Mero Baze: Konflikti në Ukrainë që ka prishur çatinë false të 'sovranistit' Berisha

3 Mars 2022, 19:57| Përditesimi: 3 Mars 2022, 20:02

  • Share

Sali Berisha dhe grupi i tij po përpiqen të përdorin konfliktin në Ukrainë për të maskuar problemin real që kanë me SHBA dhe politikën e Perëndimit në tërësi. Konflikti në Ukrainë në fakt është në thelb konfliktiiI Perëndimit me Rusinë. Ky konflikt është reflektuar prej kohësh në Ballkan dhe Shqipëri.

Prej disa vitesh, sidomos politika amerikane, ka qenë shumë e vëmendshme kundër influencës ruse në rajon, e cila depërton përmes teorive sovraniste, kundër Perëndimit, kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të SHBA e BE, kundër “listave të zeza” të SHBA për politikanët e korruptuar dhe minues të demorkacisë etj.

Madje shpërthimi i konfliktit në Ukrainë, Berishën dhe Metën i gjeti në kulmin e institucionalizimit të kësaj politike kundër SHBA. I gjeti duke ndërtuar “Shtëpinë e Lirisë” kundër Perëndimit.

Tani shpërthimi i konfliktit, ndarja e qartë e kufijve mes Lindjes e Perëndimit, ndarja e qartë e politikës pro perëndimore me atë pro ruse, duket që i ka gjetur pak keq dhe po përpiqen të shpikin dhe në planin ndërkombëtar, një politikë të re.

Ka dy ditë që publikon “projekt-rezoluta”, të cilat përveçse qesharake, në fakt shprehin makthet e tyre rreth zhvillimeve të fundit. Fjala vjen, makthet që kanë para shqiptarëve të cilët i pyesin: Me ke jeni, me Perëndimin po Rusinë, këta bëjnë sikur pyesin Serbinë me kë është. E dimë me kë është Serbia, me Rusinë është, me Rusinë ka qenë, me Rusinë do të jetë. Thjesht dhe ata të trembur si Berisha dhe te vetët, bëjnë sikur janë dhe me Perëndimin në raste të tilla.

Rezoluta që u miratua në OKB nga 141 vende, një rekord historik për gjysmë shekulli, është rezolutë e Qeverisë dhe shtetit shqiptar, e bashkëmbështetur nga SHBA.

Kjo projektrezoluta e Saliut, që bëhet për t’u votuar në Shkodër dhe Rrogozhinë më 6 mars, është thjeshtë një përpjekje për të shpikur një SHBA tjetër dhe një shtet tjetër shqiptar, që e di më mirë se 141 shtete dhe më mirë se SHBA e Perëndimi këtë punën e Rusisë.

“Shtëpia e Lirisë” që do mbrojë sovranitetin e Shqipërisë, ka ngelur pa çati. Çatia false që kërkon t’i vërë Saliu bie nga tronditja e predhave që derdhen mbi Ukrainë.

Është makthi që tani nuk vazhdon më fabulën e gënjeshtrave të tij, për Sorosin, për SHBA e blerë nga armiqtë e Shqipërisë etj. Shqipëria dhe SHBA votuan një rezolutë mbështetur nga gjithë shtetet. E kundërshtuan vetëm 5 diktatorë. Kaq është e gjithë hapësira që ka Berisha dhe të vetët për të zgjedhur, mes 141 shteteve qe mbështetën Shqipërinë dhe 5 te tjerëve qe e kundërshtuan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emiro: 04/03/2022 04:28

    Nuk zgjati as nje jave qetesia e rreme e Meros. Nisi te merret serish me Berishen dhe ti vare ne qafe injorancen e gomarit Rama. Hajde majmun hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?