Tre ditë më parë i kërkova ChatGPT të më shkruante një fjalim të Sali Berishës një ditë pas zgjedhjeve. Më shkroi saktësisht atë që ai tha sot. E botova dy ditë më parë, kur Berisha thoshte se shqiptarët kishin vërshuar nga deti, ajri dhe toka për të votuar Partinë Demokratike. Edhe Inteligjenca Artificiale e ka arkivuar modelin e fjalimeve të tij dhe e di saktësisht çfarë do të thotë. Ndaj, kjo “traditë” duhet thjesht injoruar.
Proceset zgjedhore në Shqipëri nisën të destabilizoheshin në mënyrë rrënjësore nga vetë Sali Berisha në zgjedhjet e majit 1996, u përkeqësuan me zgjedhjet e dhunshme të vitit 1997 dhe vazhduan me manipulimet e zgjedhjeve të vitit 2001 nga Ilir Meta. Por pas vitit 2003, Shqipëria nisi një seri reformash të thella që përmirësuan ndjeshëm procesin zgjedhor.
Sot Shqipëria ka një proces zgjedhor profesional, siç u vlerësua edhe nga Bashkimi Evropian. Procesi ka shumë filtra për të shmangur ndikimet e paligjshme dhe çdo shkelje monitorohet nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë që unë po shkruaj, SPAK është në aksion për arrestim njerëzish që kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhje me pare apo presione kriminale. Mënyra se si SPAK qëndroi në gatishmëri në këto zgjedhje kundër cdo ndërhyrje ka qenë një ndihmë e madhe për të mbajtur krimin dhe paret e pista, larg zgjedhjeve.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ku pati vrasje nga PD, procesi i këtij viti përfundoi paqësisht dhe pa incidente të rëndësishme, përveç dhunës së ushtruar nga tre kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike: Gjin Gjoni, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, te cilet rrahen apo morën peng kundërshtarë politik. Nuk kemi asnjë rast dhune nga kandidatët socialistë apo njerëz të afërt me pushtetin.
Po ashtu, retorika e dhunshme në fushatë i përkiste tërësisht Partisë Demokratike, përfshirë edhe deklaratat si ajo në Elbasan, ku kandidatët premtonin se do “t’i hanin të gjallë” kundërshtarët.
Sa për median, për të cilën ka kritika të vazhdueshme se është partizane, në këtë proces ajo ka qenë në krye të transparencës. Nuk ka mbetur asgjë pa u treguar. Të gjitha faktet janë ekspozuar, pa censurë. Besueshmëria e saj është një debat më vete, por informacioni ka qenë aty për t’u gjykuar nga kushdo.
Zgjedhjet ishin konkurruese, edhe falë entuziazmit të injektuar nga vetë opozita dhe Berisha, i cili i shpalli ato si të fituara para kohe. Deri ditën e diel, opozitarët votuan nën peshën e iluzionit të fitores së afërt. Dhe kjo do të thotë se pati garë reale. Pastaj, votat janë në dorën e popullit.
Edhe në aspektin e korrektësisë së numërimit, procesi është zhvilluar në mënyrë profesionale dhe ligjore. Të vetmit që kanë tentuar ta dhunojnë procesin duke përdorur Komisionerin e Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kanë qenë Partia Demokratike dhe Sali Berisha.
Celibashi ka plotësuar çdo dëshirë të Berishës në kundërshtim me ligjin, duke e diskriminuar pozitivisht.
– Nuk deshi Berisha që të shtyhej votimi në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, ai nuk e shtyu.
– Deshi Berisha që të mos numëroheshin menjëherë votat e ardhura nga Greqia, ato u bllokuan.
– Deshi Berisha që të mos deklaroheshin rezultatet e votimit në Vorë dhe në Njësinë 10, ato u mbajtën pezull.
– Sot që KAS vendosi të zhbëjë një vendim të paligjshëm të Celibashit, është po Berisha që ka urdhëruar të kontestohet çdo fletë votimi nga Greqia.
Për këtë të fundit ka arsye serioze për dyshime: ndoshta ndikimi i Belerit dhe Berishës në struktura okulte të shërbimeve greke ka ndikuar në mënyrë të qëllimshme në shpërndarjen e fletëve të votimit, me qëllim dëmtimin e PS-së, duke ditur që shumica e votuesve në Greqi i përkasin të majtës.
Pra, edhe këtu, problemi i vetëm vjen nga Sali Berisha.
Përtej kësaj, fitorja e konsoliduar e Partisë Socialiste, si dhe qetësia me të cilën ajo po pret rezultatin përfundimtar, i japin dinjitet procesit dhe forcojnë më tej legjitimitetin e tij. Ndërkohë, Berisha mund të vazhdojë të qëndrojë në tërbimin e tij.Zgjedhjet prodhuan një shans të ri për opozitën dhe Shqipërinë
E vërteta është se këto zgjedhje janë pranuar me dëshpërim edhe nga vetë votuesit e PD-së — si ata që e kanë votuar, ashtu edhe ata që e kanë refuzuar. Dhe me ata është shumë e vështirë të diskutohet mbi ndonjë tjetër arsye humbjeje përveç Sali Berishës.
Për këtë arsye, protesta e paralajmëruar e Sali Berishës kundër Bashkimit Evropian këtë të premte nuk duhet marrë seriozisht. BE dha vlerësimin e saj për zgjedhjet, dhe kryeministrat evropianë janë duke uruar Edi Ramën.
Dhe nëse ndokush nga evropianët pyet: “Kush po ulëret atje tej?”, le t’ua shpjegojë dikush me qetësi:
“Është një njeri që nuk ka njohur as baxhanakun, s’ka si të njohë zgjedhjet.”/ Tema
Komente

A,,MERO KJO E FUNDIT ISHTE PERLE FARE,,NUK KA NJOHUR AS BAXHANAKUN,,,MERRE ME MEND SA I DISKREDITUAR ESHTE SALIU....IK SALI BEHU NJERI NE FUND TE JETES,,,,LARGOHU NGA POLITIKA DHE LERE PD TE ZGJEDHE VETE ME VOTIM TE LIRE SE KUSH TE JETE KRYETAR...MERR ME VETE DHE NOKEN,,SHEHUN,,,vokshin,,.JO TA VENDOSESH TI SI VURE LULIN...VETEM KJO ESHTE ZGJIDHJA.....
Përgjigju