Liri Berisha dhe Sali Berisha

Mero Baze: Përse “Shtëpinë e Lirisë”, nuk e shpëton dot Liria

6 Shkurt 2022, 19:11| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 19:14

  • Share

Për herë të parë gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, kur Sali Berisha ka sunduar në politikën shqiptare, Liri Berisha gruaja e tij, u shfaq në një tribunë politike në Vlorë duke ju folur grave që mbështesin familjen e saj në betejën e fundit me SHBA. E pashfaqur kurrë në tribuna politike, edhe pse ka qenë ndikuesja më e madhe e vendimeve më të këqija të Sali Berishës, në dëm të shqiptarëve, Liri Berisha duket se po përdoret tanimë për ta banalizuar të keqen dhe për të konsideruar betejën kundër SHBA një çështje “nderi” në familjen Berisha.

Dy ditë më parë Ilir Meta, në përpjekje për të shpjeguar makthet e tij nga beteja me SHBA e kishte përmendur rastin e Liri Berishës si “padrejtësi” të madhe madje shprehu gatishmërinë të çonte “bedel” në vend të saj gruan e tij. Në fakt Monika Kryemadhi ka plotë të meta dhe mëkate që na i tregon çdo ditë dhe kjo e bën atë një grua shumë më dinjitoze dhe të pranueshme se sa Liri Berisha që ka tridhjet vjet që na poshtëron duke diktuar pushtetin e burrit të saj dhe për të ruajtur maskën e një kukulle japoneze, që fsheh thikat nga pas.

Përpjekja për të përdorur Liri Berishën si karburant rezervë në betejën me SHBA nga familja Berisha dhe gjithë familja “non grata” në përgjithësi në Shqipëri është shenjë e krizës së fort që ata po përjetojnë me opinionin publik. “Shtëpia e Lirisë” duket se ka nevojë për Lirinë e Sali Berishës, jo për të na shtuar ne liritë që na mungojnë, por për të siguruar lirinë e tyre për të qenë sërish njerëz normalë në shoqërinë shqiptare.

Por ka shumë arsye përse “Shtëpinë e Lirisë” nuk e shpëton dot Liria.

Ndryshe nga sa është përpjekur këto tridhjete vite, për të qëndruar nën hijen e Sali Berishës kushdo që  e ka njohur nga afër atë familje dhe pushtetin e saj, e ka të qartë se Sali Berisha për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha. Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjek interesin e familjes. Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008 kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes, vajzës djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

Ajo e ka trajtuar realisht Sali Berishën si një kollovar në shërbim të familjes së tyre në pushtet.

Me një qetësi ët frikshme, ajo u përgënjeshtrua publikisht nga motra e saj, kur tentoi të mashtronte se Berisha nuk e njihte burrin e motrës së saj mbetur i vdekur në Gërdec, që sipas saj motra i kishte thënë “mban ca arka në Gërdec.” Pra u tregua e gatshme të poshtëronte edhe burrin e vdekur të motrës së saj, vetëm që të nxirrte të pastër burrin dhe djalin e saj të përfshirë në një histori korruptive për shkak të pushtetit.

“Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën, nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga.” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Nderkohe motra e saj Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, – thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Rama. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Më tutje ajo u kthye në një personazh vulgar dhe objekt anektodash, ndërsa thërriste në ankande “bamirësie” VIP-at e biznesit shqiptar që blenin piktura sikur të ishin të Pikasos, pa i parë kurrë ato me sy e pa i prekur me dorë.  Ndonjë prej tyre mund ta shikoni sot në zyrën private të Sali Berishës që është selia e re e partisë së tij.

Atë e ke në fotografi publike me njerëz që janë ën kërkim për pastrim paresh e trafiqe ndërkombëtare, duke firmosur bluza sportistësh nga 25 mijë euro për një cope. Ajo është gruaja që ka heshtur për 30 vite ndërsa burri i saj ka përdhunuar publikisht çdo grua në politikën shqiptare me fjalorin më të rënd të mundshëm, dhe është  ndjerë e plotësuar kur Sali Berisha ka akuzuar si lavire bulevardi kryeprokuroren Ina Rama, pasi mendonte se ajo i rrezikonte të ardhmen  fëmijëve.

Ajo për tridhjete vite ka qenë ujkonja që ka ruajtur pushtetin e Sali Berishës për interes ët familjes së saj, dhe një njeri që ka dominuat vendimmarrjen e tij politike.

Vajze e një familjeje “jugosllave”,vendosur në Tiranë, me nëne serbe dhe baba nga një fshat shqiptar i Malit të Zi, ajo është e ftohtë, ndaj fatit të shqiptarëve në pushtetin e familjes së saj.

Fatkeqësisht Liri Berisha është në listën e zezë të SHBA si gruaja e Sali Berishës, në motivacionin për korrupsion domethënës për shkak të përdorimit të pushtetit të tij. Po të mos ishte formaliteti protokollar, nuk do të ishte gabim, që Sali Berisha të ishte në listën e zezë, si burrë i Liri Berishës dhe babi i fëmijëve të tij që në fakt plaçkitën Shqipërinë dhe vazhdojnë ti gëzojnë akoma ato para.

Në atë familje fatkeqësisht Sali Berisha është më i miri. Ndaj “Shtëpinë e Lirisë” nuk e shpëton Liria. Ajo është arsyeja pse ata janë fundosur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leonard: 07/02/2022 01:24

    O Mero na hape barkun kur e kishe mire me saliun e mburrje tani qe u prishe e shan.Qengji urge pi dy Nena servile tere kopene.ti vete nga te hedhin kocken

    Përgjigju
  • Taraboshi prej shkodre: 06/02/2022 20:47

    Z. Baze ish zonja e parë në misionin e saj ndaj atdheut mëmë (Sërbisë) e ka përmbushur më së miri,nëpërmjet tradhëtarit të këtij kombi që është transformuar totalisht nga fshati i gruas dhe për ideal ka Sërbinë dhe sllobodanka lirinë vetëm e vetëm për të çbërë Shqipërinë,prandaj dhe Saliu nuk e njihte baxhanakun dhe,ajdarin e Olldashin pardje,Lulushi sot,bile as DASh,për të Sërbia,liria dhe pjella e saj Xen e argitë janë gjithçka,të tjerët Shqipëri e shqiptarë për t'a janë më mirë të vrarë ky është kollovari i Sërbisë që po i bën gjëmën Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?