Argita Malltezi

Mero Baze: Të gjithë nën kontroll të Argitës, përfshi dhe avokatët

12 Prill, 19:43| Përditesimi: 12 Prill, 19:48

  • Share

Pati një detaj sot nga shfaqja publike e Argita Berishës, që bën qesharakë jo vetëm avokatët mbrojtës të Sali Berishës, por dhe gjithë aspirantët politik që pretendojnë të bëjnë karrierë në partinë e tij.

Detaji i parë ishte se ajo doli si shefe e avokatëve të babait dhe burrit të saj. D.m.th ajo fliste, ata dëgjonin dhe mbanin shënim. 

Tani nuk dua të diskutoj aftësitë e avokatëve të tyre, se vet i kanë zgjedhur, dhe pasi i zgjedh, lëri të paktën të të mbrojnë. 

Shfaqja e Argitës dhe fjalimi i saj në prani të dy avokatëve, i bënte ata të dukeshin si punonjës të zyrës së avokatisë së saj, nga ata që fotokopjojnë letra dhe i bëjnë gati dosjet shefes.

Dhe kjo është shumë interesante, pasi tregon se këta edhe avokatët i zgjedhin falsë, dhe duan të jenë vet avokatë.

Çdo politikan në botë kur ka punë me drejtësinë përpiqet të gjejë një avokat të zotin, t'ia besojë atij mbrojtjen. Sali Berisha, nga sëmundja që ka, që do të kontrollojë çdo gjë, dhe avokate reale paska vajzën, kurse avokatët e tij zyrtarë qenkan ndihmës të saj. 

Përndryshe nuk ka kuptim, që ajo të dalë të flasë e ata të mbajnë shënime mbi procesin gjyqësor ndaj tij dhe dhëndrit të tij.

Pra ky dhe mbrojtjen ja ka besuar vajzës. Por kur e paska kaq të zonjën vajzën, pse nuk e ka këshilluar si të mos vjedhë, por e ka lënë ta këshillojë si të mbrohet. Se 90 për qind të asaj dosje hajdutësh e ka bërë Argita. Dy burrat e tjerë, babai dhe burri i saj, thjeshtë kanë bërë çfarë u ka diktuar kjo.

Detaji i dytë ishte deklarata e saj se do hyjë në politikë zyrtarisht. Dhe kjo në fakt i ngjante detajit të parë.

Ashtu si ai merr avokatë fals për ta mbrojtur, por në fakt ka vajzën, ashtu dhe këta që i merr tek partia gjoja si figura që do konkurrojnë, i merr fals, se kryetare de facto pas tij është vajza.

Dhe sot ajo e bëri të qartë dhe këtë.

Pastaj ata që thonë që tek kjo parti do ketë garë, do ketë rregulla, do ketë karrierë, do ketë vlerësim kontributesh, e kanë të freskët shembullin. Gjin Gjoni nga gjyqtar i anatemuar për korrupsion dhe i damkosur nga çdo Ambasadë perëndimore në Tiranë, emërohet kryetar i degës së partisë në Lezhë, dhe nuk vihet fare në diskutim fitorja e thellë. Dhe ai vjen nga fronti i luftës kundër drejtësisë së re, ashtu si Argita.

Ndaj mirë është ta dini kë keni kryetare. Luftoni t’i hyni në zemër dhe asaj, jo vetëm Saliut./Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ana: 23/05/2024 14:35

    je i madh mero..,c'pret nga nje parti malokesh o mero...vetem lumm,,.gjirize,,e kriminele ke aty...

    Përgjigju
  • Bureto: 13/04/2024 11:12

    Argita është bankiere e "Familjes" si dikur Rotshildët dhe Rokfelerët e Wall Street. Qysh nga 2005, nga kjo bankë kanë hyrë dhe kanë dalë gjithë paratë që financonin gjithë "pusht"-etin e Berishës dhe "Familjes" biologjike dhe politike të tij. Për ta ilustruar këtë, po tregoj një histori nga "grushti i shtetit" i 14 shtatorit 1998. Tani, s'po zgjatem se atë kohë e kemi përjetuar të gjithë. Tirana ishte në gjëndje kolapsi. Në zyrë kishte mbetur vetëm Rexhep Mejdani, presidenti, dhe i ndjeri ministër i brendshëm Perikli Teta. E gjithë qeveria ia kishte mbathur, deputetët kushedi ku ishin strukur, RTSh ishte marrë në dorë nga falangat e Sa-lehut nga ku u njoftua marrja e pushtetit prej tyre, dhe Selia e Kuvendit përballë kryeministrisë ishte plaçkitur. Në këtë situatë Mejdani thërriti në zyrë për konsultim, të ndjerin Petrit Kalakula, një nga drejtuesit e PD deri në vitin 1994, me reputacion, integritet dhe autoritet të lartë. Mejdani e pyeti: Ç'të bëjmë?! Përgjigjia e prerë e Kalakulës ishte: Arrestoni Saliun! Kë mo?!-reagoi i habitur Presidenti. Kë të arrestojmë, po ai ka parà sa ta blejë gjithë Ballkanin! Mos harrojmë se deri atëhere burimi i tyre qenë kryesisht Shoqëria "Shqiponja", e kondrabandës së naftës që i çohej Serbisë dhe Piramidat. Po mbas 2005-ës, kur me ndihmën e F.Nanos dhe I.Metës, "Familja" rierdhi në pushtet? Tashmë e përforcuar me Gitën, Zenin dhe shoqatën "Fëmijtë e Shqipërisë", që drejtohej nga Lili dhe financohej nga mafiozi Rezart Taçi; "Trusti i Lulelakrës" mori formë të plotë. Motoja 'pushtet-para-pushtet-para' ishte motori me të cilën funksiononte "Familja", deri sa kupa u mbush dhe në 19 maj 2021 ajo, perveç te tjerave edhe per korupsion madhor, u shpall "non -grata". Prej asaj dite fatlume historia tashmë dihet. "Familja" është në hall të nadh dhe është në gjithë të drejtën e saj të mbrohet dhe ta përdorë atë pasuri për financimin e shpenzimeve për metingjet e 'Rithemelimit', mediave (TV syri, portaleve, opinioniste e analiste etj etj), fushatave elektorale, gjyqeve në Washington, Paris Strasburg, Londër dhe padyshim në Tiranë. Në këtë kuadër patjetër edhe studiot avokative, 'barkderrat' dhe 'qafderrat' e tyre. Ndaj dhe Argita i ka të gjithë nën thundër, se të gjithë duan të hanë dhe që të hanë duhet të shërbejnë. Dhe populli i mençur ua ka mësuar kaq gjë, që "parà e bardhë për ditë të zezë duhet!". Dhe kur ajo ditë është, hëpërhë, më zi se sot?! Karma vepron!

    Përgjigju
  • Demokrati: 12/04/2024 23:14

    Une jam gati te futem ke shalet e Argites!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?