Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze: SHBA e kishte vetëm me Berishën, por Evropa e ka dhe me PD e Berishës

30 Maj 2022, 19:35| Përditesimi: 30 Maj 2022, 19:36

  • Share

Të gjithë ata që justifikuan veten brenda Partisë Demokratike se vendimi i SHBA kundër Sali Berishës ishte vendim i lobuar dhe nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike, kanë tani shansin të përballen me vendimin kundër Partisë Demokratike, jo më nga SHBA por nga partitë popullore evropiane.

Vendimi i sotëm që delegacionit të Partisë Demokratike i hiqet e drejta e votimit në Kongresin e partive popullore, është hapi i parë i një spiraleje edhe më të rënd që tani pret Partinë Demokratike për shkak të Sali Berishës.

Nëse vendimi i SHBA kundër Berishës dhe familjes së tij për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ishte një vendim që prekte vetëm Berishën dhe familjarët e tij, përshkallëzimi që po merr ndëshkimi i PD për shkak të Berishës është shumë herë më i rënd se sa vendimi i SHBA.

Një vit pas ndëshkimit amerikan, e vetmja gjë e mirë që ka ndodhur për të shpëtuar Partinë Demokratike ka qenë vendimi i Lulzim Bashës për të shkëputur fatin e PD nga fati i Sali Berishës.

Duke e ndjerë këtë rrezik, Sali Berisha ngriti në këmbë llumin e PD për të mbajtur peng PD dhe për të mos e lënë të vetëm përballë SHBA pa mbrojtjen politike të saj.

Kjo ka bërë që pas një viti, përveç Berishës të kemi të ndëshkuar të madh edhe PD.

Tani të gjithë ata që mendonin s eposhëpt0pnin PD nga Lulzim Basha duke ja ofruar berishëve si robinë, kanë rastin të shikojnë se si po përdhunon Berisha PD për hallin e tij.

Të deleguarit e tij në kongresin e partive popullore janë sot pa të drejt vote, ndërkohë që presin vendimin e gjykatës në Tiranë. Madje dhe më keq akoma për Berishën, deri tani të vetmes që nuk ja kanë revokuar ende votën duket se është Jorida Tabaku. Akoma më keq, sipas paralajmërimeve që ka bërë zyrtari më i lart politik i CDU në raportet me EPP, Gunther Krichbaum, nëse Berisha do të tentoj të mbaj kreun e PD ajo do të jetë një parti e përjashtuar nga partitë popullore dhe izoluar nga çdo partner evropian.

Pra ndëshkimi evropian për Berishën vetëm sa ka filluar dhe është shumë herë më i rënd se ai amerikan. Është i rënd dhe i pamëshirshëm, pasi ai nuk ndëshkon vetëm Berishën por dhe llumin që shkon pas tij dhe që tenton të marrë peng PD.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albana: 31/05/2022 15:07

    E keqja na ka ardh nga keta politikan qe per 31 vjet tallin menderen me popullin , se populli shkon pas partive ata pasurohen populli varferohet, pas i shkohet vetem nenes e babait po jo plehrave politikan ku jan bashk .

    Përgjigju
  • Mergimtari: 31/05/2022 07:20

    Europa po i jep PD-s edhe nje shans,qe te behet pjese e luftes kunder korrupsionit.Kembengulja qe ajo "parti" te drejtohet nga Berisha dhe kupola e vjeter bie ndesh me parimet e demokracise. Saliu cdo gje po e ben te mbroj veten dhe familjen e tij biologjike.Per te cuditur eshte qendrimi i SPAK-ut.

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/05/2022 20:08

    Nuk e mbroj asken e as Salen, e sodomis jo Edvin tradhtarin, por si duket se Eurpës i konvenon shkrirja e Shqipëris nën serbi dhe greqi (Rama ështé duke e kryper këtë detyrë) , për këtë arsye nuk do ket as opozit e as PD që kjo detyrë tradhtie mos të pengohet …! Por, një gjë ështé e sigurt se Kosova nuk ka vdekur dhe lufta është e pa shmangshme që Serbia té zhduket një herë e pérgjithmon !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?