Sali Berisha

Mero Baze: Një hajdut i frikësuar!

25 Prill 2022, 19:22| Përditesimi: 25 Prill 2022, 19:26

  • Share

Për të ndoshta 100 herë SHBA, përmes Departamentit të Shtetit apo zyrtarë të rangut të lart, të dërguar special për Ballkanin kanë përsëritur mbështetjen e tyre për ambasadoren e SHBA në Shqipëri duke theksuar me një këmbëngulje, që tani ka shkuar në absurd, se ambasadori i SHBA në Shqipëri përfaqëson Presidentin e SHBA në Shqipëri. 

Nuk kemi asnjë rast të vetëm, jo me ambasadoren Kim por dhe me 9 ambasadorët e tjerë të mëparshëm me të cilët ka qenë në konflikt Sali Berisha, që SHBA të ketë pasur rezerva për ndonjë akt personal të ndonjë ambasadori në Tiranë. Dhe nuk ka për të pasur kurrë, pasi në standardin e punës së një ambasadori të SHBA është përfaqësimi i politikës amerikane në atë vend.

Në rastin konkret, ambasadorja Yuri Kim ka mbështetjen e plot të Presidentit të SHBA por siç ka ndodhur dhe me 9 paraardhësit e saj, nuk ka mbështetjen e Sali Berishës.

Njeriu më i qartë në Shqipëri, që ambasadorja Yuri Kim është përfaqësuese e Presidentit dhe ekzekuton politikën e tij, është Sali Berisha. Për këtë arsye është dhe me i frikësuari. Ai e di këtë jo vetëm për shkak të përvojës së tij si shtetar në Shqipëri, por dhe si hallexhi i përjetshëm i këtij problemi. Prej vitit 1994, ai e ka këtë problem me çdo ambasador të SHBA në Shqipëri, dhe ndaj të gjithëve ka nga një akt publik për ti njollosur në emër të popullit shqiptar.

Peticioni i sotëm i tij, është një akt qesharak, një lloj “foltoreje” online kundër Presidentit të SHBA, për të cilin e di që do të paguaj edhe më shtrenjtë, se njollosja si “minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht”, por që i duhet për ti dal përpara së keqes. 

Tani Sali Berishës i duhet doemos një thellim konflikti me SHBA, pasi mendon se kjo statukuoja ku ata e kanë njollosur dhe kërkojnë dënimin e tij, është e dëmshme. Ai kërkon një akt të ri kundër tij, me shpresë se kështu do justifikoj një aksion të ri për të forcuar profilin e tij antiamerikan dhe të justifikoj pastaj çdo ndëshkim që mund ti vij nga drejtësia në Shqipëri.

Pra peticioni online i nisur nga lista e whatsapp-it e tij, është një përpjekje për të krijuar një alibi për ndonjë hap të mundshëm të ndëshkimit nga drejtësia pas paralajmërimit që Departamenti i Shtetit bëri dy ditë më parë kundër tij, duke theksuar se “personat që kanë minuar demokracinë dhe janë të përfshirë në korrupsion domethënës duhet të paguajnë dhe do të paguajnë për këtë”.

Ky është momenti që Sali Berisha ka nevojë të rindez konfliktin me SHBA, por përsëri me maskë. Konfliktin e parë pas ndëshkimit, e ndezi në emër të Lulzim Bashës. Pasi ky i fundit tërhoqi mbështetjen për të më 9 Shtator dhe e përjashtoi nga Grupi i PD, Sali Berisha u kujtua se në PD nuk ka demokraci, se Lulzim Basha nuk respekton votën e lirë dhe gjithë betejën dhe mllefin kundër SHBA e maskoi pas betejës kundër tij.

Tani ka zgjedhur ambasadoren Yuri Kim, për të cilën bën sikur nuk e di që është përfaqësuese e SHBA Presidentit Biden. Kur në gjithë botën firmosen peticione kundër Presidentit Putin, Sali Berisha firmos në Tiranë peticione kundër Presidentit Biden. Shpresa e tij, se paraqitja si një viktimë e SHBA, do ta mbroj atë nga drejtësia dhe do ti jap mbështetje popullore e bën atë një identitet politik putinian, që mendon se jeton në Moskë dhe jo në Shqipëri.

Në Moskë, tek Serbët e Bosnjës ku jeton Dodik, apo ndoshta dhe në Siri, kur je në shënjestër të SHBA, mund të bëhesh njeri popullor, po jo i doboshëm. Këtu në Shqipëri nuk je, as popllor as i dobishëm. Këtu je një hajdut i frikësuar. Siç ngjan sot Sali Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?