Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mero Baze: Sikleti i Sali Berishës nga projektligji i PD për dekomunistizimin

29 Gusht 2022, 20:51| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 20:55

  • Share

Disa nisma ligjore të parlajëmruara në Kuvend, duket se po vënë në provë falsitetin e antikomunizimit 30 vjeçar të Sali Berishës. Nisma e parë ka të bëj me ndryshimet ligjore që ka kërkuar Autoriteti i Dosjeve me qëllim që ti lejohet të bëj kërkime rreth personave të cilët kanë marrë një herë një dëshmi nga Autoriteti i dosjeve. Sipas një amendamenti të propozuar nga LSI më 2015, një person që ka marrë certifikatën nga Komisioni Mezini apo nga Komisioni Bezhani nuk mund të rikontrollohet. Kjo pengesë kërkohet të hiqet pasi në kushtet e reja mundësitë për hetim të plotë të figurave që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit është shumë me e madhe. 

Paralelisht me propozimet e Autoritetit të Dosjeve Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibej ka bërë gati një projekt që i jep të drejt të plot Autoritetit të Dosjeve të bëj kërkime për çdo individ që ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit duke propozuar po ashtu një lustracion të thellë për ta sa i përket karrierës në institucione zyrtare dhe jetën politike. 

Qëndrimi ndaj propozimit te Alibej nga shumica në pushtet dhe dy fraksionet opozitare, ai i Berishës dhe Metës do të vërë në provë falsitetin e retorikës antikomuniste të opozitës. 
Për Ilir Metën nuk mund të presim që ti mbështes projektligjet, pasi është e qartë se ai e përjeton që hartuesit e ligjit kanë pasur parasysh edhe atë, kur e kanë hartuar, edhe pse projektligji ka një rëndësi shumë më të madhe për dekomunistizimin e shoqërisë. Dhe për hirë të së vërtetës Ilir Meta pavarësisht përpjekjeve për tu dukur dhe i djathtë, e vetmja gjë që ka si identitet është respekti që ka dëshmuar për zyrtarët e Lart të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunimin me ta. 

Pra nuk mund ti vësh faj që e adhuron Sigurimin e Shtetit, edhe sikur të mos ishte bashkëpunëtor. 
Prova është për Sali Berishën. Ky i fundit e ka përdorur përpjekjet e tij për lsutracion në vite, që nga viti 995, për të goditur kundërshtarë politikë, dhe për të pastruar fushën përballë. Në disa raste dhe ja ka dal. Në vitin 1996 nxori nga zgjedhjet gjithë Kryesinë e Partisë socialiste, madje dhe Kastriot Islamin, pasi e quajti kryetar të Kuvendit të parë dominuar nga Parti e Punës. 
Edhe më 2008 e përdori për të goditur disa anëtarë gjykate dhe prokurorë që kishin në duar dosjet e djalit të tij. 

Tani është përballë sfidës të pranojë një projektligj më të strukturuar, më të përputhur me ligjin kushtetues por dhe më të thellë s ai përket lustracionit, propozuar nga Alibej. 
Qëndrimi i tij i deritanishëm është qartazi kundër kësaj iniciative të cilën e konsideron “bashkëpunim” me Edi Ramën. Në fakt ai “bashkëpunim me Edi Ramën” është gati të quaj dhe sikur Alibej të vras me pistoletë në parlament Edi Ramën. Prap do thotë e vrau në marrëveshje me Edi Ramën, ndaj nuk duhet marrë seriozisht. Ajo që duhet marrë seriozisht është refuzimi i tij për një ligj që kërkon dekomunistizimin e shoqërisë.  

Ashtu siç i ka bërë vet këto ligje në vite për të ndëshkuar kundërshtarë dhe refuzimin e ka po për të njëjtën arsye, për të mbrojtur aleatë të tij.  
Kultura e tij politike bolshevike nuk pranon që ligji duhet bërë për të gjithë, por do të dij për cilin person është bërë. Dhe vetëm për këtë shkak e voton ose refuzon. Siç po sillet dhe me këtë projektligj, që mund të largoj Ilir Metën nga politika. Edhe pse ky vet e ka akuzar iu pari dikur që ka qenë bashkëpunëtorë sigurimi. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?