Ka një valë zhgënjimi nga shumica e mbështetësve të Sali Berishës në betejën e tij “për një opozitë të fortë” dhe të “pa kapur” siç përpiqej ai të krijonte alibinë në betejën e tij kundër SHBA. Duke shfrytëzuar plot probleme të lidershipit të Lulzim Bashës, të krijuar nga varësia e tij prej Sali Berishës, ky i fundit ngriti mitin e nevojës së një opozite të fort, bazuar mbi votën e lirë, dhe njerëzve të lirë.
Në përfundim të procesit, u pa qartë se nuk bëhej fjalë as për “votë të lirë” as për ”njerëz të lirë” por për votë të numëruar nga Sali Berisha dhe për njerëz të Sali Berishës. Produkti i këtij aksioni që harxhoi energjitë e opozitës për 8 muaj, është një Këshill Kombëtar që ngjan si Këshilli Bashkiak i Tropojës, ku kryetar janë ose familjarët ose kushërinjtë e Sali Berishës. Nuk ka asnjë figurë politike të re, dhe as ndonjë figurë politike të vjetër dinjitoze. Janë të gjithë ose vjetërsira të harruara të PD që komplekset e inferioritetit i kanë nxjerr nga skutat dhe kanë pranuar të bëhen figurantë të Berishës, ose rrethi i tij familjar dhe fisnor që ka dhënë kushtrimin se “i ka shpall luftë Fisi Hoti”.
Kjo duket se i ka dëshpëruar të gjithë ata që mbështetën Sali Berishën bazuar në gënjeshtrën e opozitës së fortë.
Opozita që prodhoi Sali Berisha me këtë aksion, është opozita më e dobët e historisë së Shqipërisë.
E para se është një opozitë që ka problem legjitimitetin. Sali Berisha ka përfunduar operacionin për të formuar një parti të tij që mban dhunshëm siglën e PD, ndërsa PD ka refuzuar ti bashkohet Berishës edhe pse ai u ka pushtuar zyrat dhe siglën.
Kjo situatë kaotike do të jetë vrastare në ditët në vazhdim në varësi të çdo vendimi gjyqësor. Edhe nëse Gjykata i kthen legjitimitetin PD ata do përleshen sërish për të nxjerr Berishën nga zyrat. Edhe nëse ja lë Berishës, ata do ndahen dhe do organizohen si një parti e re properëndimore kundër marrëzisë izolacioniste të Berishës.
Pra në të gjitha variantet aksioni i Berishës kundër SHBA, maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës, ka krijuar shkatërrimin më të madh opozitar në 30 vitet e pluralizmit.
Së dyti kjo opozitë tani më shumë se kurrë ka problem përfaqësimin. Tani askush nuk e gjen dot kush përfaqëson kë. Partia e Berishës siç u pa dhe nga forumet drejtuese përfaqëson Tropojën, fisin Berisha dhe vjetërsia që nuk i duhen njeriu, ndërkohë që pretendon se përfaqëson opozitën. Partia Demokratike që ka shumicën e deputeteve përfaqëson formalisht elektoratin opozitar , por që është dëmtuar nga spekulimi me zgjedhjet e 6 Marsit. Në këtë krizë përfaqësimi dy opozitat e dala nga PD për shkak të Berishës, do të kenë shanse të verifikohen në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2023, duke harxhuar sërish energji kundër njëra tjetrës dhe jo kundër PS.
Së treti kjo opozitë më shumë se kurrë ka tani dhe krizë demokracie. Siç u pa nga partia e Berishës, të gjitha premtimet e tij ishin gënjeshtra dhe u zhbën më 30 Prill. Nëpër rrethe u bën zgjedhje përjashtuese me 10 për qind të anëtarësisë, në Kuvend u krijua një Këshill Kombëtar fisnor që synon mbrojtjen e Berishës nga “besëprerët”, ndërsa në anën tjetër Partia Demokratike është me institucione të komanduara për shkak të procesit të legjitimimit të organeve të saj.
Së katërti kjo opozitë ka tanimë dhe krizë vlerash. Fakti që Sali Berisha e ktheu mjedisin opozitar në një kënetë balte, ku gjithkush gjuante me baltë gjithkënd, vlerat e shoqërisë shqiptare qëndruan anash dhe nuk u përfshinë në këtë betejë. Edhe shumica e deputetëve të PD të dal nga zgjedhjet e një viti më parë qëndruan anash dhe refuzuan Berishën pikërisht për këtë shkak edhe pse kanë rezerva për Bashën. Aq e thellë është kriza e vlerave në opozitë me këtë që ka bërë Berisha, sa Çim Peka ka ndenjë gjithë natën me Bleonën ti mbush mendjen të shkoj me Berishën dhe nuk ja ka mbush dot. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për personazhe të viteve 90. Të paktën ta kishte refuzuar ndonjë nga këto personazhet e emisionit “Përputhen”.
Së pesti kjo opozitë ka krizë identiteti. Partia Demokratike u krijua si parti e parë antikomuniste properëndimore e Shqipërisë. Ky ishte identiteti që e lindi atë. Gjithçka tjetër rrugës ka qenë kozmetikë. Ata që nuk e kishin pranuar komunizmin dhe që aspironin për një Shqipëri properëndimore u bën menjëherë pjesë e PD dhe i dhanë asaj këtë identitet.
Sot Sali Berisha është në betejë për të formuar një forcë politike antiperëndimore, antiamerikane dhe me një amalgamë personazhesh, që nuk përfaqësojnë më as të djathtën e as të majtën në Shqipëri, por thjeshtë njerëzit e dështuar të tranzicionit, në shumicë dhe me probleme mendore, që shpresojnë se Sali Berisha mund ti bëj të njohur përsëri që të mos kujtojmë se kanë vdekur. Dhe për ta kuptuar sa e rënd është kjo situatë, shikoni gjithë akuzat që bëhen ndaj Partisë Demokratike formale, drejtimin e së cilës e ka Enkelejd Alibej. Të gjitha akuzat mbi ta, bëhen se janë “spiunë të SHBA”, dhe bullizohen si “fëmijë të Kimetes”, duke fyer ambasadoren e SHBA në Tiranë.
Më 1990 me këto terma, stalinistët e Shqipërisë fyenin “Zërin e Amerikës” dhe Elez Biberaj, duke e quajtur “djalë diversanti”, pa qenë dhe i tillë. Tani me këto terma Partia e Sali Berishës sulmon pjesën properëndimore të Partisë Demokratike. Shkatërrim më të thellë të identitetit të PD se kjo nuk mund të ketë.
Kaosi i krijuar nga Sali Berisha në opozitë, është një kaos i krijuar për të mbijetuar si një lider jo legjitim dhe për të qenë në një betejë permanente me kundërshtarët e vet, që të viktimizohet si i luftuar nga SHBA dhe Perëndimi. Atij nuk i intereson më, as ndonjë fitore pushteti, as ndonjë fitore legjitime në PD. I intereson pikërisht kjo gjendje jo legjitime, pa përfaqësim, pa demokraci dhe mbi të gjitha pa asnjë shans për ti hapur rrugë të tjerëve të merren me opozitën.
Si e tillë kjo gjendje i ka dëshpëruar të gjithë ata që mendonin se përmes dorës së fort të Berishës, do gjunjëzonin Edi Ramën dhe ndoshta nxirrnin dhe ndonjë inat me SHBA . Me këtë gjendje ku e ka katandis Berisha opozitën, edhe rojën e PD të kishin vënë kryetar do ta bënte më mirë .
Tani përveçse u ka mbetur në duar një opozitë e shkatërruar prej Berishës dhe për hall të Berishës, u ka mbetur dhe vet Sali Berisha, që u ka vënë gjithë fisin roje tek dera e SHQUP, se mos u hynë pa leje në kullën e tij, që hë për hë është një ndërtesë e zaptuar buzë Lanës.
Dhe SPAKU e Arben Kraja e sheh Salen te kapardiset maje plehut dhe buzeqesh me vete...e shkruan raporte per "rezultatet" e organit te tij ne luften per te pastruar politiken shqiptare nga korrupsioni,krimi etjetj,kuptohet se nder keta te sipermit steka eshte vene nen Sajmir Tahirin,"djallin" shqiptar qe cliroi republikjen e shtetit brenda shtetit te lazaratistanit dhe tani paguan urrejtjen e dufin e perbindeshit vicidolas me ane te Spakut te Arben Krajes,kurse Sala avash avash do na dale dhe bashkepunetor i Spakut ne luften kunder krimit e korrupsionit ne politike,duke i dhene dhe azil politik,se helbete e meriton...Dhe rron Arben Kraja i lumtur me "sukseset" e tij dhe rrojme dhe ne me Salen ne kurriz e krimet e tij monstruoze te padenuara akoma edhe me Spakun ,qe do vinte si shprese per ne dhe erdhi (si nusja qe diten e pare fjeti me burrin dhe te dyten u kthye ne derebabe...)si nje zhgenjim i madh qe ploteson pritjet e nen 3% te shqiptareve (dmth.te rrethit te ngushte te inkriminuar te Berishes e te Metes)e me BKH-ne ne "funksion!Sa bukur!Kurse vilat e Lalezit (nuk e di kultivohet dhe atje hashash,apo qe andej jepen vetem udhezime naga kollarot e bardha...mund te na thote ndonje qe kalon atyre aneve?)lulezojne te pashqetesuara nen hunden e Spakut si nje oaz ne shkretetire e "monument i paprekshem" , i padukshem e i "mbrojtur"nga Kush? E gjen njeri kete enigme atje ne Spak?
PërgjigjuShyqyr qe e mori Sala. Per 5 vite e ke te garantuar qesen nga Rama o Mero.
PërgjigjuSHKRIM SHUME I SAKTE DHE REAL,,,,U LODH EM DUKE TE LAVDERUAR O MERO.....
Përgjigju