Shoqërimi i Erion Veliajt nga agjentët e BKH-së

Opinion

Mero Baze: 'Nesti Angoni' nuk është ai që na gënjyen kaq kohë

14 Shkurt, 19:31| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:36

  • Share

Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq çdo dyshim se nuk kemi të bejmë me një denoncim professional, siç na e kanë shitur.

Të gjitha legjendat e thurura rreth këtij denoncimi, që ishte aq e kaq faqe, që kishte informacione sekrete dhe të pamundura për t’u siguruar nga një njeri anonim, janë thjesht gënjeshtra. Mjerisht, janë gënjeshtra të dala nga SPAK.

“Denoncuesi” i famshëm anonim ka shkruar vetëm një faqe letër, të gjitha gënjeshtra, të cilën po e përshkruaj pak a shumë se çfarë thotë. Nuk po e botoj faksimilen meqë ështe ne proces hetimor dhe ende Veliaj nuk ka një akuzë zyrtare, pasi ështe futur ne burg pse eshte grindur me prokurorin.

“Denoncuesi” jo vetëm që nuk jep ndonjë informacion të rëndësishëm, por transmeton në SPAK thashetheme banale që qarkullojnë në qytet për Erion Veliajn.

Konkretisht, ai thotë se kur Erion Veliaj u bë ministër në 2013, mori një banesë te “Kodra e Diellit” dhe ka lidhje të ngushtë me pronarin e “Kodrës së Diellit”, Gentian Sula. Pas kësaj, ai i bëri gruan zëvendësministre të Punës dhe Përkrahjes Sociale.

Më pas, thotë se Gentian Sula ka marrë disa tendera nga Bashkia. "Agikons" është kompania e ndërtimit, ndoshta e parë, ose e dytë për nga madhësia ne vend dhe natyrisht që do hyjë në gara për punë publike. Ka hyrë në garë dhe tek tenderat e SPAK. Krim është nëse gara ka qenë e pandershme, jo fakti që ka marrë pjesë dhe ka fituar. Ndonjë akuzë të tillë ende s’ka.

Denoncuesi vazhdon me gënjeshtrën se Erion Veliaj ka tre vila në Qerret, tek fshati turistik i Gentian Sulës, dhe kërkon që të verifikohet se ku i gjen këto para Erion Veliaj.

Letra, sipas protokollit, ka mbërritur në korrik të vitit 2023 dhe i është dhënë për vlerësim zotit Dado, i cili ka verifikuar “faktin” që është e vërtetë se Erion Veliaj ka njohje me Gentian Sulën dhe që ka një banesë te “Kodra e Diellit”. Pas kësaj ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.

Kaq është e gjitha!

Ky fakt rrëzon të gjithë misterin me të cilin u përpoq të vishej personazhi Nesti Angoni. Ai nuk është as një shërbim i huaj, as Belinda Balluku, as SHISH, por vetë SPAK.

Thjesht SPAK ka vendosur të targetojë një personazh politik për t’i bërë vetting pasurie, meqë nuk arritën ta marrin të pandehur në dosjen e inceneratorëve apo atë të ish-drejtorëve të Bashkisë, dhe kanë sajuar një letër anonime, që në fakt është një përmbledhje thashethemesh, për të nisur një hetim.

Kur them që është përmbledhje thashethemesh, kam parasysh se jam njohës i të dy personazheve, jam ndër banorët e parë të “Kodrës së Diellit”, që nga viti 2009, dhe mund të deklaroj edhe para gjykatës, nëse dëshiron, se Erion Veliaj ka ardhur te “Kodra e Diellit” shumë përpara vitit 2013 dhe ende ka të njëjtin apartament që ka pasur.

Gentiana Sula, gruaja e Gentian Sulës, është bërë zëvendësministre e Punës dhe Përkrahjes Sociale si pjesë e marrëveshjes PS-LSI dhe është në listën e zyrtarëve të LSI-së. Mund të verifikohet në marrëveshjen politike mes dy palëve. Ajo është bërë gjithashtu drejtoreshë e Autoritetit të Dosjeve me mbështetjen e LSI-së.

Erion Veliaj nuk ka asnjë vilë në Qerret, e jo më tre vila, siç shkruan “denoncuesi”, por prindërit e gruas së tij kanë një vilë modeste, të cilën e kanë shkëmbyer me një apartament që kanë pasur më parë aty, duke shtuar edhe një vlerë prej 30 mijë euro më shumë.

Për këto 30 mijë euro, Gentian Sula akuzohet se nuk ia ka marrë akoma dhe quhet korrupsion!

Familja e Ajola Xoxës është, përveç një familje e njohur shqiptare për shkak të shkrimtarit Jakov Xoxa, edhe një familje me biznese të konsoliduara që nga viti 1995.

Akuza se meqë tek vila e nënës së Ajolës gjenden lodrat e djalit të saj, atëherë ajo është vila e Erion Veliajt, është qesharake dhe absurde.

SPAK nuk e ka thënë këtë gjë për Sali Berishën.

Ai ka qëndruar 10 vite rresht tek vila e tij në Lalëz, të cilën e rrafshoi në 2013 dhe e rindërtoi në 2014, (mund ta verifikoni nga Ortofotot) pa asnjë leje dhe pa deklaruar asnjë shpenzim.

SPAK edhe sot e kësaj dite i referohet asaj si vila e Argitës dhe jo e Berishës.

Pse Berisha ka të drejtë të rrijë tek vila e vajzës së tij, ta rrëzojë dhe ta rindërtojë pa deklaruar shpenzime, dhe SPAK ta quajë “vilë të Argitës”, ndërsa vilën e vjehrrës së Erion Veliajt e quajnë “vilë e Erionit”?!

Madje, te vila e Argitës Berisha nuk kishte vetëm “lodrat” e mbesave, por të gjitha kasafortat me para dhe dokumentet e marra nga zyrat e shtetit shqiptar, dhe zyrën e tij të “Qytetarit Dixhital”.

Ky është një standard i dyfishtë, provokues dhe tërësisht jo profesional.

Unë besoj se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa mund të kenë pasur mundësi financiare të blejnë një vilë, por nuk e kanë blerë, ndoshta për arsye etike, ndoshta sepse nuk e kanë parë të nevojshme.

Por kjo nuk do të thotë se vila e vjehrrës së tij është vila e tij.

Të gjitha këto tregojnë qartë se e gjithë faqja e letrës që ka emrin “Nesti Angoni” është e mbushur me gënjeshtra të verifikueshme, edhe pa filluar hetimi.

Në mënyrë banale, prokurori i çështjes ka konsideruar si “të verifikuar” vetëm faktin që Gentian Sula e njeh Erion Veliajn dhe që ky i fundit banon te “Kodra e Diellit”, dhe kjo ka mjaftuar për të nisur hetimin. Kaq s’ka nevojë të “mësohet” prej Nesti Angonit se e di gjithë Tirana dhe nuk është krim dhe as arsye të nisin hetime.

Krim nuk është të njohësh dikë.

Krim është të targetosh një person për ta ndëshkuar me çdo kusht, duke sajuar letra anonime dhe duke nisur një proces vettingu për pasurinë e rrethit të tij familjar motivuar ose politikisht, ose personalisht.

Dhe ky është një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Dhe fatkqësisht nuk ështe rasti i izoluar./ Tema

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kolegu meros: 15/02/2025 17:17

    po ik o mero shif cunin qe e ke hajdut se po i del noi nesti edhe cunit tat te amf.

    Përgjigju
  • Sara: 15/02/2025 16:37

    Po,Mero, po. Ka folur ekonomistja, kane folur punonjeset si ajo kusherira e asaj medemek deputete Bushka, nuk do hane rrogetaret burgun per lluksin e Erionit dhe Ajoles.

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 15/02/2025 13:50

    Shkrumi i radhesi motivuar politikisht. Nje gasetar qe nehet psle eshte pale dhe paliaço. Nuk jam une ti apo kryeministri qe duhet te gjykojme se Velija eshte i korruptuar apo jo.Nuk jam une apu ti apo askush tjeter pervecse gjykatesi qe do te vendose per kete. I akuzuari nuk eshte dakorme vendimin e gjykates?? Ankimon. Te tjeret perfshi kryeministrin avokat duhet te respektojne intsitucionet dhe minimumi duhetvte mbyllin gojën!!!! Edhe meroja.

    Përgjigju
  • Arian: 15/02/2025 08:07

    T'ju vijë turp! Komentoni ( ky është privilegj demokratik) në të vetmen mënyrë që njihni. Atë të mënyrës së jetuarit si nën diktaturë. Kur tjetri është knock-out nuk qëllohet me shkelm fytyrës pra, mos u bëni turmë hienash kundër të dobëtit! Guxoni dhe pozicionohuni për faktet që nxjerr Mero për Saluin etj. Demokratike është të jemi pro SPAK. Mënyra e përdorur nga SPAK është antidemokratike. Nuk e kuptoni që prokurori është komplet offside si në punësimin e tij ashtu edhe në mënyrën se si ka trajtuar çështjen Veliaj? Zgjohuni dhe kuptoni që letrat anonime përdoreshin dikur. Ti marrësh për bazë sot është kthim komplet mbrapa! Çfarë nuk kuptoni?! Çvishuni nga tifozllëku. Ndihuni të pastër përballë Zotit dhe në mëngjes para pasqyrës!

    Përgjigju
    • Okej: 15/02/2025 13:08

      Me pas drejtsi ska nevoj per leter anonime po direkt plumbin ballit ktij e shum si puna ktij n parlament. Po per tipa si ty qe i dalin krah duhen dy plumba me buk n goj. Po ti si e sheh veten n pasqyr pas ktij koment o gjak i ndyr

  • Diktatori: 15/02/2025 04:21

    Pse beni sikur nuk e mbani mend audion e Erionit? Ne ta bejm shurrën ne shpi dhe ta nxime me prokurori dhe me SPAK! I dukeshin institucionet vegla per te shurrosur shtepite e shqiptarëve Erionit. E pra mjaft e mbrojtet se provoje nga helmi I vet. Nuk na del Enveri nga shpirti as per 2 breza te tjere. Zeme nga nje karrike dhe na duket vetja mbret. Erjoni ishte kthyer ne permbindesh, do ishte me keq se Enveri po te mos e kishte frenuar Spak. Na lini te jetojme dhe filloni te faleni te Zoti o njeres te pashpirte, sidomos ju gazetaret qe e dini shume mire kush eshte cifti xoxa- veliaj dhe na beni avokatin.

    Përgjigju
  • www.travelas.com: 15/02/2025 01:37

    Hajduti i Bagdatit “Erion Veliaj” paska qene me hajdut se Sali Berisha dhe Ilir Meta se bashku.

    Përgjigju
    • @Nari: 15/02/2025 13:56

      Idioti i satème dhe atyre qè je mèsuar tè llomotisèsh kèshtu. Shko atje dhe gèzojuni njèri tjetrit me shqipen e karrocierève tè komunales.

    • Nari: 15/02/2025 08:37

      O idiot, po ku e shikon qe eshte hajdut Erjon Veliaj ?! Ka dale ndonje prove qe e vertetojne kete ? Me kesoj idiotesh qe jeni po bejne qejf prokuroret e Saliut qe me metoda sigurimsash fusin çdo njeri ne burg, pa' prova, dhe ju i besoni me sy mbyllur! Neser te fusin edhe ty mor budalla!

  • Meri: 15/02/2025 00:10

    Me letra anonime duke sajuar akuza nga xhelozia,për nji njeri puntor,për inate personale,pse nuk i'u plotësohen dëshirat,shfrytëzojnë postin dhe të futin ne Burk,për interese politike,duke mos e mundur dot me vor,fillojnë dhe pēdorin intriga mafjoze,për të kēnaqur komandat Saliun.Kjo ēshtë mēnyra më kriminale për të mundur nji person.Edhe Enver Hoxha,do ti kishte zili këta lloj prokurorësh.

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/02/2025 23:14

    Sikur nuk i kemi boll hajdutèt, na duhet tè durojmè edhe "shakatè" e Ymer Bazes nga fshatrat e Tepelenès. Atje, nè atè fshatin majè mali tè Ymerit, "ndèrrohet" njè apartament me njè vilè modeste. E kuptuat? Edhe unè,,,JO. Faleminderit pèr asgjè Ymer.

    Përgjigju
  • shqiptar: 14/02/2025 22:23

    Eh mor Mero, llogjika jote e pjerdhur te ngre qimet e kokes perpjete, por ti helbete je tullac dhe nuk e ke kete problem. Ne fund te fundit do puthesh doren qe te mekon e do mbash anen e atij qe te jep rrogen.

    Përgjigju
  • Mero llumi: 14/02/2025 20:17

    Kujt I plasi kush eshte Nesti. A ka bere korrupsion dhe vjedhur taksat tona. Nuk ka qene dhe Pitkini apo Nastradini qe ka denoncuar.Ai ka bere korrupsion e te shkoj ne burg. Mos e mbro me.E dime qe qeni let aty ku ha por boll me se Erioni eshte kokrra e mashtruesit.Vilen e ka vjerra kurse dasmen ja beri nena me pension.Mashtrues e Grace e korruptuar

    Përgjigju
    • Emigrante: 14/02/2025 22:43

      Po pse more jaq te veshtire e paska ai te beje nji vile ,kur e Kane ba dhe derri e dosa . A po' doni me ja ba si me kafet e Enverit. Si la gja pa' than Sala. Ne fund per kafe u gjykuan. Po shifni more kullat e Vilat e atyne qe vrane e prende kete popull

  • Gerdeci: 14/02/2025 20:05

    Felliqesira qe na ngjiten akoma neper shollat e kepuceve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?