Kreu i PD, Lulzim Basha

Mero Baze: Kakofonia rreth 'ikjes' së Bashës

13 Mars 2022, 20:37| Përditesimi: 13 Mars 2022, 20:40

  • Share

Sali Berisha po nxit në opinion një kakofoni rreth ikjes së Lulzim Bashës nga kreu I Partisë Demokratike. Dhe nuk po e bën këtë në mënyrë direkte në kuptimin e “njerëzve të tij” brenda PD, por duke përdorur paqartësinë e tyre për mënyrën se si po përballen me Lulzim Bashën. 

Dhe kjo paqartësi ka disa pamje të saj. 

Pamja e parë është rezultati I 6 Marsit dhe “revolta” ndaj tij. Nuk e kuptoj çfarë prisnin deputetët e PD nga 6 Marsi, sidomos ata deputet që morën pjesë vet në fushatë. Nëse ata vërtet kanë besuar që fitojnë më 6 Mars, atëherë ose nuk janë politikanë ose janë politikan qesharakë. 6 Marsi është një eksperiment i pilotuar I Ilir Metës dhe Sali Berishës pikërisht për këtë situatë. Ata e njohin mirë terrenin politik në ato zona ku u bën zgjedhjet, dhe thjesht kishin rastin të tregonin një epërsi politike në bazë ndaj Lulzim Bashës në katër bashki. Nëse këta deputetët e revoltuar kanë menduar që e mundin Berishën e Metën së bashku në këto katër bashki ku dolën të dytët, atëherë nuk janë kuaj beteje dhe mund ti bëjnë gjëmën në betejën e radhës pasi minimumi nuk lexojnë dot elektoratin e tyre, pro lexojnë statuset e tyre në facebook. 

Pamja e dytë e paqartë në këtë përballje është të marrurit e një pozicioni diktues ndërkohë që janë humbës. Teza e disa deputetëve që duhet të ik dhe Berisha dhe Basha, në fakt për njerëzit që kuptojnë politikë është tezë që lexohet “duhet të ik vetëm Basha”, pasi Berisha nuk varet nga ata. Berisha ka parti tjetër, mbështetës të tjerë dhe rregulla të tjera loje në Shtëpinë e Lirisë. Këta duhet të flasin vetëm për gjërat që kanë ata në dorë jo për gjërat që ka Berisha se gjërat që ka Berisha në dorë nuk ua fal këtyre. 

Këta nëse duan të heqin Lulzim Bashën, le ta bëjnë atë luftë dhe ta heqin nëse munden por kjo është luftë brenda PD jo luftë që zhvillohet në tokë të ndërmjetme mes PD e Foltores, pasi aty ata nuk janë askush. 

Tabloja e tretë e paqart është fabula e bashkimit të PD. Ata që thonë se PD nëse bashkohet me Berishën bëhet më e fort gënjejnë veten. Ashtu si është ndarë PD dhe për arsyen që është ndarë, çdo bashkim PD e bën më të vogël. Bashkimi me Berishën, zhduk nga elektorati I PD frymën antiberishë që tashëm është shumë e konsoliduar dhe sikur të maresh rezultatin e 6 Marsit. Plus kësaj në një përballje elektorale, kësaj fryme mund ti bashkohet lehtësisht elektorati gri që nuk shkel në derë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ta bashkosh këtë PD me Berishën do të thotë thjesht ta asgjësosh jo të shtosh Berishën, ndërkohë që ai ka vetëm 31 të elektoratit të PD. Pjesa tjetër abstenon të jetë me të dhe një pjesë është me Bashën. Shumica e elektoratit opozitar nuk është ai elektorat që pret Berishën por ai elektorat që pret një lidership të ri opozitarë apo një federatë opozitare. “Bashkimi” i  I duhet vetëm Berishës për të mbijetuar si pakicë por kurrë për të fituar. Për të fituar duhet një spektër i ri opozitar më i gjerë se Basha, parti te tjera të reja antiberishë që të marrin elektoratin bojkotues të opozitës që është shumica reale e 6 marsit. 

Tabloja e fundit e paqartë është vizoni për të ardhmen e opozitës të cilën Berisha po përpiqet ta lidh me fatin e tij. E ardhmja e opozitës si shumicë politike në vend, tani nuk është më në dore të Berishës por të antiberishëve dhe shtresës gri të shoqërisë shqiptare. Lulzim Basha tanime është sinonim I kësaj fryme, dhe është udhëheqësi I parë I PD që ka bërë një gjest institucional duke përjashtuar Berishën dhe duke futur në statutin e PD një nen që ndalon person “a non grata” të jenë në PD. Ai nen e ka pushkatuar përjetësisht Sali Berishën në PD. Kontestatorët e Lulzim Bashës mund ta konkurrojnë Lulzim Bashën si antiberishë më të fort dhe më radikal, por jo si delfinë të Berishës. Lulzim Basha nuk është duke konkurruar me ata që duan të bashkohen me Berishën, por ata që janë të qartë që me atë nuk ka të ardhme. Vetëm në këtë fushë ai duhet të pranoje konkurrencë dhe garë të lirë.  

Janë pikërisht këto paqartësi që janë kthyer në llogje kafenesh nëpër Tiranë, që krijojnë një kakofoni sikur të gjithë aty në PD duan të ik Lulzim Basha. E vetmja mënyrë përballje me Lulzim Bashën është të konkurohet se si PD të shpëtoj përjetësisht nga Sali Berisha dhe se si ajo të bëhet parti e vlerave qytetare dhe demokratike, duke tërhequr fluksin antiberishë të shoqërisë dhe shtresën gri të lodhur nga e majta në pushtet. Shkuarja tek Berisha apo loja sikur duan ti vënë kushte Berishës, nuk është një garë në të cilën Basha duhet të marrë pjesë. Ai e ka marrë I vetëm vendimin për të përjashtuar Sali Berishën dhe aty është gjithë shkaku I krizës. Një krizë nuk zgjidhet duke bërë sikur nuk shikon shkakun e saj. Kushdo që kërkon të konkurroj Lulzim Bashën duhet ta bëj atë si skifter ndaj Berishës dhe jo si delfinë I tij. Si delfinë I tij nuk konkurrohet. Thjesht mund të ndjekësh ata dhe të presësh të të ushqej. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katarakti: 14/03/2022 10:21

    Mero je shume i sakte por ke harruar nje gje te "vogel"! Friken qe kane futur militantet e Saliut kujtdo qe eshte kunder tij! Nuk shkuan numuruesit ne zgjedhjet! A pyeti njeri pse? Sepse u kercenuan nga njerezit e Saliut sic ndodh sot me te gjithe njerezit qe mbeshtetin Lulen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?