Mero Baze: Serbët nuk janë sllavëdashës, por skllavdashës

4 Mars 2022, 20:38| Përditesimi: 4 Mars 2022, 20:41

  • Share

Beogradi është qyteti i parë në botë që ka protesta pro luftës së Valdimir Putinit. Atdheu i tij Rusia ka dal në rrugë kundër tij. Madje dhe qyteti i lindjes së tij  Shën Petersburgu ka pas protesta të forta kundër luftës së Putinit.

E di që ka gjithnjë një arsyetim për “popullin e çmendur” që nuk përfaqëson Serbinë, por në fakt ky popull e përfaqëson Serbinë, historinë e saj dhe pafuqinë për të ndryshuar.

Dhe ka disa arsye përse Serbia gjen gjithnjë një arsye të turpërohet në histori. Por kryearsyeja është se serbët janë një shoqëri që orientohet nga i gjithëfuqishmi politik i tyre dhe nga modeli i diktatorit që ata adhurojnë.

E tillë ishte dashuria dhe mbështetja e tyre për Miloshevicin deri sa i çoi në greminë. E tillë është dhe dashuria e tyre për Putinin, që nuk ka lidhje me dashurinë e tyre për Rusinë.

Kur Rusia nuk ishte nën Putinin, nuk ishte kjo ndjenjë idiolatrie për të Presidentin e Rusisë. Në ditët më traumatike për Serbinë, kur ata u bombarduan për shkak të gjenocidit në Kosovë, Rusia e Jelcinit nuk i mbrojti, por e la të ndodhte bombardimin, pasi ishte më e qartë se Serbia se bombardimi ishte e vetmja zgjidhje. Edhe pse Rusia bëri sikur deshi ti mbronte tre ditët e fundit të bombardimeve kur një kompani ruse e Bosnjës hyri në aeroportin Prishtinës, zhgënjimi qe i madh kur pas ditës së tretë ata kërkonin ushqime nga forcat e NATO dhe ikën.

Rasti i Ukrainës tregon se Serbia nuk e bën këtë në emër të pansllavizmit apo ndonjë borxhi që i ka Rusisë, pasi një herë që kishte nevojë për Rusinë nuk i doli dot zot.

Në rastin e Ukrainës ndryshe nga konflikti me shqiptarët serbët kanë të bëjnë me një qëndrim dhe brenda botës sllave. Gjithë bota sllave përfshi dhe ne një pjesë të madhe të Rusisë është kundër Putinit, vetëm serbët janë me Putinin kundër botës sllave. Gjaku që po derdhet në Ukrainë, është gjak sllav, nëse duhet të turpërohem dhe unë të flas me teoritë e gjakut dhe etnisë. Kjo do të thotë që serbët nuk janë pansllavistë, nuk janë as nacionalistë. Serbët janë me të fortin e Kremlinit si shprehje e mentalitetit të tyre totalitar. E vetmja gjë që përputhet në këtë rast, është se qeveria e Beogradit ka po ashtu nevojë për këto protesta, për ti treguar OKB dhe Perëndimit sa në hall është me popullin e vet, i cili nuk është i kënaqur që ata nuk janë “aq diktatorë sa duhen”..

Dhe ky është një debat i madh kulturor, për një popull që gjithë mitet i ka krijuar mbi humbjet dhe gënjeshtrat që ka shpikur pas beteje. Mitin e Fushë Kosovës e ka ngritur mbi një betejë të humbur bashkë me shqiptarët kundër turqve. Shqiptarët nuk e përmendin as si heroizëm as si humbje, kurse ata e kanë festë kombëtare.

Edhe mitin e humbjes së Kosovës nga beteja e saj për liri dhe pavarësi po përpiqen ta kthejnë tani në krenari kombëtare duke përgjuar taste të tjera disfatash në botë për të bërë aleancë me to.

Rusia vet nuk e do luftën e Putinit. Bota sllave nuk e do luftën e Putinit. Ukraina po bënë betejë krenare kundër Luftës së Putinit. As Kabineti i Putinit nuk është aq entuziast sa Serbia për luftën e Putinit. Fakti që populli serb është kudnër bots sllave për Putinin, do të thotë që është një popull skllav i diktatorëve që vrasin dhe jo një popull që mbron ndonjë kauzë të shenjtë, sic përpiqen të justifikojnë gjithmonë marrëzitë e tyre. Është një popull, sic do Putini ta kishte popullin e vet. Ai nuk do një popull sllav. AI do një popull skllav. Si serbët! 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?