Godole dhe Bejko, kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Tiranë

Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin

26 Mars 2023, 19:36| Përditesimi: 26 Mars 2023, 19:38

  • Share

Të dy emrat e përzgjedhur për garën e Tiranës nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Jonila Godole kanë të përbashkët faktin që janë rreshtuar qartazi kundër Sali Berishës pa pritur vendimin e Bashës për ta përjashtuar më 9 Shtator 2021.

Godole e cila vjen nga shoqëria civile por me një angazhim për gati një dekadë në një OJQ afër me PD për zbulimin e krimeve të komunizmit, natyrisht ka më pak emocione për Berishë se nuk e ka pas kurrë kryetar.

Kurse Roland Bejko e ka më të plotë dhe më të qartë historinë si një nga personazhet që ka bashkëjetuar me PD që ditën e parë të themelimit të saj e deri më sot, pa qenë kurrë berishistë.

Ai hynë tek ato figura të Partisë Demokratike që e ka të plotë kontributin e tij që nga themelimi i saj, më pas në një periudhë të gjatë si kryetar i PD në Gjirokastër, Prefekt në Berat pedagogë në Tiranë pas studimeve në Francë dhe më tej sërish një protagonist i fort politik në PD, sidomos në përballjen fizike të 8 janarit mes banditëve të Berishës.

Ai hyn tek ata njerëz që sic thuhet andej nga Jugu, “Berisha nuk ja ka shkel dot hijen”. Ai thjesht nuk është i kompleksuar prej tij. E ka njohur dhe kur ka pasur shumë pushtet dhe kur i është lutur ta pres në Gjirokastër, kur nuk dilte dot nga Tirana dhe kur e ka pasur në Kryesi të PD dhe kur e ka nxjerr nga lista më 2013 dhe nuk e ka mundur dot as në bastionin e demokratëve në Lazarat. Dhe atje mes kandidatit të Berishës dhe Bejkos Lazarati zgjodhi Bejkon.

Ky formim i tij politik, jashtë “hijes së Berishës” e bën atë një zë prestigjioz për të artikuluar atë që në të vërtet është qëllimi i kësaj beteje elektorale të PD ndarja me berishizmin. Dhe po të kemi parasysh se fushata e Tiranës rrezaton mesazhet e saj në gjithë Shqipërinë, ai është zëri i duhur për tu dëgjuar . Dhe natyrisht për tu votuar. 

Sulmet raciste kundër tij nga pala e Berishës, duke e “akuzuar” për origjinën nga Jugu, mund ti ketë në favor. Tirana i ka pranuar Berishës dhe kandidat nga Tropoja dhe nuk është kompleksuar. Tirana është qytet kozmopolit, ku të gjithë kanë të drejt të kandidojnë qoshin nga Jugu apo Veriu, qofshin me ngjyrë apo të bardhë. Kjo është diferenca e kryeqytetit me provincat, ku kërkojnë “vendali”.

Nuk u premton dot transport publik falas demokratëve nëse fiton, por një taksi falas për Berishën për të shkuar në shtëpi dhe mund ta paguaj

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saranda: 27/03/2023 14:35

    Merkel Shqiptare.

    Përgjigju
  • Demokrati: 27/03/2023 09:25

    Respekt per kete vendim te PD te Alibeajt dhe per zgjedhjenm e te mire qe ka bere duke e kandiduar zotin Bejko per kryetar te bashkise se Tirones.Dhe turp per ata qe e kane kundershtuar kete kandidature te denje per ate parti e ne vecanti per Gaz Bardhin, Tabakun dh frymen disfatiste te tyre per perfaqesimin e tyre ne keto zgjedhje me vetem keshilltare.Kjo eshte e papranueshme per nje parti qe ,pavaresisht nga situata,eshte partia me e madhe opozitare.Perfaqesimi i PD-se ne te gjitha bashkite eshte ne nderin e te gjithe demokrateve te ndershem,te cilet perfaqesojne shpirtin opozitar dhe qe nuk qendrojne ne ate parti per ti mbajtur uturakun Berishes non Grata dhe kamikazeve te tij te tipit Palo-.ari, por sepse kane fryme opozitare dhe shpirt demokrat e shpresojne ne nje shtet me te vertete demokratik. Fakti qe duket e pamundur fitorja ne shume bashki te vendit,nuk do te thote qe te mos perfaqesohesh,sepse pjesemarrja ne zgjedhje nuk presupozon vetem fitoren,por dhe humbjen dhe aq me teper ne keto zgjedhje qe po arriten te shkeputin bashkine e Shkodres nga Edi Rama do te quhet surprize. Fitorja ndaj socialisteve nuk ka ardhur edhe kur ka qene vete Non Grata kriminel e minues i demokracise ne krye te kesaj te ashtuquajture parti,por qe ne fakt ka qene e ristrukturuar si nje grup konglomerat kriminal i korruptuar, pa le me ne kushtet e sotme...Edhe moskandidimi ne Elbasan,Durres apo Shkoder per mendimin tim eshte e gabuar.Dhe kjo per faktin se behet me qellim qe ti lihet fushe e lire Non Grates dhe jo se ky grupim nuk ka se ke te kandidoje.Megjithate urojme qe pas zgjedhjeve te filloje reformimi i ketij grupimi dhe pastrimi i tij nga te gjitha mbeturinat berishiste e nga kjo ideologji naziskine!

    Përgjigju
  • per hahane dhe ata qe hajne: 26/03/2023 23:41

    chi di spata ferisce di spada patisce...qe populli une budalla e perkthe, kush vdekjen e tjterit kerkon ate vet takon. shijoje se shpejti!

    Përgjigju
  • Haha: 26/03/2023 20:27

    Po nje arkivol falas per Berishen a mund ta siguroje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?