Kronikë

Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri! Shkak dyshohet një defekt në motor (VIDEO)

25 Maj, 07:21| Përditesimi: 25 Maj, 07:29

  • Share

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”. Fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. E pranishme është edhe policia me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në motor.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?