Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit.
Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjes ka qenë e menjëhershme. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të mjeti, ndërsa të tre personat që udhëtonin në të kanë shpëtuar dhe nuk kanë lëndime.
Si pasojë e ndërhyrjes së zjarrfikëses janë krijuar radhë të gjata në autostradë edhe pse shërbimet e policisë rrugore janë të gjitha në terren. Në vendngjarje edhe grupi hetimor për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet.
Komente
