Kronikë

Digjet makina e parkuar në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

11 Gusht, 09:39| Përditesimi: 11 Gusht, 10:41

  • Share

Një automjet i parkuar është djegur në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 gusht).

Automjeti tip BMW X5 me targa AB262AC që mori u përfshi nga flakët është në pronësi të qytetarit me iniciale Sterjo Gërmenji.

Sipas policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa dyshohet që të ketë qenë i qëllimshëm.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?