Emmanuel Macron

Mero Baze: Franca 'ua ka hequr vizën' udhëheqësve të Kosovës

17 Tetor 2023, 20:11| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 20:22

  • Share

Presidenti Macron nuk donte të ishte I paqartë në atë që than ë Tiranë. Më shumë se sa penalizimi I mundshëm për mos liberalizmin e vizave, donte tu tregonte udhëheqësve të Kosovës se ai nuk ka besim se ata mbajnë fjalën e dhënë në Ohër dhe këtë e ka nga një histori e gjatë aktesh politike, dhe justifikimesh që kanë krijuar atë klimë mosbesimi tek ai si një nga autorët e planit të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. 

Në një farë mënyre ai tha se po mbajnë pezull vendimin për liberalizmin e vizave, për shkak të mosbesimit tek udhëheqja politike e Kosovës. Dhe këtu thelbi është sjellja e udhëheqësve të Kosovës dhe jo vizat në vetvete si mekanizëm ndëshkimi. Kur Presidenti I Francës deklaron se udhëheqja e Kosovës nuk bën atë që thotë, ai nuk e ka thjesht shqetësimin tek karakteri I tyre. Se ka disa politikanë që gënjeshtrën e kanë pjesë të jetës së tyre politike dhe nuk mërziten shumë. Por ai e merr dhe më seriozisht situatën. Kur ai shikon se ata nuk bëjnë atë që thonë ai dyshon se ata kanë në kokë një plan tjetër nga ai bien dakord me Perëndimin. 

Pra i marrin më seriozisht si njerëz që kanë plan B, se sa thjesht si gënjeshtar. Dhe plani B që tremb perëndimin është një plan kundër depërshkallezimit në veri që mund të çoj ose në një konflikt të ri, ose në kthimin në një gangrenë të pakicës serbe në Veri të Kosovës, për ta mbajtur atë si kauzë politike me të cilën mund të sigurojnë pushtet si populist. Pra thelbi I gjithë pakënaqësisë së Presidentit Macron me udhëheqjen e Kosovës është se ata e kanë gënjyer atë. Dhe krijimi I një klime besimi me një prej dy intelokuturëve ndërkombëtar të planit të paqes, tani është shumë më e vështirë se pas Ohrit. 

Ajo që bëri Albin Kurti ishte se menjëherë pas ra dakord verbalisht në Ohër për planin Franko Gjerman, filloi të justifikohej se Vuçiq, nuk e do planin, se Vuçiq nuk do ta zbatoj atë etj.  
Këto janë të vërteta. Madje janë të vërteta të provueshme. Është e qartë që Serbia nuk e do atë plan, pasi ai plan është në favor të Kosovës. Por përse Kosova nuk hedh hapat e saj në realizmin e atij plani është një pikëpyetje e madhe. Albin Kurti do të krijoj besueshmëri ndërkombëtare kur të ulet të bëj detyrat e tij të caktuara në Ohër, pasi nuk e ka caktuar njeri supervizor të Vuçiqit. Vuçiq ka axhend tjetër, ka aleatë të tjerë nga Pekini në Moskë dhe ndoshta nuk ka ndërmend kurrë të firmos atë plan. 

Por Kosova nuk duhet të barazohet me Serbinë në këtë plan ndërkombëtar të Paqes. Kosova duhet të kryej gjithë detyrimet e saj dhe tia lërë Serbisë në derë përgjegjësinë për hedhjen në erë të projektit franko gjerman. Por ajo bëri të kundërtën. Pas Ohrit, duke ju referuar Serbisë, Albin Kurti krijoi bindjen se nuk kish ndërmend të plotësonte asnjë rekomandim ndërkombëtar dhe në vend të fuste Kosovën në prioritet e Perëndimit e futi atë nën sanksione të perëndimit. Aq e rënd është kjo sa dhe pas sulmit barbar të 24 Shtatorit, ai ende nuk po barazohet me Serbinë, sa i përket sanksioneve. Dhe e gjithë kjo se ai ka krijuar mungesë besueshmërie.  

Tani Albin Kurti mund të jetë gati të firmos gjithçka, por kjo do ti haj kohë që të bëhet dhe i besueshëm. Kur ndodhi 24 Shtatori, u pa qart se Perëndimi ishte në krah të Kosovës me gjithë forcën, dhe kjo është garancia që Perëndimi jep për Kosovën. Ai nuk e lë atë në dorë të Serbisë. Por nga ana tjetër Kosova nuk duhet ta trajtoj kërkesat e Perëndimit si një arsye pse ndodhi 24 Shtatori sic po bën Kurti. 24 Shtatori ndodhi nga e kundërta, nga fakti që Kurti ju largua Perëndimit dhe trimëroi Serbinë.  

Tani do ti duhet dyfishi I punës për të rikthyer besimin tek Perëndimi. Pas gjithë kësaj sorollatje dhe sanksioneve ndaj Kosovës, ati I duhet një herë energji për tu kthyer në pikën zero dhe pastaj për të filluar ngritjen. Është kjo arsyeja që ajo që bëri Macron nuk kishte të bënte aq shumë me pezullimin e procesit te liberalizmit të vizave, të cilat janë premtuar se do hiqen në Janar, por me faktin se ai I ka hequr vizën udhëheqjes së Kosovës, e cila për të është ende  e pabesueshme. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?