Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Laç, plagosen burrë e grua! Çifti ishte kthyer nga Italia për pushime (EMRAT)

27 Nëntor 2023, 10:05| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:31

  • Share

LEZHË- Burrë e grua mbeten te plagosur rëndë, pas zjarrit qe përfshiu njw bombul gazi brenda banesës së tyre në qytetin e Laçit. Ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të kësaj të hënë në katin e dytë të një pallati në lagjen nr 2, ndërsa të plagosur mbeten Bilbil  dhe Mimoza Baluku, përkatësisht 62 dhe 61-vjeç.

Në tentative për te shuar flakët ata pësuan djegie më disa pjesë të trupit dhe pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Laçit u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave çifti i bashkëshorteve jetonin më Itali dhe kishin pak ditë që ishin kthyer për pushime. Ndërkohë ekspertet e Policisë dhe Shërbimit Zjarrfikës të cilët mbërritën menjëherë më vendin e ngjarjes, nisen hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri që përfshiu bombolën e gazit qe ishte brenda banesës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?