Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Mero Baze: Gjyqi për vulën e PD është histori politike më shumë se juridike

10 Qershor, 07:17| Përditesimi: 10 Qershor, 07:19

  • Share

Nuk dua ti hyj debatit juridik për vulën e PD, pasi ai është copëzuar banalizuar dhe disa herë dhe poshtëruar sa i përket rëndësisë që kishte të zgjidhej kur ndodhi konflikti i ndarjes mes Berishës dhe Bashës. 

Por natyrisht ka rëndësi konteksti politik i kësaj ndarjeje. 

Sali Berisha e ndau PD dhe nuk pranoi ti nënshtrohej Kuvendit të saj duke sajuar një kuvend paralel në stadium, jo se kishte frikë se nuk fitonte. Ai mund ta fitonte betejën në një sallë me Lulzim Bashën. Ai ishte i fyer që PD vinte në diskutim lidershipin e tij, ishte i fyer që PD i tregoi vendin dhe e zboi nga grupi parlamentar, ishte mbi të gjitha i fyer që njerëzit po e pranonin këtë gjë në heshtje si lehtësim.

Është kjo arsyeja që ai nuk përfilli rregullat juridikë të PD, që nuk ju nënshtrua garës dhe nuk njohu atë pjesë të PD që e refuzoi. 

Atij nuk i duhej vula e PD, por i duhej të zhdukte njollën e keqe të refuzimit nga PD, të karshillëkut dhe mbi të gjitha të trajtimit të tij si një konkurrent i zakonshëm.  

Ai nuk donte ta merrte PD me garë, por donte ta gjunjëzonte, ti ulej në gjunjë para dhe ti dorëzonte kurorën. 

Kjo është dhe e vetmja meritë historike që ka Lulzim Basha në gjithë këtë histori. Me njëqind të metat e veta, ai së paku formalisht e largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD dhe nuk ja dorëzoi vulën në sini, por e kontestoi. 

Berisha nuk e pranoi garën në PD pasi nëse do ta pranonte, ai do të fitonte vet or do humbte berishizmin. Ai nuk pranoi të rrëzonte me dorën e vet berishizmin, nuk pranoi ta shkërmoqte autoritetin fals që ka ngritur në 30 e ca vite mbi militantët si njeri emri i të cilit nuk duhet të diskutohet. 

Për këtë aryse ai shpiku gjithë këtë proces ilegjitim brenda PD që ka krijuar ngërçin jurdik. 

Më 11 Qershor një gjykatë në Tiranë do të jap një vendim juridik rreth këtij ngërçi, që formalisht është në favor të Lulzim Bashës. Por pavarsisht kësaj, gjykata nuk duhet të niset thjesht nga kjo premisë juridike. 

Drejtësia në Shqipëri e ka për detyrë të ndëshkoj me ligj dhe berishizmin si ideologji sundimtarësh primitiv në krye të partive, që bllokojnë sistemin demokratik e injorojnë atë dhe shpikin rregullat e tyre. 

Berisha nuk duhet ndëshkuar se është pakicë në opozitë. Ai duhet ndëshkuar se tenton të mbaj një shumicë rreth vetes bazuar tek berishizmi dhe jo tek ligji, bazuar tek nevoja që ka si një person “non grata” i shpallur nga SHBA dhe Britania e Madhe që tu kundërvihet atyre me ushtarët e tij.  

Vula e PD mund të shpallet edhe  “nul” e pavlefshme për asnjë grup, por nuk mund ti kthehet Sali Berishës, pasi nuk mund të fyhet demokracia dhe të shpërblehet berishizmi si antipod i saj, nuk mund të fyhet perëndimi dhe të shpërblehen talibanët antiperëndimor që ai mobilizon kundër Perëndimit, nuk mund mbi të gjitha të përfundoj historia e partisë së parë politike pas komunzimit, në varrezën masive të politikaneve të tranzicionit, që përfunduan në fund të jetës së tyre të zhytur në korrupsion madhor, ai minues të demokracisë dhe krijim të feudeve familjare në parti.

Nuk mund të përfundoj historia e PD në një seli të zaptuar me forcë, trashëgimtare e të cilës qysh tani ka dal e bija e zaptuesit, po ashtu “non grata’.

Do të mjaftonte fakti se si vetshpallen kryetarë dhe pasardhës kryetarësh fëmijët e Sali Berishës që ajo vulë të mos përfundonte kurrë në duart e atyre që e dinë pronë të vetën. 

Ai kërkon thjeshtë që ky gjyq të legalizoj zaptimin e PD që ka bërë. 

Gjyqi ndaj vulës së PD është mbi të gjitha politik, dhe duhet të vendos në emër të misionit të PD dhe historisë së saj dhe jo në emër te shantazheve të berishizmit për të mbijetuar si ideologji kundër demokracisë, kundër perëndimit, kundër Shqipërisë./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?