Ka një ekzaltim në shtypin e Berishës meqë SPAK po heton një kontratë koncesionare të portit të kontejnerëve në Durrës, që më 2017, qeveria ja hoqi Kurum-it, për shkak se kishte shkelur kontratën dhe e fitoi një kompani malteze.
“Kurum” e kishte marrë thuajse pa garë në vitin 2013 me urdhër të Berishës, por ndërkohë nuk respektoi asnjë kusht të kontratës përveçse konsolidoi rrugën se si nxirren mbetjet e rrezikshme jashtë Shqipërisë.
Tre vjet më parë, Gazmend Bardhi ka bërë padi ndaj qeverisë, pse i ka prishur kontratën Kurum-it dhe ja ka dhënë kompanisë malteze. Nga sa kuptohet tani, në fakt Bardhi vetëm e ka dorëzuar se padinë e ka bërë shefi i fushatës së tij që është një nga administratorët e Kurum-it në Elbasan.
E rikthyer si çështje në kulmin e debateve mbi nxjerrjen jashtë vendit në rrugë antiligjore të mbetjeve të KURUM-it, ky ekzaltimi i PD që drejtësia mund të marr hak për “Kurum”-in në të vërtetë tregon kapjen e opozitës nga “Kurum”-i dhe kthimin e halleve të “Kurum”-it në halle të saj.
Është e qartë kjo është një betejë ligjore e nisur t'i rikthej portin e Durrësit “Kurum”-it, meqë ashtu e ka dhe më lehtë të nxjerr mbetjet jashtë.
Unë nuk di nëse ka shkelje ligjore kontrata e re, por prishja e kontratës me “Kurum”-in u fitua në arbitrazh dhe u gjet e rregullt.
Kështu që e vetmja arsye përse gëzohen këta të PD është instinkti që kanë për tu ndjerë të gëzuar nëse bëhet fjalë për ndonjë rival të “Kurum”-it.
Në këtë rast kjo kompania malteze është kompania që i ka marr punën “Kurum”-it. Dhe kjo ka ngjallur një lumturi të madhe, që ua heq “dhimbjen” që tentojnë të tregojnë për mbetjet e “Kurum” shpërndarë nëpër botë.