Gazment Bardhi

Mero Baze: Të bashkuar në diversitet...por rreth Berishës

2 Shtator, 19:35| Përditesimi: 2 Shtator, 19:40

  • Share

Gazmend Bardhi nuk i ka mirë punët. Bashkimi në diversitet, nuk po funksionon si duhet me Berishën dhe të mbështetësit e tij. Të dyja palët duket e kanë kuptuar gabim. 

Bardhi e ka kuptuar që mund të drejtoj grupin e Berishës, duke mos menduar si Berisha, kurse këta të Berishës e kanë kuptuar që Bardhit mund ti falet e kaluara kundër Berishës por tani duhet të jetë ushtar pas tij. 

Dhe sot pas fjalimit të parë si kryetar I Grupit parlamentar, televizioni i Berishës e nisi me sulme ndaj tij. E akuzon se ka amnistuar Edi Ramën që ka arrestuar Berishën. Si fakt kanë fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk përmendi arrestimin e Berishës. 

Kjo i ka  çuar dëm gjithë mundimin. Çfarë nuk bëri për të qenë në rregull, grisi letrën e presidentit Begaj, bëri thirrje për protesta, sulmoi Spiropalin, Ballukun e kush dilte para, ishte gati madje të bënte dhe si I fort, por të gjitha I shkuan dëm. Madje është munduar kot. 

Për të qenë në rregull si opozitar ai duhet të bëj atë që e këshilloi Tritan Shehu në mbledhje të mbyllur të Grupit. Të merret vetëm me lirimin e Berishës nga burgu. Pastaj I di ai gjërat si I bën. 

Dhe ja ku jemi tani në situatën që Berisha dhe fëmijët e tij pakënaqësinë më të madhe e kanë me Bardhin, që nuk ka në krye të axhendës lirimin e Berishës. 

Për të tjerat lodhet kot. Nuk është se PD ka vërtet ndonjë axhendë që të fitojë zgjedhjet, apo të përmbys Edi Ramën që të bëj qeveri teknike para zgjedhjeve. Nuk ka shpresë as nga presidenti Begaj. PD ka vetëm një detyrë dhe ajo është ti shërbej Sali Berishës. Në rastin konkret janë duke kërkuar që Kuvendi të jetë fushëbetejë për lirimin e tij.  

Edhe pse e dinë që Kuvendi as e liron e as e mban dot në burg, përsëri atyre u duhet vetëm ajo betejë., pasi nëse Kuvendi normalizohet dhe flet dhe për gjëra të tjera përveç Berishës, atëherë Berisha quhet I vdekur. 

Prandaj kur thuhet “bashkim në diversitet” është fjala të bashkohen të gjithë të “ndryshmit” për të mbrojtur Berishën, jo të shpërndahen secili sipas mendjes së vet.  

Ndryshe çfarë I duhej Berishës gjithë ajo luftë për vulë logo dhe në fund lufta për ti marrë Lulit dhe Bardhin. Duhet një bashkim në diversitet …rreth Berishës./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/09/2024 13:40

    Sali Bajga sa tē jet gjall nuk heq dor qē ti bēj keç Shqipris. Fain e ka Edi PALLAqē si hoqi tē drejtēn e deputetit. Se Edi Palla vetēm me kriminelin hajdut sali bajgēn fiton zgjedhjet.

    Përgjigju
  • tani: 03/09/2024 05:39

    JE I MADH MERO,,SALI KERMA E DO PD,,VETEM PER HALLIN E VET...KUR DO VDESE E DO THYEJE QAFEN NE XHEHENEM QENI .....NJERI ME I URRYER NUK GJEN NE SHQIPERI...VETEM ENVER HOXHA JA KALON ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?