Lulzim Basha në Kuvendin e PD

Mero Baze: Keqkuptimi është trashëgimia demokratike e PD

2 Shtator 2023, 19:12| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 19:15

  • Share

Lulzim Basha formalizoi rikthimin në krye të një partie të re me emrin e vjetër të Partisë Demokratike. Rikthimi ashtu si dhe dorëheqja e tij, kanë lidhje gjithnjë me Sali Berishën. Kur dha dorëheqje shpresonte se këtë do ta bënte dhe Berisha dhe opozita të bashkohej jashtë atyre të dyve, tani u rikthye me shpresë  se do mbaj në këmbë një elektorat I cili po ngelej rrugëve meqë Sali Berisha është I vendosur të mos ik nga politika.

Ka plot kritikë të tjerë në opozitë ndaj tij dhe në shumicë janë ata që ishin dakord të ikte Sali Berisha pas shpalljes “non grata”. Nuk është se nuk kanë të drejt për shumë gjëra që thonë. Procesi I rikthimit të Lulzim Bashës, mund të ishte kthyer në një ngjarje të rëndësishme opozitare, duke bashkuar edhe më shumë se sa fluksi që ishte dakord me Bashën pas 9 Shtatorit 2021 kur zbuan Berishën.  

Mund të ishte bërë joshës dhe për plot anëtarë të Foltores që tani e shikojnë se Berisha e bëri gjithçka për hallin e vet dhe kundër interesit të opozitës. Mund ta kishte kthyer në një ngjarje dhe për elektoratin gri të shoqërisë që nuk është as me Berishën as me Bashën e as me Ramën. 

Natyrisht që e bëri më mirë dhe me më pak hipokrizi se sa Sali Berisha rrëmbimin e Foltores. E vetmja pikë e fort e tij, e cila u shpreh qart dhe në kuvendin e sotëm, është qëndrimi I qartë kundër Sali Berishës dhe përcaktimi I aleancës me SHBA dhe BE si prioritet të partisë së tij. 

Ajo që më çudit është se të gjithë kritikët e tij kanë problem mungesën e një loje të hapur demokratike dhe e kanë këtë si arsyetim për t'iu mos ju bashkuar Bashes, apo për ta kontestuar atë. 
Dakord jam, por kjo është trashëgimi e Partisë Demokratike dhe ne kete pike Basha e “meriton” vulën. 

E di që ka shumë nostalgjikë që mendojnë se duhet mbrojtur trashëgimia e PD dhe se beteja është për historinë e saj, por duhet të vij një ditë dhe mendoj se janë boll 32 vite që të kuptojnë se ajo Parti nuk ka qenë kurrë demokratike dhe se ka trashëgiminë më të keqe të mundëshme të një partie politike në Shqipëri sa i përket demokracisë së brendshme. 

Është keqkuptim I madh edhe të kritikosh Bashën edhe të mbrosh trashëgiminë e PD. Po mbrojtët trashëgimin e PD, Basha është lule. Puna është ta nisni punën duke dënuar trashëgiminë e PD dhe duke e fshirë këtë keqkuptim të madh në pluralizmin shqiptar që I referohen si Parti Demokratike.  

Nëse nuk bie ky mit, dhe nëse të gjithë nuk mendojnë si të nisin një gjë të re, atëherë Berisha do të mbijetoj përjetësisht sa të ketë ymër, dhe natyrisht Basha do të jetë siç e meriton një kundërshtar I ashpër I tij politik. Ky është identiteti i tij politik sot. Dhe është i vetmi identitet që ka krijuar vet. 

Por ju lutem mos  akuzoni kot se PD nuk e meriton këtë fund. PD meriton dhe më keq.  
Opozita nuk meriton më trashëgiminë e PD! 

Aq më keq, kur ata që ndjehen të pakënaqur nga Basha në fakt I kanë sytë nga Berisha. Nga ai që nuk I la asgjë demokratike PD. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mos: 02/09/2023 21:21

    Basha kundërshtar i ashpër i Berishës thotë Mero. Berisha e bëri të njohur atë kur se njifte njeri. Ashtu si Nano bëri Ramën dhe Rama kundërshtar i leshit me Nanon. Populli le të lehë korrupsioni përpara thoni ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?