Foto ilustruese

Merr flakë shtëpia në Prrenjas, 2 të moshuarit dalin sapo shohin zjarrin

24 Nëntor 2020, 08:52| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 08:58

  • Share

Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilën ndodheshin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes, si pasojë e një shkëndije  elektrike.

Report tv mëson se fatmirësisht çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.

Më pas në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe ka mbajtur situatën nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shëkndijë elektrike, por hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njësia administrative Qukës, ku dhe ka rënë zjarri, është nën administrimin e bashkisë Prrenjas.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?