomatike. Vetem permendja e Shqiperise dhe e Kosoves ne ate tavoline jehon dhe pushton tere boten

    Përgjigju
  • Clirim: 23/09/2023 13:45

    Në okb RAMA nuk përfaqëson PS por kombin shqiptar Dhe besoj që Rama e kreu punën shumë mirë dhe bravo sa për komentet pa edukat që janë shkruajtur tju vijë turp atyre që i kanë shkruajtur Ne çështjet që janë në të mirë të kombit ton dhe e na nderojnë Për çështjet kombëtare duhet të bëhemi një të gjithë dhe jo të shajnë dhe të mallkojnë

    Përgjigju
  • Realisti: 23/09/2023 08:18

    "O dhëndërr na thuaj ndonjë gjë të madhe" " BUALL". Ja, i njëjtë është raporti ndërmjet Ramës dhe KS. Nuk jam kundër asaj që tha, se është realitet. Jepini mikrofonin të varfëve në Shqipëri e lërini të flasin, dhe ata do thonë shumë batuta por askush nuk do ua vërë veshin.

    Përgjigju
  • Pali: 22/09/2023 14:20

    Bravo kryeministrit , eshte nje qendrim dinjitoz qe na nderon.t

    Përgjigju
  • Roni: 22/09/2023 13:04

    NJe miku im francez qe punon ne sektorin e perkthimeve, me tha qe perfaqesimi i vendit tuaj te vogel Ballkanik, ishte mbreselenes. Rames iu afrua ky shans, siç edhe shume t etjera, dhe ai e perdori me mjeshteri. Tullacin rus e beri te kruante koken, edhe pse ai e injoronte fjalimin e ER duke shikuar telefonin. Ndoshta per ndonje mesazh te Lavrovit qe ia diktonte fjalet. Bravo.

    Përgjigju
  • Reshat: 22/09/2023 11:23

    QENDRIMI I KRYEMINISTRIT SHQIPTARE, ISHTE MBRESELENES...BRAAAAVO, EDI RAMA!!! AMA, NJE GJE, NE SHQIPTARET, NUK GUXOJME, TA ANASHKALOJME: AMBASADORI RUS NE OKB, JA PREKATITI TERENIN, KRYEMINISTRIT SHQIPTARE, QE TE SHKELQEJE, MU SI NJE YLL POLARE, NE KETE SEANCE TE OKB, TE UDHEHEQUR NGA, KRYEMINISTRI SHQIPTARE: APO-JO ?!?! TE SHOHIM E TE PRESIM, CILA DO TE JET VLERA, QE KRYEMINISTRI SHQIPTARE - EDI RAMA, ESHTE OBLIGUAR, PER TE JA PAGUAR, FEDERATES RUSE, PER KETE SHERBIM,QE AMBASADORI RUS NE OKB, JA BERI, KRYEMINISTRIT SHQIPTARE - EDI RAMA ?!?! RUSET... KESHTU I BLEJNE, PUNETORET E TYRE TE ARDHESHEM ?!?! UA KRYEJN NJE SHERBIM, PLOT SHKELQIM, SI KY QE AMBASADORI RUS NE OKB, JA BERI, KRYEMINISTRIT SHQIPTARE - EDI RAMES, PER TA SKLLAVERUAR ATE, NE NDONJE SHERBIM, PER NDONJE RAST TJETER, QE DO TE ISHTE, ME QMIM - SHUMEFISHE, ME TE LG ARTE, SE SHERBIMI, QE RUSET JA BENE RAMES ?!?! KJO ESHTE METODA E RUSISE PUTINIANE, PER TE BLERE, PERSONALITETE TE LARTA, NGA SKENA POLITIKE, EUROPIANE, POR EDHE ATE BOTERORE, PER TI PERDORUR, ME VONE, KUR TU DUHET ATYRE - RUSEVE, ME NDONJE RAST TJETER ?!?! RUSET, PIKERISHT ME KETE METODE E BENE PER VETE, KANQELARIN GJERMANI - GERHARD SCHRÖDER: APO-JO ?!?! JA OFRUAN, NJE SHERBIM, TE JASHTEZAKONESHME, QE KY TE ZGJEDHEJ KANQELAR I GJERMANISE, PER TE DYTEN HERE, DUKE E BERE - TERESISHT, PUNETORE PER INTERESAT RUSE, NE ARENEN NDERMOMBETARE...ME DUKET, KETE TAKTIKE E PERDOREN EDHE SERBET, ME MJAFT SUKSES DO TE THOJA, PER TA BERE - EDI RAMEN, PUNETORE TE VYER, TE POLITIKES SERBE NE ARENEN - BALLKANIKE DHE ATE: EURO-ATLANTIKE: APO-JO ?!?! LE TE PRESIM, ME DUARTROKITJET, FRENETIKE DREJTUAR - KRYEMINISTRIT, SHQIPTARE - EDI RAMA, PERDERISA MOS TE DAL MBI SIPERFAQE, NDONJE MAREVESHJE TE KALBURE TE, KRYEMINISTRI SHQIPTARE, EDI RAMA, ME FEDERATEN RUSE: APO-JO ?!?! POASHTU...MOS TE JEMI TE NGUTUR, QE TA KRITIKOJME, NE NJE APO FORME TJETER ?!?! NE ARENEN - NDERKOMBETARE,TE POLITIKES: ASGJE...AMA ASGJE ?!?! NUK ESHTE - ASHTU, SI DUKET NE SHIQIM TE PARE: APO-JO ?!?! LE TE PRESIM E TE SHOHIM !!!

    Përgjigju
    • Aleksi: 24/09/2023 00:14

      Populli ynë thotë një fjale të artë :-Dardha e ëmbël ka dhe bishtin prapa

    • Genci: 22/09/2023 22:14

      Ik o I lodhur

  • agustin: 22/09/2023 11:06

    Pershendetje, mendoj se kryeministri yne shfrytezoj me sukses kete moment historik per te marre me shume kredo politike nga pjesa e shqipetareve qe nuk e kane kuptuar ende deri sot dhe per fat te keq jane shume. Ne KS te OKB-es,Rama nuk beri gje tjeter vetm foli dhe veproj sipas programimit "rrobotik" nga SHBA,kjo s'eshte gje tjeter vetem vasalitet per te ruajtur karriken e tij. Edhe Mali i Zi edhe Maqedonia kane me shume dinjitet,megjithese jane shume etni. Gjithashtu, nje armiqesi e tepruar me Rusine ne shqipetareve na demton dhe SHBA vetem mund te perkrahe Ramen neser a pasneser, por jo ne,sepse historia ka deshmuar keshtu, SHBA te shet per 5 leke nese i ndyshojne interesat.Jam per nje alence me perendimin dhe respekt per SHBA, por jo vasalitet per interesa personale siç ben Rama.

    Përgjigju
  • Aral: 22/09/2023 10:43

    Komlimenti z. Pullumb.Duket dhe intelligenza juaj per reshtimin e fakteve reale,respektin per Shqiperin dhe vleresimin per kryeministrin tone.Ne qe jemi jashte e vleresojme me shume nga ata ne shqiperi

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/09/2023 09:22

    Ah sa do tè dèshiroja qè kjo shoqèria jonè shqiptare, tè arrinte dikur nè atè nivel komunikimi mes vetes, ku ngjarje tè tilla si ajo me kryeministrin Rama nè kèshillin e sigurimit, tè trajtoheshin me seriozitetin e njè vèndi europian dhe jo me ulurima e klithma xhuxhash e xhindèsh. PO. KRYEMINISTRI RAMA BÈRI NJÈ PUNÈ TÈ SHKÈLQYER NÈ KÈSHILLIN E SIGURIMIT. AI PÈRFAQÈSOI DINJITETSHÈM SHQIPÈRINÈ. Qoftè ky rast, njè ogur i mirè, pèr njè punè mè tè suksesshme tè z.Rama, nè shèrbim tè popullit shqiptar. Dritèhijet e paraqitjes sè tij nè kèto 10 vitet e fundit, iu kanè marrè edhe buzèqeshjen e fundit, atyre qè shpresuan pèr njè ndryshim cilèsor. E sa pèr atè "opozitèn",,,,DASH ua ka vènè vulèn nè ballè. Ata, e kanè vèndin nè Reç.

    Përgjigju
  • Dora: 22/09/2023 07:42

    Duatrokitje e vleresim per cka foli kryeministri yne, shkelqeu dhe verboi te pabeset, te pa fryret, te pa fytyret.

    Përgjigju
  • Kola: 22/09/2023 03:34

    Ka te drejte Pellumbi, ne euforine e tij patetike dhe servilistike ne nder dhe lavdi te Belulit. Patjeter qe gaztori i bllokut ne piken e dhiplomacise ia kaloi babait politik Enver qe i derrmen Hyrshovit. Ndersa dje, Enveri i Ri e palosi me topuz balozin Putin ne Kremlin! Se mos guxon njeri e tallet se hazer jane Merot, larot dhe Bollinot edhe Pllumet qe te krejne binane a thua u shave babane!

    Përgjigju
    • Ulvi: 22/09/2023 11:35

      Jam me ty.Ky i gjati jonë eshtë një köşe kandari që e pëlqejnë trucekët.Përshëndetje!

    • Arioni: 22/09/2023 11:04

      Ti je o gjet a ke qep o kol Frakusha ,idjot i shkundur e i lindur lexo gazetat e huaja po sdi gjuh te huaj përkthehet kollaj çlidhje ka enveri o idjot injorant qe na mbytet e nuk ,hani pyka, po ku ta gjesh enverin fundi fundit o trapi se po mbyten femijet me drog o injorant qe ju mart drejt fare tuaj

  • Kulla: 21/09/2023 23:30

    Rama ne OKB e ne kete rast eshte tamam thenia: me i rende bishti se sqepari. E di Kulla kujt i thone sqepar se eshte nga korca.

    Përgjigju
    • Artan: 22/09/2023 11:06

      O ti hajdar freski a dini cfar po flisni o katundi i injoranca jini per tju futur ke landfilli kaq budallenj te keni qen nam lat injorant

  • Gjin Bue Shpata: 21/09/2023 23:11

    Me këtë dialektin kosovar e ke dhi fare. Kjo është ndarje.

    Përgjigju
  • Anglezja: 21/09/2023 22:25

    Shqipja nje here flet! Por fjala peshon e ze vend and behet thenie lapidare! Z. Pellumb ke permbledhur kaq bukur: gezimin e tere shqiptareve qe lumturohen ane e mbare botes ku jane, per prestigjin qe Edi Rama ju ka dhene keto vitet, dhe ata vulehumbur mjerane qe vajtojne me keq se kukumjackat se Edi Rama ju nxiu faqen e ju prishi pune me Rusine!

    Përgjigju
  • qytetari: 21/09/2023 22:01

    shahet shqip se nuk na intereson protagonizmi ne okb kur cdo dit po diskutohet buka e gojes e po mendojm kur do na bij mundesia te largohemi pergjithmon. nuk na intereson asgje tjeter o analist i dashur.

    Përgjigju
    • CaBone: 22/09/2023 12:20

      O qytetar, po pse vetem me ankesa shok? Un kam 26 vjet jasht dhe Shqipria sa vjen e behet me Lule. Pi mendove barku that, po that do rri ai. Problemi eshte se Shqiptaret duan te ankohen nga qefi se ju ka ber si reflex burgu. Te gjith atje i ke me shpia me pun pa qerara etj etj. Un personalisht nuk merem me drrog dhe puna njelloj eshte gjithandej. Ktu po nuk pagove qetan del ne rrug me gjith familjen e ca te kesh. Prandaj qe mos i mendoni rruget e botes vaj. Fundja po deshe te ikesh ik vlla, nga kush don leje? Lereni ate vend qe e ka beku Zoti por mallku Njeriu ne hall te vet.

    • Loni: 22/09/2023 06:57

      Paske ngel pa' buk ti Moo

    • Maqellara: 22/09/2023 01:19

      Buka e gojes diskutohet vetëm për dembelet. Vetëm për ato që nuk e duan vatrën e vet, Atdheun e vet, me të mirat e të metat e tij si dhe çdo vend tjeter. Dhe S'dine gjë tjeter veç të kendojne të njëjtin avaz: të largohemi nga Shqiperia?! E pse? Të behesh sherbetor I botes, të shkosh të I huaji e ti zesh vatrën? Puno, petpiqu në vendin tend atje ku ke rrenjet e të pareve, Ku balta është më e embel SE mjalta... bukë e kripe e në sofren tënde...

  • alfred: 21/09/2023 21:44

    Bravo Pëllumb pershkrim dinjitoz dhe intelektual i situatës....

    Përgjigju
    • Gazmendi: 22/09/2023 07:19

      Moment historik, i vleresuar nga bota e bardhe, i nxire nga kulisat e zinj! E kush pyet per keta kulisnxire,kur kemi patriote te ndritur. Z.Kulla, edhe juve ju ndritte mendja dhe pena!

    • bubi: 21/09/2023 23:26

      e

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?