Berisha mund t’i kursente këtë dëshpërim të ri, opozitës. Në një protestë, ku nuk mbledh dot as tre mijë vetë dhe pretendon ta jetë më e madhe në histori, zeron dhe vlerën e historisë dhe të së tashmes. Por mbi të gjitha, demokratët bien në dëshëprim pa nevojë tre muaj para zgjedhjeve.
Nëse donte të testonte popullaritetin e Arben Ahmetaj në PD, nuk kishte nevojë të bënte miting fizik. Le të bënte një herë një sondazh, ose të pyeste nga PS. Pa shumë shpenzime do t’i kishte përgjigjet. Mbi të gjitha, pa kaq shumë dëshëprim, nga ky miting gastronomik që bazohet tek inati me verën dhe mishin që ëndërrohet se ha Edi Rama.
Se tani duket që dështimi ka sjellë dëm gjithë këto lajme të reja. Tani edhe Trumpi duket sikur ka fituar kot, dhe Berisha ka shkuar në Gjermani kot, madje edhe Fatmir Mediu ka qëndruar kot një muaj rrugëve të SHBA.
Ato shpenzime të senatorëve mund t’i shlyejë edhe duke qëndruar një muaj atje, se një muaj në SHBA bën më shumë se sa ajo shishe e verës që kishte tek ajo letër e printuar nga interneti, Arben Ahmetaj.
Sidoftë, ai e bëri. Në fund të fundit, i kishte marrë masat duke e quajtur mitingun të Arben Ahmetaj. Nuk është keq, po ta quash si miting të të tjerëve. Ai, as në PS nuk ka mbledhur ndonjëherë 3 mijë njerëz.
Risi e re ishin tre folësit që kishin lidhje me burgun.
I pari ishte Fatmir Mediu. Ky është një kandidat për të shkuar në burg. Edhe pse poston çdo ditë foto me senatorë amerikanë duke pirë kafe, por ai duhet të shkojë në burg. Dhe kjo nuk është shumë optimiste si prognozë, pasi po merr, pa shpresë, djalin e Sali Berishës si bashkëpunëtor kryesor. Ajo aktorja u përmendi vrasjet, por ndoshta Mediu thotë me vetë që e ka për Berishën, dhe Berisha thotë me vetë e ka për Mediun.
I dyti ishte Ilir Meta. Ky fliste nga burgu. Sa herë, heroike të jetë kjo skenë, prapë ajo sjell në kujtesë Ilir Metën jashtë burgut, dhe njerëzit ndjehen më të qetë që është aty.
I fundit që foli, ishte Berisha. Ky ka qenë njëherë në burg shtëpiak dhe tani është në pritje.
Pra, ideja e skenografisë ishte t’u tregohet demokratëve se shpresa e tyre është: njëri që është në burg, njëri që ka qenë në burg, dhe tjetri që do të shkojë në burg.
Ndoshta kjo ide u kujton atyre Trumpin me gjithë ato procese gjyqësore që fitoi zgjedhjet dhe pastaj ata i anuluan ndëshkimet ligjore. Ky është një hall real i tyre, por jo i elektoratit të tyre.
Kjo është e vetmja opozitë në botë, që bindin votuesit të votojnë për hallet e udhëheqjes dhe jo për hallet e popullit. Dhe, më shumë, hallet e tre udhëheqësve të opozitës janë proceset gjyqësore, mendojnë se populli do t’i shpërblejë me votën e tyre. Ndërkohë, socialistët që e kanë pushtetin janë disa herë më shumë se ata të opozitës, edhe në numër, edh në burgje. Nuk bën punë pushteti, ashtu si këto nuk bën punë opozita.
Dhe, meqë jemi këtu, duhet thënë se i vetmi vendim i drejtësisë që i ka prishur punën Sali Berishës, është i asaj gjyqtares që e nxori nga burgu shtëpiak dhe e dërgoi në punë. Po të ishte në arrest shtëpiak dhe sot, ky miting do ishte i justifikuar. Flamuri do thoshte: “Kaq fuqi kam”, këta të rrethëve do gënjenin se u kanë ikur nga furgonat dhe nuk janë paraqitur, e kështu me radhë. Dhe në fund do thoshin të gjithë: “Kështu është kur e ke kryetarin e PD në arrest shtëpiak”.
Por ajo e nxori, dhe ky tani ka vetëm një shpresë, që mos të turprohet më: t’u lutet ta fusin prapë në arrest shtëpiak, që së paku të justifikohet dështimi i protestës. Se kështu si ndodhi, Rama vërtet ka shkak që të hapë sot ndonjë verë të shtrenjtë.
Jo, dhe aq të shtrenjtë, nga ato që tregon Ahmetaj në letër të printuar, se nuk ia vlen.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)