Shkrumbohet shtëpia 2 katëshe në Korçë/ 3 vëllezërit harruan qiriun ndezur: Kemi 5 vjet që jetojmë pa drita (VIDEO)

20 Nëntor 2020, 22:02| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 23:02

  • Share

Një shtëpi dy katëshe është përfshirë nga flakët në qëndër të qytetit të Korëës në afërsi të muzeut Arkeologjik.

Në banesën dy katëshe jetonin 3 vëllezër të cilët të ardhurat e tyre i siguronin duke lypur në qytet.

Zjarri duket se ka ardhur nga një qiri i ndezur të cilin vëllezërit e përdornin si burim drite.

Të mbetur në qiell të hapur vëllezërit kërkojnë një vend ku mund të kalojnë natën. Njëri prej tyre shprehet se kanë 5 vjet që jetojnë pa drita.

Banesa është shkrumbuar plotësisht ndërsa në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse.

Per fat si pasojë e flakëve nuk ka njerëz te lënduar.

 

Ora 22:57
Shtëpia iu shkrumbua nga flakët, flet njëri nga vëllezërit: S'kemi pasur drita, kemi 5 vjet që jetojmë me qiri (VIDEO)

Njëri nga 3 vëllezërit që iu shkrumbua shtëpia në flakë mbrëmjen e sotme në Korçë, në një prononcim për Repor Tv ka deklaruar se kanë 5 vjet që jetojnë me qiri, pasi nuk ka drita.

"Ne kemi 5 vjet që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë.

Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë në një shtëpi", tha ai.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?