Selia e PD

Opinion

Mero Baze: Urdhri i Trumpit për ‘non grata’ duhet parë si një shans për PD

25 Qershor, 07:02| Përditesimi: 25 Qershor, 07:06

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, ka lënë në fuqi të gjitha instrumentet e shpalljes “non grata” për politikanët në Ballkan që përfshihen në konspiracion kundër sovranitetit të një vendi, korrupsion madhor apo minim të demokracisë.

Urdhri ekzekutiv pason shpresën në rritje të disa të sanksionuarve në Ballkan, që përmes lobimeve po shpresonin të hiqnin sanksionet amerikane ndaj tyre. Në krye të kësaj liste që ka shpresuar se mund të blejnë me miliona heqjen e “non grata”-s, është kreu i serbëve të Bosnjës, Dodik, dhe kryetari i PDSH në Shqipëri, Sali Berisha.

Të dy e kanë mbështetur gjithë aksionin e tyre politik tek shpresa se me ardhjen e Trump-it ata do të rehabilitohen si politikanë që po minojnë sovranitetin e një vendi, siç është Dodiku, apo politikanë që minojnë demokracinë dhe janë të përfshirë në korrupsion madhor, siç është sanksionuar Sali Berisha.

Vendimi natyrisht që nuk është bërë duke pasur parasysh emra të përveçëm, por dinjitetin e politikës amerikane dhe vazhdimësinë e saj si një instrument për të vendosur standardet e saj tek vendet partnere dhe në zona ku SHBA ka interesa strategjike për sigurinë e saj kombëtare.

Në thelb, humbja e Berishës dhe Dodikut është thjesht financiare. Politikisht ata e kanë sfiduar sanksionin amerikan dhe kanë profilizuar dhe partitë e tyre si elektorat anti-amerikan.

Nuk e dimë ende sa ka shpenzuar Dodik, por dimë një të tretën e shifrës për Sali Berishën. Ai ka paguar avokatin e tij përmes kompanisë lobuese 6 milionë dollarë. Ndërkohë ende e panjohur është pagesa për La Civitën, që nuk po publikohet, dhe pagesa për degën ligjore të Shqipërisë lobuese të tij që do merret me çështjen “non grata”. Sido që t’i llogaritësh, nëse nisesh nga 6 milionëshi, Sali Berisha është e sigurtë që më së paku ka hedhur 20 milionë dollarë në këtë fushatë.

Dhe kjo nuk është ndonjë dhimbje e madhe për milionat e Berishës dhe fëmijëve të tij, por është një tregues shumë i qartë që kemi të bëjmë me një udhëheqës super të korruptuar, që me miliardat e korrupsionit mendon se mund të riblejë pastërtinë e historisë së tij politike.

Dhe, si për ta bërë edhe më dramatik fundin e tij në këtë histori, ai vazhdon të paguajë dhe për rubrikën e komenteve online të Fox News për të shkruar komente nën pseudonimin Agim Nesho. Kjo fushatë pagesash e tij, ndaj çdo budallai që i del përpara dhe i premton se me këto para ai do të rehabilitohet, vetëm sa shton bindjen se me çfarë hajduti kemi të bëjmë dhe mbi të gjitha me çfarë budallenjsh kërkon të kthehet në pushtet.

Agim Nesho ka qenë një letër higjienike e neveritshme edhe në kohën e komunizmit, edhe pse babai i tij ishte në paradhomën e Enver Hoxhës dhe i përkiste një klani politik që diktonte komunizmin. Edhe brenda tyre ishte budalla, dhe e keqpërdornin duke e poshtëruar personalitetin deri tek detyrimi për t’u ndarë apo martuar me gruan.

Tani entuziasmi i Berishës që ky krimb i padobishëm për komunizmin, është i dobishëm për të kundrejt parave, nuk tregon çfarë është Agim Nesho, por në çfarë katandisje është Sali Berisha: një komunist i rrjedhur që pretendon se do blejë me para presidentin e SHBA-së, përmes një pinjolli të bllokut komunist që ka qenë lolo i bllokut.

Për këtë arsye, dekreti i djeshëm i presidentit Trump duhet parë si një shans nga Partia Demokratike, të paktën për të mos bërë më tre gjëra:

E para, të mos paguajë kot çdo sharlatan që i del përpara me shpresë se do pastrojë Saliun.

E dyta, të mos shpresojë se letrat higjienike të Enver Hoxhës mund të pastrojnë fytyrën e PD-së, pasi thjesht i lënë në fytyrë erën e haleve të bllokut.

Dhe së fundmi, të mos shpresojë më se do rikthehet ndonjëherë në pushtet me Sali Berishën.

Nuk është pak të jesh i qartë për këto tre gjëra. Së paku, nuk harxhon para, nuk harxhon kohë dhe mbi të gjitha, nuk harxhon energji për të ngjallur një të vdekur./Tema

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 25/06/2025 09:02

    Gozhda e trarit "Non Grata" dje ju ngul më thellë nga Presidenti I "..BOTËS .." ! Por,nuk besoi që në copën e PD-bandë mund të dali një TRIM të zbatoi SANKSIONET AMERIKANE,kundër BABIT POLITIKË FATKEQSI KOMBËTARE.SALIU+PD preferojnë të mbyten në LANË sesa të kthejnë PLLAKËN-PRO AMERIKAN- PERËNDIMOR.Dhe daullet bien për Ata që kan VESH.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?