Një apartament ka marrë flakë në katin e 4-t të një pallati në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20, në lagjen nr.11, Durrës, ndërsa flakët u shkaktuan si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në banesën në pronësi të B. B., ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja ku po bën të mundur shuarjen e zjarrit.
Komento