Një ngjarje e rëndë është shmangur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kastriot", Fier, ku një bombul gazi rrezikoi të shpërthente në një pallat trekatësh.
Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e lënduar një 56-vjeçare.
Gjatë përpjekjes për të mbyllur rrjedhjen e gazit pësoi djegie në fytyrë. Ajo u dërgua në spitalin e Fierit ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrfikëset.
Këta të fundit ndërhynë duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit u evakuuan menjëherë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.
Situata ishte tepër e rrezikshme, pasi edhe një shkrepëse e thjeshtë mund të shkaktonte një tragjedi.
"Mëngjesin e sotëm, në banesën e shtetases I. N., 56 vjeçe, në lagjen “16 Prilli”, dyshohet se ka shpërthyer një bombol me gaz që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar lehtë 56-vjeçarja, e cila ka marrë asistencën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit", informoi sot policia.
Komente
