Xherdan Shaqiri është pranë rikthimit në Europë. Trabzonspor në Turqi kërkon shërbimet e sulmuesit, me shqiptarin që është i lëkundur për një kalim nga SHBA-ja në Europë. Dëmtimi i Edin Visca te kampionët e Turqisë ka sjellë një panik për trajnerin Abdullah Avci. Tre muaj do jetë jashtë ylli i turqve, me klubin që është futur në merkato.
Sipas mediave në Turqi, Trabzonspor ka në plane që të transferojë yllin e Zvicrës që në merkaton e janarit, duke e "vjedhur" nga Chicago. 7 milionë euro paguan amerikanët pak muaj më parë drejt Lyon për shërbimet e 31 vjeçarit, teksa paraqitja e mirë në Botëror ka sjellë edhe rikthimin e dëshirës për Shaqirin nga klubi turk.
Menaxheri i njohur Umut Bulut u tha drejtuesve të Trabzonspor: "Shaqiri nuk është i lumtur në MLS. Ai dëshiron të kthehet sërish në Europë. Ai është shumë në formë për momentin. Nëse e konsideroni në skuadrën tuaj, unë mund të flas dhe ta bind”, tha ai.