Sali Berisha

Mero Baze: Të kompleksuar dhe frikësuar prej Ilir Beqajt

19 Nëntor 2023, 07:02| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 07:06

  • Share

Caktimi i masës së sigurisë për ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kompleksuar opozitën dhe po përpiqen të bëjnë krahasime për standardet e masës së sigurisë së tij dhe ndjehen të acaruar pse krahasohet me masën e sigurisë së Sali Berishës.

Madje aq të bezdisur dhe të kompleksuar duken nga fakti që ndaj tij është marrë një masë sigurie e ngjashme me Berishën, sa janë gati të mos e zënë fare në gojë dhe flasin për axhendën e revolucionit te hënën, të martën deri të mërkurën, pasi të enjte pastaj është operacioni në sallë ku diskutohet buxheti.

Në një situatë normale opozitare debati më i rëndësishëm në Parlament këto javë është buxheti i shtetit, ku jepet leja për të përdorur buxhetin më të madh të historisë dhe natyrisht që kritika ndaj buxhetit duhet të jetë kapilare.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që ndonjë opozitar ka lexuar buxhetin. Të gjithë kanë lexuar udhëzimet e Gaz Bardhit për revolucion dhe kushtrimet e Berishës për të bllokuar Kuvendin. Kështu që Edi Rama është komod ta kalojë buxhetin si të ketë qejf.

Edhe në rastin e zhurmës së mundshme ndaj masave të sigurisë ndaj Ilir Beqaj është e njëjta situatë. Të kompleksuar që ai ka masë sigurie njësoj si Berisha, por e respekton atë dhe nuk e ankimon, janë gati të thonë lirojeni fare Beqajn, vetëm mos na e krahasoni me Doktorin, por e duam si Jamarbëri.

Si dhëndri, janë dy të tjerë në procesin e Beqajt, biznesmeni dhe zëvendësministri, që duket se ka një lidhej klienteliste me të. Beqaj është nën hetim si titullar institucioni, siç ka qenë Berisha për punët e dhëndrit të tij.

Fakti që Beqaj është gati të përballet me drejtësinë, madje duke besuar se e sfidon atë në gjykatë, është ajo që ka shkaktuar gjithë çrregullimin e opozitarëve ndaj kësaj ngjarje, duke i bërë kështu Ramës nderin e dytë në këtë fund viti të vështirë në përballjen e tij me drejtësinë, të cilën po ja bën më të lehtë opozita.

Gjithë kompleksi dhe frika e opozitës ndaj kësaj ngjarje vjen nga fakti se socialistët e kanë kthyer në rutinë përballjen me drejtësinë, kurse Berisha e ka kthyer në betejë politike.

Në fund Berisha do humbasë dhe betejën politike, dhe atë juridike. Dhe kjo e prodhon frikën ndaj qetësisë me të cilën Beqaj dhe socialistët po përballen me drejtësinë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dani: 20/11/2023 15:03

    meqe spaku ka filluar te godase jane shtuar kundershtaret e drejtesise. kane fillur edhe teorite konspirative per te fshehur skandalet e qeverise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?