Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës te mbikalimi i Sukthit.
Drejtuesi i makinës tip 'Benz' me inicialet F. Rr. ka arritur që të dalë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime. Ai mësohet se është efektiv policie, ndërsa përsa i përket djegies së makinës nga të dhënat e para sipas policisë dyshohet aksidentale.
Makina ka qenë me impiant gazi, ndërsa zjarri është shuar nga zjarrfikëset. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së policit që është djegur.
Komento
Komente
