Foto ilustruese

Opinion

Mero Baze: Për të shmangur turizmin me kallshnikov në dorë

27 Qershor 2021, 20:12| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 20:14

  • Share

Një nga reagimet më domethënëse të shtetit ndaj banditëve në fushën e turizmit ka qenë ajo ndaj Mihal Kokdhimës, për shkak të sjelljes së tij ndaj një klineti të huaj. Qeveria i rrafshoi lokalin si vend krimi dhe e çoi në burg. Edhe pse ngjante si reagim jo-proporcional dhe ngjante i tillë për shkak se viktimat ishin të huaj, ishte një leksion i dobishëm, i cili nxjerr në pah një problem serioz që kemi në fushën e shërbimeve turistike

Problemi është se shërbimet turistike duhet të licensohen mbi bazën e një vetingu që u bëhet pronarëve dhe sjelljes së tyre publike.

Shumë njerëz të botës së krimit, ne e dimë që kanë fuqi financiare të investojnë në objekte turistike. Shumë prej tyre janë zaptues të dhunshëm, apo diktues mbi autoritet lokale, për shkak të fuqisë financiare që kanë.

Por shërbimi turistik është përgjegjësi publike dhe jo personale. Shërbimi turistik është përgjegjësi edhe e qeverisë.

Ngjarja e ‘Orange” në Sarandë, ku pronari përleshet me kallashnikov tek dera e lokalit, duke marrë më qafë një klient, dhe maskara e sotme e Velipojës, kërkojnë një reagim shtetëror dhe jo vetëm policor.

Reagimi shtetëror nënkupton që shërbimi turistik nuk mund t’i besohet çdo njeriu që bën një godinë se ka lek, apo se ka fuqi zaptuese.

Ata mund të bëjnë godinën por nuk mund të bëjnë shërbimin turistik duke shkaktuar masakra të tilla.

Kur them që reagimi ndaj Mihalit ishte efikas, kam parasysh faktin që qeveria ja rrafshoi godinën si vend krimi dhe e zhduku atë nga tregu i turizmit.

Ky kriter duhet të përdoret për çdo pronar që operon në fushën e turizmit dhe që shkakton masakra apo incidente të dhunshme. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm masakrën si kjo e sotmja, apo atë të Sarandës, por qoftë dhe një incident fyes si ai i Himarës.

Gjëja e parë që duhet të bëj shteti, është përjashtimi përjetësisht i këtyre personave dhe njerëzve të lidhur me ta, nga shërbimet turistike. Mirë do të ishte që për ngjarje ekstreme si kjo e sotmja, edhe godinat t’ua bësh rrafsh por kjo është çështje që ka nevojë për kuadër ligjor. Deri atëherë, atë që mund të bëjë me urgjencë dhe pa kosto qeveria, është përjashtimi i tyre nga shërbimet turistike.

Eshtë e papranueshme që pas asaj masakre ato dy godina të quhen ende hotele, dhe të guxojnë të vazhdojnë të shërbejnë për qytetarë. Pavarësisht hallit që i ka zënë me humbje jete, ata duhet të humbasin përjetësisht të drejtën për të shitur shërbime turistike.

Njësoj duhet vepruar në mënyrë proporcionale me ata që abuzojnë me klientë, me ata që dhunojnë klientë apo përpiqen t’u imponojnë standardet e tyre jocilësore.

Në turizëm, klienti është mbreti, dhe pronari është shërbëtori. Në turizmin tonë, pronari është Zoti që të merr dhe jetën.

Kjo histori duhet të marrë fund duke I nxjerr ata me ligj jashtë shërbimeve turistike. Ky është një leksion që mund të edukojë dhe ata që mund të trimërohen nga akte të tilla, dhe që guxojnë ta kthejnë sezonin turistik në arenë të përgjakshme rivaliteti se kush mund të zaptoj më shumë hapësira apo kush mund të terrorizojë më shumë klientët. Mihali ishte shembulli i mirë ndëshkimi. Ndoshta më i miri që kemi pasur deri tani dhe funksionoi. Shërbimet turistike kanë nevojë për vetingun e tyre dhe ndëshkimi është dënimi i përjetshëm për mentalitetin e banditëve që kërkojnë të bëjnë turizëm me kallshnikov në dorë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuçë Selenic: 27/06/2021 21:24

    Mihale Kokdhjemen këtë patriot i madh e shkatëruan vet vlonjatët nga zilija se mbante me bukë dhe ngrohtë vajzatë e Vlorës. Gjynah e shkatëruanë vlonjëtët këtë bamirësë të madhë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?