Ka një reagim të pazakontë ndërkombëtar dhe solidaritet nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes perëndimore në krah të Shqipërisë pas verifikimit të sulmeve kibernetike prej Iranit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin për këtë shkak. Qeveria amerikane, NATO, Bashkimi Evropian dhe qendra të tjera të inteligjencës, kanë dënuar sulmin dhe janë angazhuar në krah të Shqipërisë si viktimë e kësaj lufte për shkak të vendimit të saj për të strehuar opozitën iraniane në Shqipëri.
Pas agresionit rus në Ukrainë, e cila ka ndarë botën pro dhe kundër Rusisë, sulmi kibernetikë ndaj Shqipërisë ka pozicionuar botën perëndimore pro Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin e një vendi viktimë për shkak të angazhimit të saj ndaj një kauze të politikës amerikane lidhur me opozitën iraniane.
Si viktimë e kësaj lufte të pashembullt, Shqipëria mund të jetë dëme të mëdha. Ajo do të përballet me rrezikun e rrjedhjes së dokumenteve sekrete të shtetit, të dhënat e qytetarëve, apo dhe më tej të pengojë funksionimin normal të standardeve të sigurisë ndërkufitare në vend, siç ishte sulmi i sotëm.
Në këto kushte Shqipëria ka nevojë për një ndihmë për reforma rrënjësore në ndërtimin e sistemeve digjitalë të saj, në një kohë që po e përdor botën online si një reformë rrënjësore për zhdukjen e korrupsionit endemik në zyrat e shtetit shqiptar dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ashtu siç Ukraina ka nevojë për armë për ta fituar këtë luftë, Shqipëria ka nevojë për ndihmë konkrete perëndimore në ndërtimin e sigurisë së saj kibernetike, e cila dukshëm është ende larg të qenit një sistemi të sigurt. Për më tepër duke qenë vend i NATO, ajo mund të shërbej dhe si një port hyrëse për të dëmtuar dhe sigurinë e të dhënave të aleatëve tanë ushtarakë.
Në këtë aspekt nevoja për ndihmë konkrete profesionale është urgjente dhe alternativa e vetme është ndihma e SHBA dhe vendeve perëndimore.
Nga ana tjetër Shqipëria me rolin që ka marrë është kthyer në një kal beteje të perëndimit kundër Iranit, dhe terrorizmit kibernetikë me të cilën bota që është në opozitë me perëndimin, po kërcënon shumë vende të tjera. Kjo nuk është një histori si ajo e Daut Hoxhës me Musolinin kur sulmoi Greqinë më 1940, por një histori që ridimensionin raportet e Shqipërisë me shumë vende të tjera të botës, përfshi Izraelin, Arabinë Suadite e vende të tjera që kanë probleme historike me Iranin.
Vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është një vendim i fort, që krijon një histori të re gjeopolitike të Shqipërisë, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Edhe pse ngjan si luftë e padukshme për opinionin publik, beteja e Iranit kundër Shqipërisë është poshtëruese dhe mbi të gjitha një përdhunim i të sigurisë kombëtare dhe të drejtave të qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale. Shqipëria është në këtë luftë edhe viktimë, por dhe kal beteje për të mobilizuar mbështetjen perëndimore për këtë lufët dhe për të vetëdijesuar perëndimin për rreziqet e reja të sigurisë në Evropë dhe SHBA.
Serioziteti me të cilën ka reaguar SHBA dhe qendrat kryesore vendimmarrëse të Evropës dhe NATO, tregojnë seriozitetin me të cilin perëndimi e ka marrë sulmin ndaj Shqipërisë, i cili nuk duket se është në të njëjtën shkallë të përgjegjshmërisë me të cilën ky problem trajtohet brenda Shqipërisë si një shkak për luftëra të brendshme dhe deri për të sulmuar besueshmërinë e agjencive tona të informacionit për motive personale.
Një vit më parë Shqipëria u trondit më shumë kur dolën listat e pagave dhe targat e makinave, se sa sot që një haker iranian tregon live pamjet nga aeroporti i Rinasit dhe përdhunon sigurinë kombëtare të vendit. Dhe kur gjithë bota dënon Iranin, opozitarët tanë “dënojnë” qeverinë, a thua se asaj nuk i mjafton ndëshkimi që i vjen nga një armik i Shqipërisë. Duhet dhe ndihma e këtyre.
ne jemi viktim e amerikes, edhe sot amerika na do qe ti vejm zjarrin atdheut, keshtu esht kur budallai i surrelit ska lexuar veprat e xhaxhit.
Përgjigju