Kronikë

Merr flakë ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve në Lushnje, policia identifikon zjarrvënësin

13 Gusht, 13:35| Përditesimi: 13 Gusht, 13:47

  • Share

Ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Situata i ka dalë nga kontrolli një fermeri që po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe zjarr është përhapur me shpejtësi nga era e fortë.

Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila është ngjitur me banesat në lagjen 18 tetori.

Tymi mbuloi gjithë zonën përreth, ndërkohë që 4 ekipet e zjarrfikësve të Bashkisë Lushnje si dhe efektivë të Policisë së Shtetit të ndihmuar edhe nga banorët me mjete rrethanore nuk kanë lejuar flakët të përfshijnë banesat.

Momentalisht zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zonën e përfshirë nga flakët dhe nuk ka rrezik për banesat. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies dhe janë në kërkim të tij.

Pavarësisht izolimit të flakëve, ish-fusha e mbetjeve vazhdon të jetë nën monitorimin e zjarrfikësve.


Lajmi kryesor:

Shqipëria vijon luftën me zjarret! Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian! Situatë e rëndë edhe në Nartë të Gramshit! Mbrojtja: 37 vatra aktive në vend


V.GJ /E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?