Sali Berisha

Mero Baze: Hakërrimat e Berishëve ndaj gazetarëve dhe SPAK, një klithmë dëshpërimi

18 Shtator, 20:30| Përditesimi: 19 Shtator, 07:16

  • Share

Sa herë që Berisha është në ditë të zeza dhe krejt i pafuqishëm për t’u mbrojtur para fakteve, ka një hakërrim, një lloj kërcënimi për kundërshtarët. Këtë zakon ua ka ngjit dhe fëmijëve të tij. Dhe ata mendojnë se kanë fuqinë e duhur të kërcënojnë ata që i kanë damkosur si hajdutë të babëzitur të Shqipërisë.

E bëri e para vajza e tij. Në një intervistë në ish- zëdhënësen e Berishës, ajo kërcënoi prokurorët e SPAK, duke u kujtuar atyre se ata do të largohen nga Shqipëria, duke nënkuptuar se pastaj do të kenë punë me ta.  Ajo që donte të thoshte është se ajo do rikthehej në pushtet dhe ata nuk do gjenin vend ku të futeshin, dhe do detyroheshin të largoheshin nga Shqipëria. 

Po ku do shkonin? Në SHBA? D.m.th kjo do kthehet në pushtet që t’i shpallë luftë SHBA dhe njerëzve të saj këtu?

Natyrisht që ky stërhollim është teprim, se po flasim për diçka që nuk ka për të ndodhur. 

Ajo që është interesante këtu është vetëm ndjesia që familja Berisha ka për të kërcënuar kundërshtarët e vet, sikur të jenë një fis në gjak dhe kanë radhën të marrin gjak.

Aty në të vërtetë është koncentruar gjithë identiteti i tyre, aty shfaqet e gjithë kultura e tyre politike e hakmarrjes, dhunës ndaj kundërshtarëve, burgosjeve dhe përndjekjeve politike që kanë bërë, dhunës fizike, rrahjet e kundërshtarëve etj. Të gjitha këto në mendjen e tyre janë gjëra që i kanë merituar dhe ata do t’i bëjnë prapë.

Edhe më i qartë ishte sot Berisha në kërcënimin e tij ndaj gazetarëve. Ai i paralajmëroi ata se do t’i trajtonte njësoj si anëtarët e SPAK, pra kishte një plan hakmarrje dhe për ata gazetarë që po botojnë pjesë nga dosja e korrupsionit e familjes Berisha.

Edhe pse në fakt Berisha kontrollon 90 për qind të debateve televizive, ku katër i drejtojnë ish- zëdhënëset e veta dhe pjesa tjetër njerëz të rreshtuar me të, ai sërish është i shqetësuar që dosja u publikua, që shqiptarët dhe sidomos demokratët kanë mundësi të lexojnë se si blihen vilat me miliona euro në çdo kryeqytet të Evropës për familjen Berisha, si kanë gjunjëzuar shtetin shqiptar për ta bërë shërbëtor të familjes dhe si kanë diktuar karrierën politike dhe administrative të qytetarëve shqiptarë, në varësi të shërbimeve ndaj familjes.

Dhe e gjithë kjo e ka tërbuar. 

Dhe tani është rasti të kujtojmë këto gjoja organizatat që mbrojnë gazetarët nga dhuna, se si heshtin kur një xhelat i gazetarëve kërcënon hapur gazetarët. Asnjë fjalë kundër tij, për të na kujtuar të gjithë kujt i shërbejnë.

I pafuqishëm t’i ndal gazetarët të publikojnë faktet, i pafuqishëm të ndalë hetimin e SPAK dhe marrjen si të pandehur të bashkëpunëtorëve të familjes, tani atyre u ka ngelur vetëm të kërcënojnë.

Në fillim thoshin na gjeni vetëm një provë për Sali Berishën dhe ai shkon vet në burg.  Pastaj thanë ka shkelur ligjin për t’i dhënë pronën dhëndrit, nuk është ndonjë mëkat. 

Pastaj kur provat dolën sheshit, thanë nuk është problem se njëri- tjetrin kanë vjedhur.  Tani që nuk më asnjë alibi si hajdutë, po përpiqen të sillen sikur janë të plotpushtetshëm dhe po kërcënojnë me mbyllje goje gazetarët dhe prokurorët e SPAK. 

Kjo është thirrja e fundit e dëshpëruar e atyre. E vetmja gjë që ka në dorë familja Berisha tani, nuk është të mbyllë gojën e gazetarëve apo SPAK, por të mbyllet në qeli dhe të mos u shfaqet më para syve shqiptarëve.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TRÖNGULLI KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/09/2024 13:32

    O Mero Baze plaku mere Sali Bajga po mer atē qē meriton. USA vonon por kur nuk haron qeni bastard Sali Bajga e ka rugēn drejt birucēs e aty do presi dhe Qelbēsirēn Ilir kak Metēn.

    Përgjigju
  • arku: 19/09/2024 01:08

    Bravooooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?