LEZHË- Vetëm 2 ditë pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua në Lezhë Noizy, reperi i njohur shqiptar, i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax. Të dy u arrestuan në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se fillimisht Noizy u ndalua nga një postbllok policie rrugës për të performuar në një klub. Arrestimi i tyre u bë për efekt ekstradimi në drejtim të Kosovës. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.
'Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.'- njofton policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Si nisi përleshja për përfundoi me dy të plagosur
Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.
Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.
Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga reperin Noizy dhe Dj Crax pasi ishin shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, si të dyshuar se kanë dhunuar brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në Tik-Tok si Medi si dhe një familjar të tij Bahtjar Bajraktarin.
Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet e sherrit në klubin e natës në Pejë. Siç shihet nga pamjet një grup prej disa personazh dhunojnë Medin dhe të afërmin e tij. Dy të plagosurit e dhunuar u dërguan në spital për mjekime të mëtejshme.
Sherri dyshohet se ka nisur pas videove me ofendime në rrjetin social Tik-Tok të Medit ndaj reperit Noizy.
Duan qe te kene fundin e Tupakut edhe keta /Tupaksat/ shqiptare?! Tupakun akoma ka mijera qe e kujtojne akoma,po keta kush do t'i kujtoje?!
PërgjigjuE ke kalin e trojes mrena Nojzo.. Ato qe flasin per bese ta fusin sot
PërgjigjuNojzi ja ka luajtur fen kti palloshit kosovar qē nuk le Rob shpie pa i shar ktyre djemve. E ktē dru e ka pak e ky qen duhet arestuar pēr ofedim e provokim. Bravo tē qoft Noiz.
PërgjigjuNderhyn Antishtetari dhe antishqiptari Rama per ta nxjerre jashte!
PërgjigjuPse duhen arrestuar kur ai ndyrësira e tik tokat nuk linte gjë pa i sharë,drurin e kishte hak bile ti kishin thyer duart sepse në tik tok bëhen sharje e shpifje duke krijuar probleme të rënda dhe askush nuk mer masa.Druri i këtij ndyrësire ti vleji të gjith atyre qe cenojnë me pa të drejtë jetën e të tjerëve.
Përgjigju