Kronikë

Mero Baze për Report Tv: Shqipëria ka nevojë urgjente për brezat antizjarr në male dhe një flotë ajrore! Piromanët janë njerëz të çmendur

13 Gusht, 19:38| Përditesimi: 13 Gusht, 19:48

  • Share

Zjarret në vend po bëjnë kërdinë prej ditësh duke shkrumbuar gjithçka gjejnë para nga veriu në jug, por ajo që bie në sy është mungesa e një infrastrukture antizjarr të organizuar dhe që tani bëhet më shumë se kurrë e nevojshme.

Kështu shprehet gazetari dhe botuesi Mero Baze për Report Tv, në një intervistë telefonike për situatën më të fundit nga zjarret në vend, sidomos rrezikimi i forcave operacionale në luftë me flakët në malet e jugut, ku ka edhe bomba të Luftës së Dytë Botërore që shpërthejnë dhe mund të shkaktojnë viktima.

Ai propozon dy zgjidhje urgjente: Krijimin e brezave antizjarr në male për të parandaluar drama dhe tragjedi të ardhshme me një sistem të organizuar në terren, dhe një flotë ajrore sikur edhe modeste me avionë dhe helikopterë për të shuar flakët nga ajri, si e vetmja mënyrë e shpejtë dhe më e suksesshme.

“Malet e jugut janë të mbushura edhe me bomba të luftës. Mund të shpërthenin dhe të shkaktonin të lënduar, por për fat të mirë nuk ndodhi. Shqipëria që nga viti 1990 ka hequr dorë nga mirëmbajtja dhe mbrojtja nga zjarret në vend. Ka ekzistuar një kulturë për mbrojtjen në qytete. Por problemin më të madh ne e kemi me malet, sepse nuk kemi as rrugë dhe as ujë, kryesisht në jug, kurse në veri është më ndryshe. Kurse malet e jugut nuk kanë as ujë dhe duhet të ndërhysh nga ajri. Duhet një studim për malet e Shqipërisë për brezat e zjarreve, me qëllim parandalimin në rastet e tjera të zjarreve. Sepse nuk mund të fiket me njerëz siç nododhi edhe në malin e Golikut, sepse atje mund të ketë edhe bomba që shpërthejnë dhe shkaktojnë dëme. Ndërhyrja kur ndodh zjarri është kot, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund dhe Shqipëria duhet të investojë për brezat antizjarr në malet e saj”, këshilloi Baze në analizën e tij.

Ai u shpreh pro dënimeve të rënda për piromanët, propozim ky i kryeministrit Edi Rama, por theksoi se ata që vënë zjarre nëpër Shqipëri janë njerëz të çmendur dhe nuk i ndreq dot nëpërmjet dënimeve, sepse janë të fiksuar. Ndaj zgjidhjet konkrete emergjente janë ato dyja më sipër, me infrastrukturën ajrore dhe brezat e antizjarrit.

“Nuk jam kundër dënimeve të rënda, jam pro dënimeve maksimale ndaj zjarrvënësve. Problemi nuk është te dënimet, por të njerëzit që janë të çmendur, ata nuk janë të ndërgjegjshëm, dënimet janë për njerëzit normale. Kurse për ata që janë piromanë dhe i kanë fiksim zjarret nuk i shmang dot, sepse ata janë njerëz anormalë, s’i ndalon dot. Ndaj infrastruktura antizjarr është e rëndësishme. Zjarrvënësit janë njerëz të çmendur”, shpjegon gazetari për Report Tv.

Baze nënvizon se duhet një sistem antizjarr edhe për ndërtimet e larta dhe këmbënguli te brezat antizjarr, duke marrë si shembull Delvinën, ku zjarri ‘shëtiti’ nga fshati në fshat sipas tij.

“Edhe ndërtimet e larta, nëse nuk kanë strukturën antizjarr mund të kthehen edhe në katastrofë. Fshatrat e thellë, të largët dhe të braktisur, janë një rrezik i madh. Kemi rastin e Delvinës ku zjarri kaloi nga fshati në fshat sepse nuk kishte breza antizjarr dhe prej një jave vijon e djeg. Shëtit zjarri për kilometra të tëra dhe pa pengesë, se nuk ka breza zjarri, e përsëris por kjo është e rëndësishme. Ndryshe e gjithë kjo histori është histori lotësh, kur të gjithë qajnë, marrim helikopterë borxh dhe s’i shuajmë dot zjarret”, tha ai.

Dhe një nga zgjidhjet më emergjente mbetet pikërisht flota ajrore, aq e domosdoshme në këto situata, që nëse nuk i zgjidhim, sipas gazetarit do të bëhemi qesharakë në të ardhmen.

“Infrastrukturën ajrore e zgjidhim me ndihmën e miqve, s’i bëjmë dot, por të paktën brezat antizjarr mund t’i bëjmë vetë. Duhet të forcohet infrasktruktura antizjarr. Shqipëria duhet të ketë një flotë të paktën ajrore antizjarr, qoftë me avionë, ashtu edhe me helikopterë. Ata janë më rezultativë. Duhet edhe ndihma nga BE, por edhe flota jonë ajrore. Na duhet një mbrojtje kombëtare antizjarr, ndryshe ne do bëhemi qesharakë dhe jo seriozë”, përfundoi Baze.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analiza: 14/08/2025 00:35

    Si te veprohet! 1- Zjarrfikse moderne me zinxhir Cdo rreth qe ka mbi 20 mije banore te kete 1/2 zjarrfikse me zinxhir pra janë sistem i vecante i firefighter fikje zjarr 2- Zjarrfikse moderne Rritja e cdo rrethi me dy zjarrfikse te reja , standardi per 20 mije banore 1 zjarrfikse e re bashke me paketen e trajnimit dhe mjete shtesë per 8 kate (25 metra ) 3- Flota ajore Cdo rreth te paiset me helikopter zjarrfikes sidomos rrethe mbi 20 mije banore 4- Flota logjistike Vendosja piketave termale kur kalon dhe ka rritje termale pra zjarr te kete sistem njoftimi , dhe nga plani emergjences te vendosen pikat 1-2-3 5-Rruge malore dhe shtigje malore Plane bashkiake per te hapur rruge malore shtese per logjistike dhe pastrim shtigjesh qe ndajne zona pra fshati me fshatin 6- Favorizimi i blegtorise Blegtoria ndihmon ne reduktim te ferrave (dele dhia etj etj ) 7- Krijimi logjistikes Logjistike dhe plan anti zjarr, pergjigjie ndaj permbytjeve dhe katastrofa te tjera 8- Shtrimi me asfalt i disa zonave turistike (qe Kane Kisha antike keshtjella antike , histori antike etj etj ) kjo i jep ndihme edhe logjistikes se zjarrfikseve 9- Futja ne shkolle e master si dege studimi per fikje zjarri ose futja e studimit kerkim - zhvillim per keto fusha Edukimi i popullit mbetet pika dhjeté cdo peme jep ajer fruta japin disa dhe secila peme mban erozionin dhe ruan ujin nga permbytja.

    Përgjigju
  • Ush ushtarak iF.A.R.P.S.SH.-së: 13/08/2025 20:49

    Z.Mero ju jeni i pari në fjalë dhe i fundit më duket në vepra.Të thuash duhet kjo,ajo e kudi unë që çfarë mund të dish ti.Përse z.Mero nuk u bënë THIRRJEtë pasurve(të pasuruar me pasurin e këtij vëndi, me dbersën e këtij mileti)të jepni nga 30% të oasuruve monetare dhe të bkihen nja 5 a6 avjinë e etj??.Ju dhimsen?Tjetër z Mero përse zjarri nuj bis re gbiriLalzit? Por vetëm në pyje??Z Mero nuk ka patur linja tëT.N., apo rrufe që të digjen malet,apo e kam gabim? Përpara se të kërkosh mos hardo që të shtrish këmbët sa ke jorganin o Mero.Kjo punë o mero bëhet me pak LEKË o burë dhe si :1SH.I.SH;SH.I.U;DHE POLICIA TI ÇOJNË NË PJATË OSE MË MHRË NË SUNI KEQBËRËSIT TE DREJTËSIA,2 TË NDËRTOHEN KULLA VROJTUMI SI KAN QËNË, 3 KU JAN PUNONJËSIT E ND.SH.PYJORE SE PO SHOHIM VETËM POLIC, USHTAR, ZJARRFIKSA DHE ATA QË MARRIN PARATË JAN ME PUSHIME?.??.MEROduhet të dish po mirrë ama që që.ng 1986 e këtej kanë lindur zjarret, se ÇEÇUA KISHTE BIÇAK O MERO.NË atë kohë n.qse për 24 orë nuk e zbuloje keqbërësin puntori poolicis shkonte vet në hapsane.Zjarri shuhet me:zjarrë,me ndërprerje dhe me mjete të .bushura o me rërë o me dhe.Respekt për ata që LUFTOJNË ME ZJARRET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?