Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Korrenspondenti i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase, raporton se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në tunelin e Skërficës.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus nuk dihen. Për këtë do të pritet rezultati i hetimit.
Komento
Komente
