Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mero Baze: Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

19 Shkurt 2022, 19:53| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 19:55

  • Share

Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë mbështetur gjithë betejën kundër Lulzim Bashës tek akuza se ai u ka shitur zgjedhjet gjatë këtyre tetë viteve. Ilir Meta e përsëriti këtë sidomos për zgjedhjet e 25 prillit. Pra sipas mendjes së tyre, që duhet ta besojnë shqiptarët, Lulzim Basha ja ka lënë pushtetin Edi Ramës, me qëllim që Sali Berisha dhe Ilir Meta të mbeteshin rrugëve, ndërsa Basha të kishte mundësi pastaj të përplasej me ta.

Nuk ja vlen të diskutojmë çfarë degradimi mendor duhet të kesh që ta thuash këtë seriozisht. As sa qesharakë mund të bëhen dy njerëz që kanë drejtuar vendin, të përfundojnë në teori të tilla.

Por përpjekja për ta futur debatin kundër Bashës në një hulli konspirative, nuk synon Lulzim Bashën, por diçka tjetër.

Berisha po përpiqet të përgatisë pasardhësin e tij në krye të “Shtëpisë së Lirisë” dhe për këtë i duhet të thellojë paranojën e atyre që mund ta tradhtojnë dhe të gjunjëzojë mbështetësit e tij duke u imponuar Ilir Metën për kryetar.

Duke qenë se të dy tashmë ndjehen të rrezikuar dhe izoluar nga SHBA, të dy ndjehen të përfshirë në një kauzë izolacioniste për të ruajtur “sovranitetin” e vendit përballë Perëndimit, dhe sidomos që të dy ndjehen të rrezikuar nga drejtësia, e vetmja ofertë e sigurtë për ata që duan Berishën, është të sigurohen se i vetmi që nuk e tradhton më është Ilir Meta.

Çdo i ri apo e re, çdo zë ndryshe apo me pak personalitet në atë klimë paranojake që ka krijuar dyshja Berisha- Meta, krijon dyshime se “e kap SHBA” dhe kthehet sërish në “Besëprerë”.

I vetmi që jep gjithë garancitë që nuk e tradhton më Berishën, është Ilir Meta. Dhe që të mbetet vetëm ai si pasardhës, duhet doemos që debati te zhvillohet në një mjedis konspirativ, me pasardhës të tjerë që kanë tradhtuar Berishën, që kanë shitur zgjedhjet, që e kanë spiunuar tek SHBA etj.

Pra po thuhen gjithë këto marrëzira vetëm që Berisha të justifikojë si pasardhës të “Shtëpisë së Lirisë”, Ilir Metën. Por në fakt kot e ka gjithë këtë mundim, se kam idenë që nuk i shkon kush tjetër, dhe sikur të dojë ai.

Nuk ka konkurrentë për një shtëpi që në fakt ngjan si qeli burgu për këdo që të merret me politikë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 20/02/2022 09:38

    Ne Kosove populli ka nje urreti: "Harrni per gezof".

    Përgjigju
  • Avni Rustemi: 20/02/2022 03:59

    Hiqini keto 2plehra dhe shqiptaret do marrin fryme lirisht

    Përgjigju
  • O tej: 19/02/2022 23:41

    Berisha e Mete jane njeni mut e tjetri kake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?