Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze: Për ata që duan fakte pse Berisha është 'non grata'

4 Korrik 2022, 20:21| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 20:24

  • Share

Për të gjithë ata që kanë një vit që kërkojnë “qoftë dhe një fakt të vetëm” pse Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, sot kanë pas rastin të vërtetojnë një nga tre akuzat e rënda që sekretari Blinken ka bërë në adresë të Sali Berishës.

Ai e ka vizatuar Sali Berishën si minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, për të mbrojtur bashkëpunëtorët e vet.

Për akuzën e tretë keni një javë që keni fakte të përditshme. Pasi akuzoi gjyqtaren Blerina Muçi si “kriminele” pse ajo i hapi rrugë shqyrtimit të dosjes së legjitimitetit të mitingut në stadium si “Kuvend partie”, Sali Berisha ka 24 orë që agreson trupën gjyqësore të deputetit Ervin Salianji me tone kërcënuese, të mjaftueshme që ndaj tij të ngrihet padi dhe të shkojë para gjykatës.

Dhe nuk është se po e bën në emër të drejtësisë, por në emër të interesit të tij politik, pasi deputeti Salianji dha prova besnikërie dhe deklaroi se për të ka rëndësi protesta e 7 korrikut, dhe u rreshtu krah tij .

Për shkak të këtij interesi politik, Sali Berisha jo vetëm që ka marrë rolin e linçuesit të një trupe gjykuese, por dhe gjithë mbështetësit e tij kanë adoptuar sjelljen e tij, duke mbushur sallën e gjyqit, si cuba që duan t’i bëjnë presion drejtësisë.

Praktikisht Sali Berisha po injekton standardin e një partie “non grata” për gjithë grupin e tij që e quan parti. Pra nuk kemi vetëm një udhëheqës me sjellje “non grata”, por një grup politik që ka adaptuar standardet e një personi “non grata” si standarde të një grupi politik.

Kjo është dhe më e rrezikshme për një shoqëri se sa sjellja e një lideri, por ama është shumë e lehtë për drejtësinë në Shqipëri të identifikojë shantazhuesit e saj.

Fakti që gjykata sot nuk u mblodh, nën arsyetime procedurale, është një shenjë akoma dhe më e keqe, pasi ajo lexohet si triumf i këtij grupi politik shantazhuesish mbi drejtësinë.

Pra nëse deri më sot kemi një person “non grata’ i cili është i tillë edhe pse ka shantazhuar drejtësinë, sot kemi një triumf të shantazhuesve të drejtësisë mbi gjykatën, e cila nuk guxon as të hyjë në një sallë mbushur me deputetë gangster, që imitojnë shefin e tyre cub.

Tani e tutje ata prokurorë që thonë “duam fakte” për akuzat e SHBA ndaj Sali Berishës, mund të shikojnë pamjet televizive në gjykatë dhe deklaratat e Sali Berishës, për të nisur çështjen “kryesisht” ndaj tij.

Fakte më të rënda se kaq në flagrancë nuk do të kenë mundësi të gjejnë.  E gjitha kjo bëhet në interes të pushtetit të tij politik dhe kapjes së pushtetit në krye të një grupimi politik.

Duke shmangur vendimin për gjykimin e Salianjit, ai kërkon t’u thotë mbështetësve të vet, se kush është me të është i paprekshëm, dhe të gjithë do mendojnë se një gjykatë që nuk ka këllqe të ndëshkojë Salianjin, si do ketë këllqe të ndëshkojë Saliun.

Provat janë sheshit. Ka 24 orë që riprodhohen pa asnjë drojë prej Sali Berishës. SHBA ka tridhjetë vjet që i ka identifikuar këto sjellje.

Prokurorisë sonë do t’i mjaftonin 30 orët e fundit për të bërë detyrën. Ose së paku për të mos u qurravitur duke na thënë “na sillni prova për Sali Berishën”. Vetë Berisha ka provuar akuzën që SHBA i ka bërë  si “shantazhues i drejtësisë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jo: 05/07/2022 08:24

    Po si nuk vdiq ky plak malok rq tna lej rahat se kemi gjithe jeten me styren e S.B ne tv

    Përgjigju
  • Ledi: 04/07/2022 20:43

    Mero negjithse po behet vetngu a do te kete drejtesi te pamvsryr Sgqiperia ? Socualistet zbarojne lighin dhe nuk i imponohen drejtesise ,kurse PD ne cdo rast reagon ne lufte me drejtesine.Sot u pa qe drejtesia po lufton vetem nje krah dhe po del hapur e frikesuar nga presuonet e Saliut dhe deputeteve te tij!A nuk duhet te largohen nga drejtesia jeta gjygjtar qe bejne shtyrje seance pa sens?

    Përgjigju
    • Toni: 04/07/2022 23:19

      Prape ti mo. Po shkruaj more mire te marrim vesh cfare po thua.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?