Flamur Noka

Mero Baze: SPAK duhet të mbajë një standard ndaj bashkiakut të Kuçovës dhe Flamur Nokës

16 Nëntor 2023, 07:16| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 07:22

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës është thirrur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza penale lidhur me mos deklarimin në formularin e dekriminalizimit të një qortimi që ka marrë nga një gjykatë greke, pse ka kaluar kufirin me Greqinë në mënyrë të paligjshme si 17 vjeçar i papunë. Nuk dua t‘i hyj debatit për të drejtën e SPAK për të ngritur një akuzë për këtë rast. Edhe pse kalimi i paligjshëm i kufirit, siç u shpreh KQZ, nuk parashihet tek veprat që përbëjnë shkelje, interpretimi i SPAK se mos deklarimi në vetvete përbën vepër penale, ha debat, sidomos për një të mitur.

Pavarësisht kësaj, SPAK duhet të bëjë detyrën e tij dhe të çojë çështjen në gjykatë. Por ky standard nuk është respektuar në rastin e deputetit të Sali Berishës, Flamur Noka.

Gazeta TemA ka botuar faktin se Flamur Noka është arrestuar nga autoritetet jugosllave dhe është marrë në pyetje në Prizren në vitin 1991. Këtë e dëshmojnë dokumentet shqiptare të Ministrisë së Brendëshme të Degës së Punëve të Brendshme në Kukës, që kanë marrë në dorëzim shtetasin Flamur Noka të riatdhesuar nga autoritet jugosllave.

Procesverbali pasqyron dhe marrjen në pyetje të Flamur Nokës nga UDB. Vet ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar para autoriteteve policore shqiptare se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

 

Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri. Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.

Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sigurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri. Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë. Flamur Noka nuk i ka pasqyruar këto në deklaratën e dekriminalizimit në momentin që është betuar.

Tani nëse për kryebashkiakun e Kuçovës mund të ngrihet akuzë përse si i mitur nuk ka treguar se ka kaluar kufirin ilegalisht dhe është kapur nga autoritet greke, atëherë ky kriter duhet të zbatohet dhe për Flamur Nokën, i cili edhe më keq akoma, është marrë në përpunim nga shërbimi sekret jugosllav dhe i është bërë ofertë të punojë për ta. Nuk dimë a ka punuar për ta si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, por e vërteta është që drejtësia shqiptare nuk e ka prekur dhe kur i është bërë publik ky fakt. 

Nuk mendoj se UDB ka akoma ndikim mbi drejtësinë shqiptare që ta mbrojë, por nëse SPAK vendos këtë standard për kryebashkiakun e Kuçovës, duhet ta vendosë patjetër dhe për një njeri që UDB i ka bërë ofertë punësimi dhe ai befas, edhe pse ka aftësi të kufizuara për të qenë zyrtar shteti, ka mbërritur të jetë deri ministër i Brendshëm, madje dhe krahu i djathtë i Sali Berishës. Nuk besoj se kjo përbën arsye për t’u amnistuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kol Jaku: 18/11/2023 04:23

    Eshte interesant per drejtesine tone se kur behet fjale per palacot e rithemelimit si Flamur Noka apo Noka te tjere dhe vete kreun e rithemelimit qe eshte totalisht antiligj pasi subjekti politik qe ai drejton nuk eshte miratuar nga gjykata dhe ai vazhdon jeten politike qe nuk duhet te lejohet ai dhe palacot e tij vazhdojnë me veprime antiligj ne cdo hap qe hedhin dhe askush nuk i ve para pergjegjesise penale duke filluar me arrestin shtepiak te komunistit te diktatorit këtij mbetje te poshter qe drejtesia duhet ta kushte cuar ne burg qysh ne 1996 apo ne 97

    Përgjigju
  • Zijaqin allaraj: 16/11/2023 11:19

    Nul moka turpi jo vetem i shqiptarise por edhe ii veriut. Spiun dhe ordiner qe ne 1990

    Përgjigju
  • Koleci: 16/11/2023 09:44

    Fytyre spiuni ka.nuk ka shanc që Muli nuk ka qënë spiun edhe fytyra ja tregon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?