Sali Berisha dhe Chris LaCivita

Opinion

Mero Baze: LaCivita i ka besuar talljet e Ramës me 'Bufin' për Berishën

3 Maj, 22:19| Përditesimi: 3 Maj, 22:22

  • Share

Problemi që krijon tallja e LaCivitës me PD-në dhe Berishën në tërësi, që i kanë paguar 6 milionë dollarë, nuk është thjesht se ai nuk beson te fitorja e Berishës dhe bën humor me dëshirën e tyre për të pasur “një amerikan” në krye të fushatës.

Problemi serioz qëndron te fakti se Berisha po tallet me demokratët duke ua paraqitur LaCivitën si magjistarin që do t’i shpëtonte nga humbja.

Që LaCivita ka të drejtë të tallet me çmimin e lartë që paguan Berisha është normale. Deri më sot, retorika antiamerikane e Berishës ka qenë e mbështetur te “sovranizmi”, injorimi i fuqisë së SHBA-së dhe mbyllja e dyerve për ndikimin e tyre në jetën politike në Shqipëri.

Befas, ky njeri që do të duhej të sulmonte këdo që merr lobistë amerikanë në fushatë, jo vetëm që shkon e merr më të shtrenjtin, por edhe e paraqet këtë gjest si shpresën e vetme për të bërë “magji” në zgjedhje. Madje pretendonte se nga ky akt ishte tmerruar edhe kundërshtari.

Tani del që “magjistari” ka të vetmen aftësi magjike: të të marrë lekët dhe të tallet me ty.

Dhe kjo është e rëndë për demokratët, pasi atyre iu tha se shpresa e vetme për fitore ishte LaCivita. Ky i fundit sot e fik telefonin, sepse i ka humbur klienti në Australi, ndërsa është në kërkim të një klienti të ri, modest — jo kaq i shtrenjtë sa Berisha.

Është kjo arsyeja që Sali Berisha u ka borxh demokratëve një shpjegim: si do fitojnë tani pa “magjistarin”?

Tallja e LaCivitës me Berishën dhe PD-në është shumë më e rëndë se ajo e “Bufit” nga Edi Rama.

Në fakt, i vetmi që ka besuar se Berisha është një “Buf”, është vetë LaCivita, pasi e ka trajtuar si të tillë: i ka marrë lekët dhe e ka tallur publikisht.

Bashkë me Berishën, ai ka tallur edhe shqiptarët në përgjithësi si popull që beson se përfshirja e SHBA-së në fushatë i çon drejt fitores.

Berisha në fakt ka 4 vjet që lufton për të kundërtën: për të bindur shqiptarët se përfshirja e SHBA-së në politikën e brendshme të Shqipërisë nuk duhet respektuar. Dhe në fund shkon, dorëzohet kundër kësaj beteje të tij, madje paguan dhe 6 milionë dollarë për ta bërë këtë. Ç’ka tregon se ajo nuk qe bindja e tij, por thjesht halli i tij.

Për këtë arsye ai u ka borxh demokratëve një ndjesë për LaCivitën dhe për faktin që tradhtoi veten dhe besimin e tij se mund t’ia dilte kundër SHBA-së duke bërë betejë me ta, jo duke i blerë. Tani ka tradhtuar edhe veten, edhe demokratët.

Se 6 milionë dollarët, nuk janë ndonjë humbje e madhe — ka plot. /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 04/05/2025 03:54

    TE NA KTHEJE 6 MILION EUROT SHKERDHATA,,,SE ATO JANE PARET TONA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?