Kopertina e librit të Lulzim Bashës

Mero Baze: Një libër që forcon portretin fallco të Lulzim Bashës

22 Mars 2021, 21:36| Përditesimi: 22 Mars 2021, 21:39

  • Share

Botimi i një libri autobiografik nga një politikan është një lajm i mirë. Akoma më i mirë është kur këtë e bën një politikan që pretendon të jetë kryeministër, siç është rasti i Lulzim Bashës. Edhe pse për publikun ai nuk është një i panjohur, që presin t’i lexojmë biografinë për ta njohur, libri vlen për të kuptuar sa i vërtetë dhe sa fallco është autori I librit. Dhe në rastin e Lulzim Bashës, kjo është një çështje identitare.

Problemi më i madh që ai ka deri tani si politikan, është konsiderimi si politikan fallco dhe një libër i tij mund të ishte një sfidë për t’u përballur me këtë defekt të madh të tij.

Por gjërat duket se kanë nisur keq qysh në fillim, kur Lulzim Basha ka vënë veten si autor të librit në një kopertinë që duket si e bërë te foto Skënderbeu. Shumica  e politikanëve në botë, nuk e kanë për turp që biografitë t’ua shkruajnë gazetarë apo shkrimtarë. E rëndësishme është që të jenë të vërtetë.

Bob Woodward, gazetari legjendar amerikan ka shkruar thuajse shumicën e biografive të presidentëve dhe sekretarëve të Shtetit këto 20 vitet e fundit. Askush prej tyre nuk e ka kompleks ta deklarojë këtë dhe ta shkruajë në kopertinë.

Në rastin e Bashës problemi është dyfish, se ai është përpjekur të gjejë një shkrimtare të patalentuar që t’i ngjajë atijë.

Lulzim Basha nuk ka faj që nuk është i talentuar si publicist, apo shkrimtar. Nuk është kusht kjo gjë që të bëhesh politikan.

Por i kompleksuar nga Edi Rama, që e ka zanat të parë të shkruarin, ai shkon e bëhet dhe më artificial se sa duket kur lexon deklaratat e shtypit me letër para.

Edi Rama vjen nga publicistika dhe shkrimet në politikë. Ai është një publicist i talentuar dhe ka një raport kulturor të provueshëm me fjalën e shkruar dhe gazetarinë politike.

Për të konkurruar me kryeministrin Edi Rama, nuk është e thënë të fillosh të konkurrosh me publicistin Edi Rama, se atij nuk ja dalim dot as ne që e kemi zanat. Më mirë është ta sulmosh tek ndonjë pikë e dobët.

Lulzim Basha ka 16 vjet në politikë dhe ligjërimi i tij publik, përjashto gafat pa fund, është mediokër, pa ngjyrë, pa emocion, dhe nuk të lë asgjë në mendje.

Pas 16 vjetësh ne presim që ai të ketë ndonjë ide se si do bëhet kryeministër, jo si do bëhet gazetar. Se me atë libër që ka bërë, se merr njeri në punë as tek gazeta “55”.

Problemi i dytë i madh që i hap vetes Basha me këtë libër, është të qenit i pasinqertë në pikat më kyçe të jetës së tij private dhe politike.

Fjala vjen, ky ka nisur librin me një skenë shabllon për vitet tetëdhjetë në Shqipëri, kur thotë që dëgjova për herë të parë Zërin e Amerikës me dajën dhe nga e gjithë ajo gjë mbante mend vetëm zërin e Elez Biberajt.

Elez Biberaj e dimë të gjithë që punon tek “Zëri i Amerikës”, dhe kjo nuk provon që e ke dëgjuar më 1984. Ajo që provon që e ke dëgjuar më 1984, është ajo çfarë ke dëgjuar. Po Luli këtë nuk e mban mend.

Nuk mban mend as më 1989 kur ra Muri i Berlinit, se çfarë ka thënë në klasë për këtë gjë, por mban mend që ishte shqetësuese. Problemi është se shokët e klasës janë gallë dhe e dinë që s’ka thënë asgjë. Ndaj, nëse nuk i mban mend, edhe mund të mos i shkruash.

Se fakti që Elez Biberaj punonte tek “Zëri i Amerikës” dhe që ka rënë Muri i Berlinit më 1989, e dinë të gjithë, por jo të gjithë këta që e dinë kanë qenë disidentë.

Më tej ai ka shmangur rastin të na tregojë kush e futi kamerier në kafenenë më të sigurtë të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, kafen e Aeroportit në Rinasit, pra në kafenenë ku kishte më shumë oficerë sigurimi, se sa klientë, dhe ku duhet të rekrutoheshe, para se të punësoheshe.

Kjo do ishte vërtet sfiduese për të na mbushur mendjen se dhe njerëz që Sigurimi i punësonte qysh 16 vjeç, mund të ishin antikomunistë.

Po ashtu, do të ishte intriguese të na tregonte pse qau Aurela më 1992 kur fitoi PD. E vërteta është se familja e saj nga Rexhini i Kurveleshit, është familje enveriste dhe ata kishin mbërritur në Tiranë falë lidhjeve të forta me regjimin komunist. Është normale që ajo ka qarë humbjen e pushtetit.

Kompleksi i Bashës për të vizatuar një familje enveriste, si familje demokratësh, vetëm se ai është martuar aty, e bën atë edhe më të pavërtetë. Është shumë më simpatike ta vizatosh vjehrrin ashtu siç e ke pasur, enverist, pasi ky nuk është problemi yt, se sa ta vizatosh demokrat, meqënse të duhet i tillë tani.

Xhaxhain e vjehrrit e ka arrestuar Sali Berisha me Bashkim Gazideden më 1996, si kryetar të Partisë Komuniste në ilegalitet. Edhe këtë dramë të familjes së vjehrrit mund ta përshkruante, apo punën e vjehrrës si krye arkëtare e VEFA-s, meqë e kishte dajë Vehbi Alimuçën.

Do të ishte po ashtu dinjitoze të tregonte se si i ka siguruar paratë e shkollimit, si ka qenë garant Sali Berisha për rekomandimet për sponsorizime, si është financuar nga Sorosi dhe bamirësi Bernard Cohen, si është shkatërruar raporti me të, dhe çfarë ka bërë me shkollën që e ka nisur më 1993 dhe e ka mbaruar më 2005. Edhe Flamur Noka e ka mbaruar më shpejt.

Nuk dua të zgjatem më tej tek pasiguritë e tij për të na treguar Lulzim Bashën fallco, por tek stërmundimi për të na treguar një Lulzim që nuk  e mban mend as vetë.

Por mbi të gjitha, ajo që të bën përshtypje është lehtësia me të cilën ai ka vizatuar opozitën e tij tetë vjeçare, ku e nis me “shqetësimin” për ligjin e shërbimit civil, e vazhdon me rrahjen e  Strazimirit dhe e mbaron me ligjin e dekriminalizimit.

Në fakt, momenti për të kuptuar demokratët, nëse ky është lider i vërtetë i PD-së, apo është Sali Berisha, janë vendimet e mëdha që shkatërruan opozitën.

Demokratët duan të dinë nëse marrëveshja e tij me Edi Ramën më 2017 kundër LSI, ishte vendim personal apo i konsultuar me Berishën.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të përjashtuar enturazhin politik të PD-së në 2017, nga i cili humbi 240 mijë vota, ishte i tij apo i Berishës.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të djegur mandatet, që po i garanton Edi Ramës mandatin e tretë, ishte i tij, apo i Berishës.

Demokratët duan të dinë nëse vendimi për të bojkotuar zgjedhjet lokale më 2019, ishte i tij apo i Berishës.

Nëse kanë qenë të Berishës, ky mund të bëjë një heroizëm e të tregojë që ishte i pafuqishëm dhe të betohet që tani e tutje do ndryshojë.

Edhe Luan Rama i LSI-së, pati guxim të kërkojë ndjesë për djegien e mandateve dhe tha “ishte vendim i Monikës, jo i Metës”. Ky bën një libër dhe hesht.

Nëse kanë qenë vendime të tij, atëhere ky duhet të pranojë gabimet e jetës që ka bërë në politikë dhe libri është në kohën e duhur, për të treguar kujtime si pensionist, por jo për të vazhduar më tej.

Pra ky libër ishte një shans që Lulzim Basha të luftonte armikun më të madh të jetës së tij politike, që është fallciteti.

Ai në fakt e ka thelluar atë dhe më tej, me gënjeshtra, improvizime dhe shpikje faktesh, që bëhen dhe më të lehta kur t’i shkruajnë të tjerët.

Është pak a shumë si në ato spotet që prodhon grupi i tij i PR-së, herë duke gatuar, herë duke bërë pazar me teta Verën e here duke i lexuar vajzës librin e gabuar për moshën.

Me sa duket ky njeri ka vendosur të konkurrojë si politikani më fallco në skenën politike. Problemi është se nuk ka me kë konkurron, se të tjerët, Rama, Berisha, Meta etj, mund të jenë të mirë apo të këqinj, të çmendur apo normalë, por janë të vërtetë.

Ky duhet të presë të shfaqet dhe një tjetër kaq fallco si ai, e pastaj të hyjë në garë. Këta të vërtetë e fshijnë, me gjithë kusuret që kanë.

Komento

Komente

  • Holta: 24/03/2021 05:09

    Keshtu jane te gjithe ne pd--fallco..pisa.hajdute,;te marre..maloke,vrases.kriminele...te pabese.kurva...qe ta fusin prapa kraheve..parti e regresit,,kjo parti eshte fatkeqsia e kombit bashke me lsi...

    Përgjigju
  • Tobi: 23/03/2021 04:23

    Ashtu eshte o Merro. Fallco komplet. Po si mundet xhanem dikush te beje nje liber? Vetem ayyyyy mund te beje libra nderkontinentale, ayyyy udheheqesi galaktikor, vete drita dhe erresira ayyyyyyy stari Rama.

    Përgjigju
  • edi: 23/03/2021 02:08

    Shqiptare te Stervuajtur nuk kerkon te jeshe filozof te dishe or nese se din te mesosh per keto Kerminj Bastarde qe kur filloi ne Qeverine e plakut super/dobic Berisha i dha dikastere te rendesishme pa bere asnje shkolle Madje Soros pagoi per shkolle ku miop jo sboni por 1 vit qe mori paguar per 4 vitet u be minister dhe sebashku me klanin e familjes Berisha Xhambazi-Ardita ku bene miliona euro or dollare dhe shume dekomenta jane zhdukur f firmoste Lale/Krosi Berisha Lulishi merr te pjesen e tije plus 230 Milione Rruga e Arberit

    Përgjigju
  • .Mondi: 22/03/2021 22:05

    Keto I dime te gjitha ajo qe sdi eshte si ka mundesi qe nje njeri pa kurfare vlere, 0 absolute te pretendoje olimpin shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?