Berisha dhe Alma K

Mero Baze: ‘Lëpirësit e Qeverisë’ dhe ‘Lëpirësi’ i Almës

30 Qershor 2023, 19:44| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 19:45

  • Share

Sali Berisha më në fund u dorëzua. Ai pranoi sot publikisht atë që i kërkova në shkrimin e djeshëm, të deklarohet nëse e ka takuar Almën para dhe pas rregjistrimit të Safetit. E pranoi që e ka takuar, por nuk pranon të bëjë publike bisedën me të. Arsyeja është e thjeshtë. Ai shpreson tek heshtja e Almës, por nga ana tjetër ka frikë vesin e Almës se mund ta ketë rregjistruar dhe atë bisedë dhe tani mund të jetë në duart e drejtësisë.

Ndaj nuk do të flasë dhe mirë bën. Ndoshta ka fat dhe nuk ja përdorin, duke pasur parasysh zemërgjerësinë e drejtësisë sonë me të.

Por gjëja më interesante është përpjekja e tij për t'ia hedhur përgjegjësinë e publikimit “një televizioni lëpirës të qeverisë”.

Ky në fakt është i gjithë shpjegimi i ligësisë që Berisha ka bërë edhe me Almën, edhe me Safetin, por mbi të gjitha me përpjekjen e tij për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën.

Tani është e provueshme së paku dinamika e lëvizjeve të Almës, kontaktet e saj dhe përfundimi i videos në publik.

Alma ka takuar Sali Berishën para dhe pas takimit me Safetin në datën 6 qershor. Ka shumë sms në telefona të tjerë, miq dhe të njohur të Almës, që e provojnë këtë, plus vetë telefoni i Almës, që është një thesar në këtë drejtim.

Pasi ka përfunduar regjistrimin, tutori i saj në Kukës, A.U, i ka marrë filmimin për të verifikuar nëse e kishte bërë punën që i kishte ngarkuar apo jo. Dhe ja ka mbajtur peng.

Pas kësaj ajo shkon takon Sali Berishën më 9 qershor, në përpjekje për ta marrë filmimin nga ky person dhe për të shmangur publikimin në media.

Berisha i ka rekomanduar ta çojë tek një emision investigativ, me qëllim që të jenë ata burimi publik i përhapjes, edhe pse ka qenë i qartë që ata nuk do ta publikojnë se janë “afër qeverisë”.

Pas disa ditësh kërkesash dhe vetëm pasi e ka kërcënuar personin në Kukës se nëse nuk ja kthen kartën e memories, ajo do ta denoncojë atë si porositës të shantazhit, ai ja dërgon me njerëz të tjerë. Kjo vërtetohet nga biseda telefonike që gazeta TemA e ka botuar si transkript, dhe që i përket datës 15 qershor në mesditë. Pra karta e memories ka mbërritur në dorë të Almës më 15 qershor dhe më 16 qershor paradite ka dalë në publik, jo versioni i kartës që ka Alma dhe që ka dorëzuar tek emisioni, por një filmim mbi ekran që e ka bërë personi i cili ka shpërndarë videon dhe që ua ka dhënë disa vetave para se të bëhej publike. Madje njerëzit e tij kanë kërcënuar Safetin, duke e shantazhuar se nuk do të jetë më kryetar bashkie.

Emisioni që ka marrë videon nuk ka pranuar ta transmetojë as pjesën seksuale, por as aktrimin e Almës që bën sikur kërkon projekt për qentë e rrugës, pasi aty jep emër tjetër dhe nuk ka asnjë letër reale si projekt. Thjesht e ka quajtur të pavlefshme.

Personi që ka mbikëqyrur gjithë këtë proces është Sali Berisha dhe atij i duhej dorëzimi në një redaksi që të thoshte pikërisht këtë që tha sot, alibinë që ai nuk e ka nxjerrë videon, por e kanë nxjerrë “lëpirësit e qeverisë”.

E vërteta e hidhur për Berishën është se në këtë histori ka vetëm “lëpirës të Almës”.

I pari, Safeti, e pagoi shtrenjte lëpirjen me të, dhe është në burg. Por ata që vazhdojnë t’i lëpihen Almës se mos u nxjerr deri në fund skemën e shantazhit, janë Sali Berisha dhe njeriu i tij në Kukës. Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën.

Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

Skenari më pozitiv është që të dalë si ata pleqtë që përgjojnë çifte nga liqeni. Kjo dhe i falet. Të tjerat nuk di a ja fal njeri.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 01/07/2023 11:39

    PO KJO ALMA K KORISPONDON ME ALMA KU..A,,,,,

    Përgjigju
  • Ali: 01/07/2023 09:08

    Shkrim idiot.

    Përgjigju
  • 3D: 30/06/2023 20:32

    Edhe asnjë fjalë mos ket qënë mes këtyre dy pisave mjafton vetëm kjo foto dhe Salih dallaverigjiu -pallavragjiu të dënohet nëse jo dënim me ligj dënimi publik duhej të jetë i pa shmangëshëm se deri sa ahmaku Safet nuk ka ditur punët i pista që kjo lavire bën Salih qenefi po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?