Mero Baze: Komisioni antikorrupsion si test për fuqinë e berishizmit në opozitë

31 Maj, 20:38| Përditesimi: 31 Maj, 20:46

  • Share

Nuk është se socialistët kanë ndonjë strategji të qartë se si do ta përfshijnë opozitën në Komisionin Antikorrupsion, por ata kanë gjithnjë besim tek marrëzia e kundërshtarit. Dhe në këtë rast nuk është se po zhgënjehen. Komisioni Antikorrupsion po kthehet në një lakmus për të diferencuar berishizmin në arkipelagun opozitar.

Kur opozita bojkotoi Kuvendin më 2019 dhe më pas dhe zgjedhjet locale, ishin të gjithë optimist, edhe pse morën plot këshilla që po bënin vetëvrasje.

Kur Berisha u nda me Bashën pasi u shpall “non grata”, ai e quajti bojkotin e zgjedhjeve dhe të Kuvendit lojë të Edi Ramës, të koordinuar me Lulzim Bashën.

Dhe të njëjtët budallenj që besonin se bojkoti ishte një fitore e madhe më 2019, filluan të besojnë më 2021 se bojkoti ishte një humbje e madhe.

Ishte e qartë që bojkotin e nxiti, udhëhoqi dhe realizoi Sali Berisha me Ilir Metën, në përpjekje për të negociuar pushtetin në tavolinë, të entuziasmuar nga sukesi i Lulzim Bashës më 2017. Por nuk ja arritën dhe groposën opozitën.

Tani për të kuptuar kush është nxitësi i bojkotit në opozitë shikoni qëndrimet ndaj Komisionit Antikorrupsion. Ilir Meta dhe Berisha janë më agresivët dhe më përjashtuesit. Pjesa tjetër e spektrit opozitar është mosbesuese, por nuk është përjashtuese.

Natyrisht pesha e bojkotit të Komisionit me peshën e bojkotit të zgjedhjeve dhe Parlamentit nuk është e njëjtë, por qasja politike është njësoj. Ti vendos të bësh betejë me kundërshtarin apo ta lësh të luajë vetëm. 

Po e bojkotove e lë të luajë vetëm dhe kjo jo vetëm që nuk e dëmton, por ja realizon gjithë aspiratat politike që ka për këtë komision Edi Rama. Qëllimi i tij është të shtrojë rrugën për ndryshime serioze në legjislacionin e administratës dhe vetingun e saj, dhe pyetja është këtë do ta bëjë vetëm, apo ta ndajë me opozitën.

Nëse opozita e bllokon që ai të mos e bëjë, nuk është se e dëmtojnë, por e shpëtojnë se nuk ja prishin rehatin e kënetës që ka me këtë administratë. Nëse përshihen, natyrisht që i heqin pushtet dhe bëhen bashkësponsorizues të një reforme të rëndësishme.

Por duket që Edi Rama nuk ka asnjë emocion. Shpejtësia me të cilën shpalli ngritjen e Komisionit i ngjan shpejtësisë me të cilat ua dogji mandatet sapo ata deklaruan bojkotin më 2019. 

Kurse qetësia me të cilën dëgjon broçkullat e Berishës dhe Metës tregojnë se një nga arsyet e kësaj reforme në drejtësi (2) është pikërisht të testojë dhe opozitën, dhe të diferencojë brenda saj berishizmin dhe pjesën tjetër normale.

Dhe këtij qëllimi po ja arrin ende pa filluar. Të tjerat ç ’fat të kenë./Tema

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?