Albin Kurti

Opinion

Mero Baze: 'Policia patriotike', si një fashizëm që vjen nga Kosova e Albin Kurtit

8 Gusht 2021, 19:48| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 19:52

  • Share

Sot vendosa të bëj një ushtrim të vështirë, që të ha kohë. Disa dhjetëra mesazheve kërcënuese në inbox, kryesisht nga mërgimtarë të Kosovës, u vizitova profilin. Në 100 për 100 të rasteve ishin mbështetës të Albin Kurtit.

Të biem dakord nuk është se më shqetësojnë kërcënimet dhe as ndjehem i rrezikuar prej tyre. E gjitha vlen thjesht për të verifikuar kush po e nxit një frymë linçimi në shoqërinë shqiptare në emër të “patriotizmit”, një lloj fashizmi që vjen prej Albin Kurtit, i cili ka marrë përsipër krijimin e policisë patriotike shqiptare.

E di se mesazhe të tilla marrin dhjetëra gazetarë shqiptarë, që përballen me tema të tilla dhe do të uroja mos të ndiheshin të frikësuar. Një prej tyre Una Hajdari, ndoshta gazetarja më e re me origjinë shqiptare që ka arritur të botojë në shtypin më prestigjioz botëror, po ashtu ishte ndjerë e fyer dhe kërcënuar nga mesazhe të tilla. Përmes një tëiteri, ajo denoncoi gjuhën neveritëse ndaj saj, nga bashkëkombësit e saj shqiptarë.

Ka mes tyre nga ata që betohen se do të udhëtojnë në Shqipëri të bëjnë masakra, ka të tjerë që të bëjnë inventarin e kokave që do të presin nga familja jote, por dhe ka më idiotë akoma, ata që thonë, “po si guxon me zë në gojë “të madhin Albin Kurti”.

Rasti i Bregoviçit nuk është debat kulturor, siç përpiqen ta mbrojnë avokatët e linçuesve. Askush nuk po hyn në debat kulturor nëse muzika e Bregoviçit është më e mirë se muzika shqiptare apo anasjelltas. Madje në Shqipëri, Bregoviçin nuk e njohin as 1 për qind të asaj që e njohin në Kosovë.

Rasti i Bregoviçit është një debat politik, që po teston një fenomen të rrezikshëm që po lind në shoqërinë shqiptare, pikërisht prej frymës fashiste të Albin Kurtit. Ky rast provon ekzistencën e të gjitha instrumenteve që fashizmi përdori për të mposhtur shoqërinë, vullnetaret e dhunshëm që kërcënojnë me dhunë, dhe policinë e mendimit patriotik, që frymëzohet prej “të madhit Albin Kurti”.

Ky fenomen është parë në Kosovë, gjatë fushatës së fundit elektorale, në linçimin e disa gazetarëve kritikë me të, që shkoi përtej përmasave njerëzore.

Tani kjo “polici patriotike” po ruan dhe çfarë ndodh në Shqipëri, kush duhet të këndojë e kush jo, çfarë duhet të lexojmë, dhe çfarë jo, e mbi të gjitha, si duhet të mendojmë.

E di që nuk është ende rrezik të shqetësohemi nga plehra të tilla, por fakti që ata guxojnë ta bëjnë, tregon shumë.

Fashizmi që vjen nga Kosova e Albin Kurtit, nuk është një fenomen që rrezikon Shqipërinë, se këtu nuk pi ujë, por është një fenomen që rrezikon Kosovën. Ai vend u bë i pavarur, pikërisht se një fashizëm tjetër, kaq idiot sa ky, donte të dominonte popullin e Kosovës bazuar mbi parime etnike. Kosova u bë aleat i gjithë vendeve të NATO dhe Bashkimit Evropian për të bombarduar Serbinë, falë fashizmit të Sllobodan Miloshevicit mbi shqiptarët.

Fashizmi i ri i inkurajuar nga Albin Kurti, është një gjëmë që duhet marrë fund seriozisht tani, ende pa u bërë institucion. Kapardisjet e tij “sovraniste”, hedhja poshtë e Marrëveshjes së Uashingtonit, lëshimi i trushpëlarëve linçues mbi çdo kënd që bie ndesh me policinë e mendimit patriotik të Albin Kurtit, përdorimi i falangave të dhunshëm, tipit “tifozat Kuq e Zi”, dhe mbi të gjitha, krijimi i idesë se ai po i del zot “shqiptarisë”, janë simptoma të qarta të një nazizmi në pushtet.

Edhe Milosheviçi kështu e nisi në Fushë Kosvë, duke i thënë serbve “Askush nuk do t’iu prekë më” se më keni mua dhe në fund dorëzoi Kosovën. Se Kosova është vendi ku fashizmi është i detyruar të vrasë të zotin, jo të tjerët.

Aq më pak ne, që jetojmë në Shqipëri, që dhe nëse duam të bëhemi “agjent të Serbisë”, siç baltosin këta neonazistët e Kurtit, na duhet një përkthyes kosovar.

Komento

Komente

  • Artan (Gjakovë): 12/08/2021 13:23

    Problem nuk është patriotizmi i përfytyruar dhe i keq përshkruar nga dashakëqinjët. Problem nuk është pseudoartisti i ftuar. Problem nuk është iniciativa për Ballkanin e Hapur. Problem nuk është konflikti i përfytyruar me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Këto nuk janë probleme por janë plane dhe skenare. Janë plane dhe skenare që shërbejne për largimin nga skena politike të politikanit të pakorruptueshëm Albin Kurtit. Si guxon Kosova dhe populli i saj të zgjohen nga gjumi dhe të votojnë një udhëheqës të pakorruptueshëm? Është e qartë se disa udhëheqësve në Ballkan të zhytur në krim nuk u konvenon një model i politikanit të pakorruptueshëm siç është Albin Kurti. Këtu qëndron thelbi i problemit.

    Përgjigju
  • HKR: 09/08/2021 10:51

    Mero Baze, mos u merr me “policine patriotike”, por merru me shtabin tradhetor qe ka kllapuar gjitha qelizat shteterore Shqiptare. Ti je pjese e ketyre qelizave. Sa te paguan Edi qe t’i lepish b*then? Gjithmone e anashkalon te verteten Mero. Nganjehere je me keq se serbet. Serbet jane armiqte e te vertetes nese nuk e ke kuptuar ende.

    Përgjigju
  • Coni: 09/08/2021 05:18

    Bravo mero si gjithe je nje pene e arte..

    Përgjigju
  • Kastrioti: 09/08/2021 04:52

    Kur sta rras kush dhe mundohesh me ra ne sy si gazetar.

    Përgjigju
  • Fgh: 09/08/2021 00:59

    O Kalimero, Perseri me artikujt tuaj bq. Brravo re pjeshke gazecharie. Je gazechari me i vecante ne Republike. Ke prova per keto brockulla qe thua? Nese te kercenuan dhe ndihesh i kercenuar, pse nuk ben padi penale? Pse duhet te jete pikerisht nje si ti qe sulmon nje km shqiptar dhe i mban ison serbistanit? Qer do ti me goran bretkocaviqin? Kur e dini qe nuk na pelqen dhe nuk i pelqen vellezerve tone Kosovare, pse duhet te jini ju ato bq qe imponojne nje lavire si goranka? Pse nuk e kuptoni qe nuk duam te kemi gje te perbashket me shkiejt. Pse duhet qe t’i vejme shqelmin identitetit tone kombetare dhe etnik, per nje kaprico te robuas tend Edvin bq! Se edvin bq nuk ka vizion per mandatin e trete, s’do te thote qe Shqiptaret duhet te “vllazerohen” me serbe. E kemi pare shtegun serb me enverin. Vetem vdekje shqiptaresh kishte. Qe me heqjen e shqiponjes nga sheshi i Tiranes ka filluar ekzekutimi i shkombetarizimit shqiptar. Kete e filloi robua yt, edvin bq. Kjo eshte gjenocid mer kalimero baze...dhe ti si char, po ndihmon ne kete mesele. Te ndihmosh ne kryerjen e gjenocidit eshte veper penale. Do te vije koha dhe do e shikosh mire. Gazetaruc bq! @Redaksia e Shqiptarja.com...behuni burra dhe publikojeni. Mos censuroni komentet.

    Përgjigju
  • Koli: 08/08/2021 21:13

    Cfare gazetari eshte ky Mero. Perse nuk e propozojne per Pulitzer xhanem! Gabim i madh per zotin. Nder gazetaret lapidar qe gjithmone kritikon opozitat qe i prishin imazhin qeberive apo ndonje qeverie qe si pelqen Rames. Eshte fantastik.

    Përgjigju
    • @KB vlore: 09/08/2021 10:47

      Gazechar e kishe fjalen, se vetem gazetar nuk eshte Kalimerua.

    • KB vlore: 09/08/2021 08:35

      Mero eshte gazetar brilant e konciz. Shkrim perfekt. Albini eshte idiot dhe do ta shohim ku do perfundoje me keto pallaçolleqe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?