Prej vitit 1991 kur mori drejtimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur besnik i kulturës politike të mospranimit të asnjë pale tjetër, përveç palës që është në anën e tij. Viktima e parë e tij, ishte Partia Dmeokratike.
Një vit pasi mori drejtimin e saj, ai e ndau Partinë Demokratike duke prodhuar bijën e saj të parë, Aleanca Demokratike, në vjeshtë të vitit 1992, ku u grumbulluan shumica e figurave themeluese të Partisë Demokratike.
Pastaj hemoragjia vazhdoi me Kalkaluën, Baletën, Dash Shehin, Rulin, Tritan Shehun, Pollon, e deri tek Patozi e Topalli më 2017. Të gjitha hemoragjitë e PD dhe ndarjet prej saj, kanë shkak Sali Berishën.
Pastaj vazhdoi me partitë historike, aleate të PD.
Ballin Kombëtar e ndau në dy parti, në Balli Kombëtar Demokrat dhe Balli Kombëtar, ku ai me prapashtesën demokrat ishte aleat i tij.
Pastaj iu hyri legalistëve të Zogut. Dhe aty krijoi dy parti, një fraksion “demokrat”, që ishte me PD, dhe tjetri i pavarur prej saj.
Më tej erdhi radha e socialdemokratëve të Gjinushit, duke i ndarë ata dhe duke krijuar Partinë Socialdemokrate të Teordor Laços, aleat me të.
Më tej vazhdoi me republikanët dhe demokristianët. Gjithnjë me të të njëjtin parim, njëri fraksion aleat me PD, tjetri i pavarur.
Pasi mbaroi punë me partite, kaloi tek shoqatat.
Shoqatën e të burgosurve politikë e përçau dhe krijoi dhe aty një fraksion të Shoqatës së të Burgosurve Politik democrat, ku bënte kujdes të gjente të persekutuar që kishin dhe dosje bashkëpunëtorësh, dhe tjetra ishte ajo e Kurt Kolës, që nuk i bindej. Po kështu dhe me shoqatën e pronarëve. Çdokënd që nuk e sundonte dot, e përçante, dhe kjo sindromë u përhap në shoqëri, deri tek shoqata e bletërritësve.
Pastaj ndau ditën e Çlirimit. Dhe këtu krijoi një datë çlirimi për demokratët dhe një për ish- komunistët, duke i mohuar Shqipërisë të drejtën të ketë një ditë antifashiste në historinë e saj. Pra e la Shqipërinë ose komuniste, ose fashiste, jo një Shqipëri antifashiste, siç u gdhi në të vërtetë Shqipëria më 29 nëntor 1944. Se çfarë bënë komunistët me pushtetin e tye për 45 vite është histori që duhet shkruar, por t’u mohosh shqiptarëve që ishin antifashistë më 29 nëntor 1944, është ta fusësh Shqipërinë në bllokun fashist, çka do kishim pësuar reperkusione të rënda, ndarje kufijsh, dhe ndoshta coptim të shtetit, që dhe ashtu ishte shumë i vogël.
Krijimi i dy historive, i dy paritve i dy shoqatave, i dy ideve dhe interpretimeve për të njëjtën të vërtetë, ka qenë misioni i jetës së tij.
Tashmë në fund të jetës së tij politike dhe fizike po mendon se po përçan dhe Amerikën. D.m.th do të krijojë një SHBA të Partisë Demokratike dhe një SHBA tjetër për gjithë botën.
Edhe pse është shumë qesharake për gjithkënd që e dëgjon, në të vërtetë ai është i autosugjestionuar nga ideja që ka një SHBA që e ka damkosur për gjithë jetën, por ka dhe një SHBA tjetër që është me të. Dhe atë e krijon duke paguar ca njerëz trushpëlarë në SHBA në një sale, dhe ky t’u përrallisë kundër një SHBA tjetër, armike me atë SHBA që nuk e lë të hyjë në SHBA. Pak a shumë siç bënte Fidel Kastro me emigrantët kubanezë, aleatë të tij në SHBA.
Dhe në fund fare, për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.
O shoku Mero,po mbaje nje cike veten Je leshuar pikiate. Nuk e imagjinoj dot ca zagari ose langua makar do kishe qene po te qe Rama gjuetar. Mbaje gojen mor se le nam.
PërgjigjuSa qenke prekur nga pershkrimi qe i ka bere plakut te currufjasur "demokrat"
Berisha nje bajge lope…
PërgjigjuO mik. Berishen e njohin te gjithe. Nuk kemi nevoje per barsaleta. Per Lylin dhe shpuren e tij na thuaj ndonje gje. Si ka mundesi qe humbesa serial nuk japin doreheqje. Dhe si ka mundesi qe ata qe e vendosin veten te lista fituese pa piken e turpit thone fituam duke mos pasur asnje kontribut jo vetem ne parti, por edhe ne shoqeri dhe profesion. Ky eshte problemi i te tashmes dhe te ardhmes, sepse keta kur ti vije radha per tja dhene pushtetin nuk e leshojne kurre dhe pasojat i kane shqiptaret. Nuk duam barsaleta me Berishen, sepse ai eshte kal i ngordhur, por ka lene mbrapa klonin qe do jua haje koken dalengadale.
PërgjigjuKushdo që të jetë në krye të PD nuk ka fitore . Vetëm në vitin 92 ka fituar vërtet .
Te thuash qe "Saliu eshte kal i ngordhur tregon se jo vetem analist nuk je por..!Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise! Largoheni sa me pare!