Opinion

Mero Baze: Pse Ilir Meta i la rrugëve kontrollorët e Rinasit?

8 Prill 2021, 19:21| Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:22

  • Share

Qeveria shqiptare arriti të vendos kontrollin mbi Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, pasi një ekip teknik prej 65 kontrollorësh, deklaruan brenda një dite “paaftësinë” e tyre për punë për “shak të stresit”, një spekulim I nxitur politikisht, bazuar në praktikat formale të punës në atë institucion.

Lënia e punës prej tyre shkaktoi mbylljen e aeroportit ndërkombëtar dhe vonesa që shkaktuan drama të mëdha tek qytetarët e vendit, biznesi dhe deri tek shëndeti publik, me vonesën e 100 mij vaksinave, që priteshin të vinin dje.

Ilir Meta dhe Sali Berisha, I dolën zot grevës së “kontrollorëve” të cilët nga mbiemrat duket që janë një rrjet nepotik në shumicë e LSI dhe pjesa tjetër e PD, emëruar prej tyre në kohën që kanë qenë në pushtet.

Por strategjia për ta bllokuar duket se ka qenë e herëshme. Prej disa muajsh kontrollorët kishin vendosur një komunikim formal me Presidentin për të justifikuar sulmin dy javë para zgjedhjeve.

Ata kishin takuar Presidentin në fillim të Marsit dhe ishin përgatitur që goditjen finale aeroportit t’ia jepnin për nevoja politike në fushatë elektorale.

Vet Presidenti, dy ditët e fundit ka qenë tërësisht I angazhuar me këtë problem, dhe dje ndërsa aeroporti I Rinasit u bllokua ai shkoi në Vlorë të niste prej andej Revolucionin, duke mbështetur kontrollorët dhe duke sulmuar qeverinë.

Por përse sot, ai I la rrugëve dhe në burg kontrollorët, dhe bashkë me Sali Berishën, nuk po I dalin më zot revolucionit të nisur?

Arsyeja  e parë ishte reaksioni që ngjalli tek faktori ndërkombëtar ajo që po kurdiste Ilir Meta. Diplomatët perëndimor në Tiranë identifikuan qartë Ilir Metën si organizatorë të kësaj historie. Ambasada amerikane e cila është e përfshirë në ethet e organizimit të stërvitjes së NATO dhe trupave amerikane më 26 Prill në Shqipëri, nuk ka luksin të shikojë në Shqipëri, që aeroporti I vetëm ndërkombëtar të jetë  në duar të Ilir Metës, dhe nga ai të varet fati I një prej ngajrjeve më të madha në raportet Shqipëri NATO.

Shfaqja  e ushtrisë shqiptare pranë kullës së vrojtimit në Rinas dhe identifikimi politik I problemit, nxorrën tërësisht jashtë loje bazën mbështetëse të këtij akti terrorist të presidentit Ilir Meta.

Të përdorur keq nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, kontrollorët tani janë braktisur të vetëm përballë prokurorëve që kanë bërë tre ndalime dhe të tjerëve që janë nën hetim të lirë, për të zbardhur skemën politike të bllokimit të Rinasit.

Fal 65 kontrollorëve që nuk ju bashkuan çmendurisë së Ilir Metës dhe ndihmës që qeveria turke dha me kontrollorë të përkohshëm për të mos bllokuar aeroportin, sot Ilir Meta ka dal zbuluar, pasi nuk ja doli të bllokonte Shqipërinë nga ajri, përmes celulës së LSI në Rinas dhe nga toka përmes Kosovës me Albin Kurtin.

Të parët që ai ka braktisur janë ushtarët që përdori, duke u përpjekur të rifaktorizohet tashmë si negociator mes tyre dhe qeverisë, ndërkohë që është palë dhe një gjeneral i një ushtrie të kapitulluar, prej 65 vetësh.

“Stresimi” I 65 kontrollorëve brenda ditës, dhe çmendja e tyre në në të njëjtën kohë me Ilir Metën, është fakt I mjaftueshëm, që ata e kanë të përbashkët stresin dhe çmendurinë me Ilir Metën. Por nuk e kanë nga avionët që ulen e ngrihen, por nga zgjedhjet që vijnë e shkojnë, e ata I humbasin.

Komento

Komente

  • Ergys: 10/04/2021 04:59

    Qe e ka frymezuar Meta ajo dihet o Mero po Albin Kurtin pse e akuzon kot?Dhe kur permend LSi dhe PD per nepotizem pse PS nuk e permend?Ne Albkontroll kane rehatuar kalamajt e tyre shume njerez te PS.Thuaj te verteten mos ji i njeanshem ashtu si ishe shume vite me pare qe llustroje bishtin e Berishes.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/04/2021 00:01

    O NDOC O MALOK I QELBUR,,,O MORRACAK,,MERO BAZE ESHTE NJE NGA GAZETARET ME TE MIRE NE SHQIPERI,,HYN NE 10 -E PARE ....

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/04/2021 06:22

    I la rrugeve se mesoi qe Meerua do bente kete artikullin e leshit.

    Përgjigju
  • Ndoc shporaj: 08/04/2021 21:13

    Qorri qorr mbetet gazetar pa pik sensi thuaj realitetin kaq ke per detyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?